LIVE UPDATES
Politike

SPAK 'fal' Kajmakun! Ish-kryebashkiaku socialist i arrestuar në Itali me kokainë i shpëton hetimit pasuror

SPAK deklaron se nuk ka nisur një hetim pasuror për ish-kreun e shkarkuar të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, me argumentin se “nuk i është referuar ndonjë e dhënë për procedimin e tij lidhur me këtë rrethanë apo për hetimin pasuror”.

10 Shkurt 2023, 19:20 Nga DOSJA
SPAK 'fal' Kajmakun! Ish-kryebashkiaku socialist i arrestuar në
Edi Rama dhe Agim Kajmaku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, deklaroi se nuk ka filluar asnjë hetim pasuror për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ndonëse ndalimi i tij me 20 kilogramë kokainë në Itali është bërë publik në mediet shqiptare dhe ato italiane që prej majit të vitit të kaluar.

Kajmaku u ndalua në maj të vitit 2022 nga policia italiane, pasi së bashku me një të afërmin e tij, iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë e fshehur në vazo me lule. Ndaj Kajmakut ka pasur një tjetër proces penal në Shqipëri. Ai arrestua në 6 maj të vitit 2020, pasi Prokuroria e Tiranës e kishte shpallur në kërkim prej muajit nëntor 2019 për “shërdorim detyre”, “falsifikim të formularëve”, si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”. Por, gjykata e liroi pas dy ditësh duke përdorur si argument ndër të tjera edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe caktoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

I pyetur nga BIRN nëse ishte filluar hetimi pasuror për Kajmakun, SPAK, informoi nëpërmjet kordinatores për mediet, Xhuljeta Krasta se: “nuk ka ndonjë material referues nga policia gjyqësore apo institucione të tjera ligjzbatuese për fillimin e procedimit penal apo verifikim pasuror ndaj shtetasit Agim Kajmaku”, që të lidhet me ndalimin e tij në Itali me rreth 20 kg kokainë.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, SPAK nuk ka informuar pse nuk ka vlerësuar të arsyeshme të fillojë kryesisht deri tani hetimin e ligjshmërisë së pasurive të Kajmakut, bazuar në informacionet e bëra publike.

Legjislacioni penal shqiptar mundëson hetimin kryesisht nga ana e prokurorive, bazuar në të dhëna në siguruara nga burimet e hapura apo dhe prej burimeve jo publike. Ndërkohë, ligji i vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, përcakton fillimin e hetimeve për ligjshmërinë e burimeve të pasurisë për të gjithë personat e hetuar për vepra penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false.

Marrë nga Reporter.al

agim kajmaku edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet