Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fjalën e tij, Bardhi tha se grupi i punës ka vlerësuar se statuti aktual garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike dhe respekton standardet e organizimit të partive simotra evropiane.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së ndryshimet e propozuara në statutin e partisë, duke i cilësuar ato si hapa të rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme, përfaqësimin e diasporës dhe rritjen e rolit të grave në strukturat drejtuese. Në fjalën e tij, Bardhi tha se grupi i punës ka vlerësuar se statuti aktual garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike dhe respekton standardet e organizimit të partive simotra evropiane.
Sipas propozimeve, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e Partisë Demokratike. E njëjta kuotë është parashikuar edhe në listat e kandidatëve për deputetë. Bardhi argumentoi se një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në parti.
Fjala Bardhit:
Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq, delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Fillimisht, punë të mbarë Kuvendit Kombëtar dhe suksese të gjithë kandidatëve për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Me vendim të kryesisë së partisë, një grup pune i përbërë nga 10 anëtarë mori në shqyrtim propozime të ndryshme të anëtarëve të partisë për ndryshime në statutin e partisë. Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike, respekton standardet e organizimit të partive të njëjta me partitë simotra evropiane, si dhe udhëhiqet nga parimi i rëndësishëm se pushteti në Partinë Demokratike i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave përfaqësuese.
Ky parim do të duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej, duke e bërë Partinë Demokratike të vetmen forcë politike në vend ku anëtari nuk është periferik, por ka një rol vendimtar në parti dhe ku vullneti i anëtarësisë përcakton gjithçka në Partinë Demokratike. Disa nga ndryshimet e propozuara në statutin e Partisë Demokratike përfshijnë fuqizimin e diasporës shqiptare dhe përfaqësimin real politik të saj. Partia Demokratike dhe diaspora shqiptare nëpër botë kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie dhe raport të veçantë dhe mbështetje të vazhdueshme të ndërsjellë. Mirëpo miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që i mundëson votimin edhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, dikton një raport institucional mes Partisë Demokratike dhe shtetasve shqiptarë, bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.
Për këtë arsye është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar, Kryesinë e Partisë, si dhe 15% në listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Risi e dytë është fuqizimi i grave dhe vajzave në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, nga minimumi i përcaktuar me ligj, ku zonjat, gratë dhe vajzat do të duhet të përfaqësoheshin deri në 30%, në statutin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave, është përcaktuar që ky përfaqësim në të gjitha organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve për deputetë të jetë 40%.
Gjithashtu, me qëllim lidhjen e Partisë Demokratike me shoqërinë civile dhe botën akademike dhe hapjen e partisë dhe thithjen e elementëve të vlefshëm në komunitet dhe shoqëri, është propozuar që selektimi i kandidatëve që votohen nga anëtarësia në primare t’i nënshtrohet një vlerësimi nga një komision seleksionimi, i përbërë nga figura me kontribut të shquar në Partinë Demokratike, përfaqësues të shoqërisë civile apo botës akademike, të cilat do të filtrojnë kandidatët që i nënshtrohen votimit. Së katërti, është përmirësuar organizimi bazë i partisë dhe është forcuar kolegji i kryetarëve të grupseksioneve, duke u dhënë atyre të drejtën për të qenë anëtarë të kryesive të degëve të Partisë Demokratike.
Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë. Sot në statutin e PD-së ka vetëm një raport, atë mes kryesive të degëve dhe të zgjedhurve qendrorë të Partisë Demokratike, deputetëve të saj. Është parashikuar dhe përfshirë në statut që i njëjti raport, të njëjtat të drejta, t’u njihen edhe të zgjedhurve vendorë, konkretisht këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët bëhen gjithashtu anëtarë ex officio të kryesive të degëve. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike.
Aktualisht, në statutin e partisë parashikohen tre organizata partnere, por jo të gjitha organizatave u njihet i njëjti status dhe i njëjti përfaqësim. Për këtë qëllim është parashikuar që të tre organizatat partnere, Grupimi i Dhjetorit ’90, me një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e partisë, të gëzojë status të njëjtë dhe të drejta përfaqësimi si organizatat e tjera partnere. Është përmirësuar mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë dhe përditësimi i listave të anëtarësisë, si dhe janë saktësuar rregullat mbi shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci qëndrimi në detyrë.
Për të gjitha këto arsye, ftoj Kuvendin Kombëtar të miratojë ndryshimet e propozuara në statut. Faleminderit dhe punë të mbarë të gjithëve!
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ‘spastruar’ listën e vjetër të Këshillit Kombëtar të...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të...
Kuvendi Kombëtar TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar tetë ndryshimet në Statuin e partisë. Kë...
Peter Beyer TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU/CSU, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kongresit të Partis&eu...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se ripërtëritja e partisë nuk është vetëm një nevojë organizativ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se tentativa për të izoluar dhe eliminu...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për Partinë Socialiste. Gjatë nj&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjali...
LEZHË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se, Partia Socialiste ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh q...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se në praninë e miqve dhe përfaqësuesve të partive simotr...