LIVE UPDATES
Politike

Rezolutë e Kuvendit Kombëtar të PD: Denoncim i farsës së 11 majit, dhe i regjimit, thirrje për përmbysjen e autokracisë në Shqipëri. Misioni i demokratëve është kthimi i demokracisë

Përballë kësaj situate, Partia Demokratike angazhohet për integrimin evropian me standarde të plota dhe kërkon krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira.

30 Maj 2026, 15:33 Nga D.S
Rezolutë e Kuvendit Kombëtar të PD: Denoncim i farsës
Floriana Garo

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka publikuar rezoluten ku deklaron se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik, e kthyer në një narkoshtet autokratik ku zgjedhjet janë thjesht një farsë.

Përballë kësaj situate, Partia Demokratike angazhohet për integrimin evropian me standarde të plota dhe kërkon krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira.

Në mbyllje, rezoluta bën thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë në një front të vetëm opozitar për të përmbysur regjimin aktual.

REZOLUTË:
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 30.05.2026, pasi mori në shqyrtim situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri,
konstaton se:
Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq historik. Në vend është instaluar një regjim autokratik dhe kleptokratik, në të cilin të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, zgjedhjet me farsën zgjedhore;
Regjimi qëndron në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve farsë. Raportet ndërkombëtare kanë provuar përfundimisht shuarjen e kufijve midis partisë dhe shtetit, patronazhimin që ushtron presion të skajshëm politik ndaj votuesit, përdorimin e krimit të organizuar për mbledhjen e votave si dhe ekzistencën e një administrate shumë të fryrë politike!
Shqipëria po zbrazet çdo ditë e më shumë! Vendi po kalon një situatë depresive ekonomike dhe shoqërore, të mungesës së shpresës dhe besimit për të ardhmen! Pamundësia për të jetuar me punë të ndershme dhe mungesa e perspektivës, shtrenjtimi i skajshëm i jetesës, papunësia dhe rënia e prodhimit vendas, mungesa e shanseve të barabarta, mungesa e një sistemi arsimor dhe shëndetësor dinjitoz, mungesa e shërbimeve bazike veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në zonat rurale, po prodhojnë çdo vit emigracion masiv të rinisë dhe pjesës më të kualifikuar të forcës prodhuese.
Shqipëria është një narkoshtet! Ajo është kthyer në epiqendrën e krimit të organizuar dhe larjes së parasë së pisët. Krimi i organizuar kontrollon funksionet kryesore të shtetit, korrupsioni është i kudondodhur, agjencitë shtetërore të rendit dhe të sigurisë janë kompromentuar rëndë, sistemi gjyqësor është në kolaps, prona është e pambrojtur dhe aspak e sigurtë.
Ekonomia e furnizuar nga narkoeurot si dhe burimet kombëtare janë përqendruar në duar të personave të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë dhe krimin, nëpërmjet PPP megakorruptive dhe prokurimeve publike me fitues të paracaktuar. Biznesi për të mbijetuar duhet të gjunjëzohet. Kush nuk e bën shantazhohet. Paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Kjo ka bllokuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve;
Maxhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj Edi Rama, pasi nuk ia dolën ta zhbëjnë apo ta blejnë Opozitën dhe Partinë Demokratike, po ndërmarrin çdo hap për të tkurrur rolin e saj kushtetues të kontrollit të pushtetit! Në Kuvend, hapësira legjislative dhe mbikëqyrëse që i takon Opozitës është tkurrur në maksimum. Opozita është përjashtuar tërësisht nga procesi i integrimit të vendit dhe ai mbikëqyrës institucional. Ndërkaq, mediat në shumicë të kontrolluara, tentojnë çdo ditë të shuajnë zërin e saj!
Maxhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj Edi Rama i ka ofruar mbrojtje maksimale megakorrupsionit, nëpërmjet mbrojtes së megakorrpsionit me imunitet parlamentar dhe moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Këto janë standard unikale për një vend që synon të bëhet pjesë e Evropës, në shkelje flagrante të ligjit dhe moralit politik dhe shoqëror evropian!
Në këtë kontekst të vështirë, Partia Demokratike ia ka dalë të ekspozojë tërësisht realitetin e hidhur shqiptar. Raporti OHDIR që shkërmoqi Partinë-Shtet, dy misione vëzhgimi nga institucionet ndërkombëtare, 8 rezoluta ndërkombëtare që rendisin të gjitha gjetjet dhe shqetësimet si dhe 34 kushtet e reja të imponuara nga BE në procesin e integrimit evropian, tregojnë qartë se realiteti shqiptar i fasadës demokratike dhe opinioneve të komisionuar, tashmë është përpara syve të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

PËR KËTË ARSYE,
KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
DEKLARON SE:

Misioni i saj madhor ka qene dhe mbetet ‘Shqipëria Evropiane’ dhe ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Për këtë, ndalimi i menjëhershëm i shpopullimit të Shqipërisë si kërcënimi më serioz që përballet Shqipëria, nëpërmjet shkëputjes së Shqipërisë nga shtetkapja dhe krimi i organizuar, lufta pas asnjë kompromis kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe keqqeverisjes, janë prioritete absolute të saj;
Falënderon Misionin e OHDIR, Partinë Popullore Evropian dhe Unioni Ndërkombëtar Demokrat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Partisë Demokratike në luftën e saj të pareshtur për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, në përputhje me standardet më të mira të OSBE/OHDIR-it.
Konsideron zgjedhjet e lira dhe të ndershme si mekanizëm thelbësor që garanton pluralizmin politik dhe vlerat e familjes evropiane ku duam të bëhemi pjesë. Për këtë arsye Partia Demokratike do beje çdo përpjekje për një qeveri teknike, për të garantuar minimumin e standardeve të pranueshme zgjedhore, si parakusht për rotacionin politik që presin shqiptarët.
Mbështet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si interes madhor kombëtar që shpreh aspiratat shekullore të shqiptarëve. Por njëkohësisht deklaron se Shqipëria në Evropë duhet të shkojë për meritë të saj, duke plotësuar të gjitha standardet evropiane drejtësisë dhe të shtetit ligjor.. Ne kundërshtojmë më forcën më të madhe çdo projekt paralel që lë mënjane plotësimin e standardeve në këmbim të një anëtarësimi gjysmak;
Deklaron se në të gjithë aktivitetin e saj politik, nëpërmjet Grupit të saj Parlamentar në Kuvend dhe strukturës së saj kudo në Shqipëri, do të angazhohet në çdo akuze të drejtë në mbrojtje të qytetarëve të saj, të shtetit ligjor, të mirëqeverisjes, dhe transparencës, të normave demokratike, të lirisë së shprehjes dhe besimit. Kudo ku ka një kauzë për të mbrojtur, aty do të jetë Partia Demokratike, drejtuesit dhe strukturat e saj!
Për të realizuar misionin e saj, Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike bën një thirrje të sinqertë për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë në një front të vetëm opozitar, duke lënë mënjane çdo dallim, në emër të objektivit tonë të përbashkët: përmbysjes së regjimit autokratik dhe kleptokratik, si dhe mundësimit të së ardhmes së Shqipërisë tonë Evropiane!/Dosja.al

floriana garo pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë