LIVE UPDATES
Politike

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK 

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se nëse Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë dhe nuk do të ishte në krye të vendeve me korrupsion madhor.

25 Prill 2024, 20:17 Nga I.A
Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur postimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën që ai i ka çuar SPAK për informacion. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se nëse Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë dhe nuk do të ishte në krye të vendeve me korrupsion madhor.

Bardhi po ashtu ka shpjeguar se çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Ndërkohë që më tej Bardhi shkruan se nëse do mund të merren me fjalorin juridik ose me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së.

Postimi i Bardhit:

Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk do të ishte në krye të listës së vendeve me korrupsion madhor të përhapur në çdo sektor apo me lidhje të forta me krimin e organizuar. Avokati i çdo afere korruptive dhe kriminale të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të donte që numri 335/1 të mos ekzistonte në databazën e prokurorisë, që kjo e fundit të regjistronte një kallëzim të ri, që raportet e policisë dhe përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe gjermane të dosjes Xibraka të mos ekzistonin, që të dhënat e TIMS të mos ekzistonin. Fati i keq i vëllait të madh të Olsit, është që ato ekzistojnë dhe janë në dosjen 335/1. Asnjë propagandë e jotja, veglave të tua, apo mediave në shërbimin tënd, nuk e fshehin dot të vërtetën, as makinën me targë AA 653 DM. As budallëku yt se unë paskam kapur Rai 3, nuk e zhvendos dot vëmendjen nga e vërteta, sado të qeshura shkakton!

Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë.

Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Për McGonigal kërkova të nisë hetimi. Kur dolën fakte të reja, nuk dorëzova kallëzim nga e para, por dërgova informacion shtesë të kallëzimit, sepse dosja penale ekziston. Njësoj dhe për Olsin e çunave të Xibrakës. Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste. Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve!

Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”. Ndërkohë, bën mirë të qetësohesh, të mendosh alibinë e rradhës dhe të bëhesh gati për interpelancën e së enjtes! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave! Alibia se duke mbrojtur Olsin, po mbron Shqipërinë, nuk ta merr kush seriozisht. Shqipëria dhe Olsi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ti e trajton Shqipërinë si shtëpinë tënde, që e ndan me pjesë për familjarët apo bashkëpunëtorët e tu. P.s: Me padinë për shpifje nr. 22, bëre gjë, apo e le të tretet me propagandën e ditës?

Por si qëndron e vërteta?

Në fakt Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës pasi të dhënat që ka bërë denoncimin në media i ka marrë nga dosja e çështjes Xibraka që ndodhej në arkivën e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në kërkesën që Bardhi bëri në Prokurori i ka kërkuar SPAK që të marrin dosjen e çështjes Xibraka dhe të rihapin hetimin e lënë pezull nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që është shkrirë tashmë në SPAK. Ndërsa kallëzim penal bëhet kur personi zbulon ose siguron fakte të reja në lidhje me një çështje, ndërkohë që faktet e dosjes Xibraka janë tashmë në arkivat e SPAK.

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet