LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj: Shqipëria po përjeton një krizë më të thellë: krizën e besimit. Rrotacioni politik është nevojë ekzistenciale

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë të thellë besimi pas një "shkretëtire 13-vjeçare" nën një regjim që sipas tij ka shkrirë shtetin me partinë.

30 Maj 2026, 15:58 Nga D.S
Gjekmarkaj: Shqipëria po përjeton një krizë më të
Agron Gjekmarkaj

TIRANË-  Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar rrotacionin politik si një "nevojë ekzistenciale kombëtare".

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë të thellë besimi pas një "shkretëtire 13-vjeçare" nën një regjim që sipas tij ka shkrirë shtetin me partinë.

Demokrati theksoi se, roli i intelektualit në demokraci është themelor ku nuk duhet të imponojë të vërteta absolute, por të veprojë si një ‘rojtar kritik’, duke nxitur mendimin e lirë.

Fjala e Agron Gjekmarkaj:

"I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Të nderuar delegatë. Të nderuar demokratë,Të dashur qytetarë të Shqipërisë, bashkatdhetarë në Diasporë, Ky Kuvend është mundësia e vetme për të ardhmen e Shqipërisë, për demokratët dhe qytetarët shqiptarë.
Vizioni ynë dëshmon se ne, demokratët, kemi hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar, jetik për Shqipërinë, demokracinë dhe integrimin europian!

Me peshën e Kryqit mbi shpinë, kaluam shkretëtirën 13-vjeçare nën një qeverisjeje kleptokratike, që ka shkrirë në një shtetin dhe partinë, e cila ka rindërtuar sigurimin e shtetit në formën e patronazhistëve, nën një parti me instinkt kriminal që në gjenezë, nën një Kryeministër, tashmë nyje gordiane për një shoqëri të tërë! Partia Demokratike do ta presë atë nyje, ashtu si 35 vjet më parë rrëzoi atë shtatore dhe atë mur! Shqipëria, në zemër të identitetit europian, nuk mund të mbetet më robinjë e një kaste që vjedh ditën e natën-që as ka besë as ngjall shpresë-e cila rrënjët i ka në korrupsion, trupin në banalitet, kokën në krim të organizuar

Po zemrën? Zemër nuk ka. Shqipëria po përjeton një krizë më të thellë: krizën e besimit. Prej vitesh Kryeministri, qeveria, pseudomazhoranca nuk njohin as kufij moral, as ndjesi njerëzore, as virtyte kombëtare! Kudo është mbjellë një lodhje shoqërore që buron nga iluzioni i stimuluar se ndryshimi politik është bërë i pamundur, i padobishëm, i panevojshëm! Kjo është autoçensura e re! Këtu, në këtë Kuvend, nis përgjegjësia jonë historike, madhështia e qytetarëve të lirë!
Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale, misionare dje, misionare sot, misionare nesër!

Ne jemi Partia që ndan epokat: 36 vjet më parë ndamë diktaturën nga demokracia, sot ndajmë demokracinë nga autokracia, këtë neo diktaturë të rilindur. Ne jemi Partia që ndan të shkuarën nga e ardhmja, Imoralitetin dhe injorancën nga morali dhe kultura, Errësirën nga drita, Ndershmërinë nga batakçillëku, Punën nga korrupsioni. Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, ne jemi alternativa e gatshme për të qeverisur. Ashtu siç kemi bërë për 13 vjet, me kompetencë, përmbajtje, standarde, shtet ligjor, NATO, Shqipëri pa viza, infrastrukturë moderne, luftë dhëmbë për dhëmbë me mafien dhe krimin e organizuar. Një thirrje e kam për intelektualët e këtij vendi: të dalin nga heshtja dhe t’u druhen mureve të konformizmit!

Roli i intelektualit në demokraci është themelor: ai nuk duhet të imponojë të vërteta absolute, por të veprojë si një ‘rojtar kritik’, duke nxitur mendimin e lirë, përfshirjen dhe dialogun, me qëllim që të luftojë apatinë qytetare dhe dezinformimin që e relativizon atë vetë! Në këtë Kuvend do të vendosim që në vitet që vijnë të bëjmë gjithçka, më shumë, më mirë, për t’u dhënë shqiptarëve Shqipërinë europiane! Do ta bëjmë sepse ne jemi modernë dhe konkurrues: në vizion, organizim, program dhe, mbi të gjitha, në kulturën tonë demokratike, profesionalizmin, integritetin, ekipin qeverisës. 

Rrotacioni politik nuk është as dhuratë, as objektiv elektoral, por nevojë ekzistenciale kombëtare, jetë e frymëmarrje, ligjësi e zhvillimit dhe vlerë demokratike; ai i jep fund tiranisë së shumicës, ndërtuar mbi vota të grabitura, mbi farsë elektorale! Historia moderne na ka çertifikuar në dhjetor 1990, mars 1992, në 2005 e 2009 dhe do të na riçertifikojë në zgjedhjet lokale të vitit 2027 e në ato të procesit të ardhshëm politik! Fitorja e nesërme nis që sot, në këtë Kuvend. Rroftë Shqipëria!
Rroftë Partia Demokratike!", tha Gjekmarkaj./Dosja.al

agron gjekmarkaj pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj