Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gazetari investigativ Tyler O’Neil deklaroi se një institut i financuar nga USAID (East West Management Institute) ka bashkëpunuar me organizatën e Sorosit, “Shoqëria e Hapur” për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila sipas tij, kritikët pretendojnë se rezultoi me persekutimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, për t’i mbyllur gojën.
SHBA - Gazetari investigativ i "The Daily Signal", Tyler O’Neil, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë në komisionin e posaçëm amerikan për efikasitetin në qeverisje, i ngritur nga agjencia e Elon Musk, DOGE, e cila është pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes.
Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, është diskutuar mbi abuzimet me fondet e taksapaguesve amerikanë nga organizata USAID.
Gjatë fjalës së tij, gazetari investigativ Tyler O’Neil deklaroi se një institut i financuar nga USAID (East West Management Institute) ka bashkëpunuar me organizatën e Sorosit, “Shoqëria e Hapur” për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila sipas tij, kritikët pretendojnë se rezultoi me persekutimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, për t’i mbyllur gojën.
“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East West Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit,” tha gazetari i ‘The Daily Signal’.
Në Institutin ‘East West Management’ të përmendur nga gazetari është e punësuar dhe Delina Fico, si Drejtuesja e Programeve të Shoqërisë Civile. Fico është akuzuar ditë më parë edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha për përvetësim të fondeve të USAID për të ndikuar reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të goditur opozitën.
Në vijim të këtij raportimi, një tjetër përfaqësues në takim shtroi pyetjen: “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në burgosjen e liderit të opozitës në Shqipëri?”
USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrim të ndihmës civile dhe asistencës zhvillimore në botë. Organizata ka qenë prezente në mbi 100 shtete, duke ndarë fonde në vlerë të miliarda dollarëve brenda vitit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Administrata Trump i ka kritikuar programet e USAID-it si joefikase dhe aspak në linjë me interesat amerikane, duke bllokuar kështu fondet e kësaj organizate dhe duke argumentuar se disa prej funksioneve të agjencisë do të menaxhohen prej Departamentit amerikan të Shtetit.
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, por dhe kreut të Parisë së Lirisë, Ilir Meta,...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua gjatë takimit me të përndjekurit politik ku prezantoi prog...
Foto ilustruese KOSOVA- Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, u...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të të përndjekurve polit...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste ka viju...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një minutë heshtje në kujtim të 22 intelektualëve të vrar&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste tha se ...