LIVE UPDATES
Politike

Gazetarja Meta: Avioni që iu dhurua nga Erdogan përdoret si taksi nga Rama, shpenzon 10-15 mln lekë për udhëtim

Bashkë me Ramën udhëtoi edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili në fakt ishte i ftuar zyrtarisht. Por, karburantin e pagoi qeveria shqiptare, pasi udhëtimi u bë me avionin që përdor kryeministri Rama.

27 Qershor 2022, 19:40 Nga F.M
Gazetarja Meta: Avioni që iu dhurua nga Erdogan përdoret si taksi nga
Edi Rama dhe Ambrozia Meta

TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta shkruan se charteri me të cilin udhëton kryeministri Edi Rama shpenzon 10-15 milionë lekë për të kryer një fluturim vajtje-ardhje që zgjat 3 orë, gjë që ie ndeshm me deklaratat e bëra nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili u shpreh edhe sot në Komisionin e Sigurisë që Shqipëri nuk ka leverdi e mundësi të marrë helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarreve. Në postimin e bërë në Facebook, Meta shkruan gjithashtu se Rama, ‘avionin VIP’  e përdor edhe si taksi për homologët e tij. Këtu gazetarja përmend udhëtimin që kryeministri shqiptar bëri në Kiev ku u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Bashkë me Ramën udhëtoi edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili në fakt ishte i ftuar zyrtarisht. Por, karburantin e pagoi qeveria shqiptare, pasi udhëtimi u bë me avionin që përdor kryeministri Rama.

Postimi i plotë

Në 23 qershor, disa orë pas samitit të Brukselit, një avion airbus A319, që kishte në bord Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kapërceu qiellin e Tiranës por nuk u ul në Aeroportin e Rinasit. Pavarësisht se rrugës kishte shumë turbulenca, avioni ndaloi në Shkup, për të çuar në shtëpi, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, pastaj rrahu sërish flatrat drejt tokës së Shqipërisë.  Në shkurt të vitit 2020, avioni Vip, i përdorur më parë, nga qeveria e Turqisë, i kaloi për perdorim qeverisë Rama. Në atë kohë, u tha se ky charter, i nevojitej shefit të qeverisë për të udhëtuar, në vizitat e shpeshta që bënte si kryesues i Presidencës së OSBE. Sot, pas dy vitesh, avioni është kthyer në një taksi të linjës, që qëndron më shumë në ajër se sa në tokë, duke transportuar herë pas herë edhe homologët e kryeministrit shqiptar, siç ishte rasti i vizitës në Ukrainë, kur megjithëse ideja ishte e Abazoviç, karburantin e paguante Edi Rama. Në një retorikë dy vjeçare populiste, opozita e akuzon kryeministrin se shpenzon, miliona për të udhëtuar me charter, kur drejton një nga vendet më te varfëra. I njëjti argument u përsërit edhe sot, në Komisionin e sigurisë, kur Ministri Niko Peleshi, tha se qeveria shqiptare nuk ka leverdi dhe mundësi, të marrë helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarreve. Ekspertët, shprehen se një qilim fluturues, si ai që përdor Kryeministri, kërkon 10-15 milionë për të kryer nje fluturim vajtje - ardhje, që zgjat 3 orë. Janë shumë për dinjitetin e një Kryeministri, i cili me hipokrizi ka miratuar një kod etike, që ndalon ministrat e tij strategjikë të udhëtojnë në biznes klas. Avioni i Presidentit turk Erdogan, që sot përdoret nga Edi Rama, u pagëzua nga Kryeministri me emrin “Ismail”, më shumë se për ta nderuar, për ta përdhosur emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, që shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Otomane.

Gazetarja Meta: Avioni që iu dhurua nga Erdogan përdoret si taksi nga
Postimi i gazetares Ambrozia Meta

Avioni airbus A319 iu dhurua kryeministrit Edi Rama nga Turqi në vitin 2020. Kreu i qeverisë e ka  pagëzuar me emrin ‘Ismail’, në nder të Ismail Qemalit.

ambrozia meta edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet