LIVE UPDATES
Politike

Partia Socialiste thirrje mediave: Mos publikoni asnjë të dhënë të dalë nga platforma 'Aktiv1sti', ndryshe do përballeni me ligjin

PS shton se informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit dhe për pasojë, selia rozë thekson se do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.

10 Shkurt 2023, 17:06 Nga F.M
Partia Socialiste thirrje mediave: Mos publikoni asnjë të
Aktivisti

TIRANË- Partia Socilaiste kërkon që mediat në Shqipëri të mos publikojnë asnjë të dhënë të të siguruara nga aplikacioni 'Aktiv1sti', qofshin të plota apo të pjesshme, në të kundërt paralajmëron se gazetarët do të përballen me ligjin. Në një kërkesë zyrtare drejtuar mediave, PS shkruan se çdo e dhënë e dalë nga aplikacioni që konsiderohet një mjet komunikimi i Partisë Socialiste dhe pronë e selizë rozë, është e siguruar në mënyrë të kundraligjshme dhe se kodi penal në Shqipëri ka kriminalizuar ndërhyrjet e paautorizuara kompjuterike. Në kërkesën e saj, PS kërkon që edhe mediat të cilat kanë publikuar të dhëna deri më tani, t'i fshijnë ato për të shamngur pasojat, pasi gjithçka do të ndiqet nga selia rozë në mënyrë ligjore. PS shton se informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit dhe për pasojë, selia rozë thekson se do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike.

Kërkesa e plotë:

Partia Socialiste e Shqipërisë është njohur me raportimet e mediave për të dhëna personale të personave që pretendohet të kenë shkarkuar dhe përdorur platformën “Aktiv1st”. Partia Socialiste e ka denoncuar publikisht dhe ka njoftuar ndjekjen e rrugëve ligjore për ndërhyrjen e paligjshme në infrastrukturën e saj elektronike, konkretisht aplikacionin “Aktiv1st” dhe më tej manipulimet e kryera me qëllim mbi të dhëna të caktuara të marra në shkelje të ligjit. Sikurse është bërë e qartë publikisht, aplikacioni “Aktiv1st” është një mjet komunikimi i Partisë Socialiste i cili mund të shkarkohet lehtësisht nga çdo invidid që ndodhet në Republikën e Shqipërisë. Aplikacioni gjendet lehtësisht në Playstore dhe Appstore për të dyja sistemet e operimit celular Android dhe IOS. Regjistrimi në aplikacion si në çdo aplikacion kërkon disa të dhëna bazike që përshtaten me tipologjinë e aplikacionit. Të dhënat e plotësuara nga përdoruesi, përveç emrit dhe mbiemrit të cilat janë njëkohësisht edhe llogaria e tij në aplikacion, nuk shfaqen tek përdoruesit e tjerë. Këto të dhëna qëndrojnë në llogarinë e përdoruesit, mund ti shohë vetëm individi i regjistruar dhe nuk shfaqen në asnjë hapësirë tjetër. Askush, përfshirë edhe vet PS-ja si krijuese e aplikacionit nuk ka autorizim prej përdoruesve që të kryejë publikimin e të dhënave.

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë cdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani. Sjellim në vëmëndjen tuaj se Kodi Penal i RSH (neni 186/a K.P, 192/b, 239/a, 293/b, 293/c)  ka kriminalizuar ndërhyrjet e paautorizuara kompjuterike, përgjimin e të dhënave kompjuterike, ndërhyrjet e paautorizuara në të dhënat kompjuterike etj, dhe çdo posedim i të dhënave të përfituara nga kryerja e veprave penale sjell pasoja sipas ligjit. Gjithashtu, të dhënat e siguruara nga ndërhyrja e kundraligjshme nuk mund dhe nuk duhet të publikohen në asnjë rast nga ana e mediave pasi këto të fundit nuk kanë statusin ligjor për një veprim të tillë në bazë të parashikimeve të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Neni 6 dhe 7 të ligjit 9887/2008 kërkon domosdoshmërisht marrjen e pëlqimit në mënyrë të qartë nga subjekti i të dhënave persoanle, në të kundërt publikimi i tyre bie automatikisht në paligjshmëri. Publikimi i të dhënave të përfituara nga kjo ndërhyrje vjen në kundërshtim edhe me ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodin Etik të medias shqiptare pasi informacioni në fjalë nuk është tjetër veçse një produkt i veprës penale, dhe cënon rëndë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit. Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike. Duke i’u falenderuar për bashkëpunimin, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Aplikacioni 'Aktiv1sti' u rikthye në qendër të vëmendjes së mediave, katër muaj pasi u lançua kur një databazë me të dhëna nisi të qarkullonte. Fillimisht u raportua se ajo databazë kishte emrat e të gjithë përdoruesve, por më pas, Dosja.al mësoi se bëhet fjalë për një databazë me pagat e punonjësve të institucioneve në Shqipëri. 

aplikacioni aktivisti partia socialiste

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet