LIVE UPDATES
Politike

“Gjenerali Qirjazi i ka bërë dëme shtetit”/ Berisha i përgjigjet akuzave të komandatit të FA: Nuk zbatoi detyrën

Gjatë fjalës së tij Berisha sqaroi çështjen e Komandatit të FA-së Qirjazi, që sipas dëshmisë është detyruar me urdhër të përshpejtojë privatizimin

23 Tetor 2023, 14:01 Nga h.k
“Gjenerali Qirjazi i ka bërë dëme shtetit”/ Berisha i
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-kryeministri, Sali Berisha një një konferencë për media mohoi akuzat e ngritura nga SPAK për përfshirjen në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjatë fjalës së tij Berisha sqaroi çështjen e Komandatit të FA-së Qirjazi, që sipas dëshmisë është detyruar me urdhër të përshpejtojë privatizimin. Berisha tha se gjenerali është pezulluar nga puna për dëme ndaj shtetit.

"Një argument tjetër kundër meje i Edi Ramës dhe skapistëve të tij laro është përdorimi i urdhrit të kontrollit që unë kam firmosur për bllokimin antiligjor të procesit të privatizimit të klubit Partizani nga delinkuentë që shpërbleheshin për këtë bllokim nga mafia e krijuar në klubin Partizani. Lidhur me këtë pretendim, sqaroj sa vijon: kryeministri i Shqipërisë ka firmosur gjatë viteve 2005-2008, qindra e qindra urdhra kontrolli që i silleshin atij nga departamenti i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka refuzuar një të vetëm.

Urdhra të tjera janë firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtori i departamentit. Por në rastin konkret, sqaroj se departamenti ka nisur kontrollin me urdhër të kryeministrit të datës 16.4.2009, bazuar në ankesën e familjeve pronare të truallit, të cilat akuzonin për korrupsion të madh në bllokimin e procesit.

Departamenti e kishte objekt të punës kontrollin e zbatimit të të drejtave të pronësisë nga administrata. Në konkluzion të kontrolleve, në rast të konstatimit të paligjshmërisë, prona i kthehej shtetit. Departamenti ka ushtruar kontroll me objekt kontrollin e procedurave të dorëzimit të pronës së privatizuar. Prona ishte e privatizuar.

Shteti shqiptar, këtyre pronarëve, nga viti 2004, deri në ditën e daljes së kontrollit, duhej t’u paguante për 38 mijë metra katrorë, qiranë me vlerën e tregut që paguhej nga të zotët.

Nga kontrolli janë konstatuar faktet për hapat e ndjekur në vite për garantimin e zbatimit të ligjit.

Janë konstatuar një numër akte dhe shkeljesh, duke identifikuar ku ishte bllokuar procedura. Pronarëve iu ishte njohur prona, iu ishte kthyer prona. Kishin paguar paratë e privatizimit, por bllokohej procesi.

Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor.

Cilido që lexon akuzat e tij, e kupton mirë se ai me ato që thotë vetë, fakton se klubi Partizani, drejtori i tij, kishin përfunduar në tokën e askujt. Në një kohë kur ai ishte përgjegjësi numër një shtetëror për pronësinë e tyre. Vladimir Qirjazi u rrëfen skapistëve të Edit se dërgova ekipin, kur më kërkuan me forcë, për kontabilizim. Ma përzunë, nuk e lanë të futej.

Po kush? Mafia, e cila ushqente me para. Paguheshin.

Për rreth 3 vjet nga dalja e urdhrit, nga viti 2006 deri në vitin 2009, kjo komandë nuk kishte përfunduar marrjen në dorëzim të pronës dhe regjistrimin në ZRPP. E merrte në dorëzim, ishte apo nuk ishte dakord, kjo është punë tjetër, por zbatimi i urdhrit të ministrit për ta marrë në dorëzim, për ta regjistruar në ZRPP, e them këtë se që nga viti 2000, ishte tokë pa zot. Kurse Ismail Lleshi si ministër u lëshoi urdhër në vitin 200o që ta merrnin në pronësi.

Se kur shkoi komisioni i kontrollit i departamentit tonë, gjeti 40 pushtime. Aty kishte hotele, ata paguanin. Aty kishte ndërtesa të tjera, ishte mbushur plot. Ata paguanin, se kujt, shtetit jo, asnjë lek.

Urdhri për marrjen në dorëzim dhe administrim ka dalë në vitin 2006, ndërsa procedura e privatizimit është çelur nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2007.

Pra, urdhri i marrjes në dorëzim nga komanda mbështetëse ishte detyrim, i palidhur me privatizimin.

Qirjazi nuk ka kundërshtuar urdhrin e marrjes së urdhrit në administrim dhe kontabilizim si të paligjshëm, përkundrazi ka ndërmarrë hapa duke kërkuar regjimin në ZRPP, por nuk e ka ndjekur deri në fund regjistrimin, duke u mjaftuar çuditërisht vetëm me konstatimin e mosregjistrimit.

Kjo përgjatë një periudhe 3-vjeçare. Po ashtu Qirjazi ka nxjerrë urdhër në mars të vitit 2009 për lirimin dhe marrjen në dorëzim të objekteve. Grupi ka lënë një muaj afat për lirimin e objekteve.

Pas kalimit të afatit nuk ka ndërmarrë hapa të tjerë për ekzekutimin e urdhrit.

Qirjazi konstaton vetë se SH. A Partizani qëndron pa dokumentacion në objekt. I ka kërkuar klubit praktikën dokumentare, dhe nëse nuk i dorëzohet, duhet të ndërpriste menjëherë përdorimin e ambienteve.

Pra, ka pranuar se duhet të zbatojë urdhrin, por nuk e ka çuar deri në fund.

Dokumenti ka konstatuar këto shkelje dhe se mosvjelja e detyrimeve ndaj shtetit, ka sjellë dëm të konsiderueshëm në formën e fitimit të munguar. Po ashtu, ligji i pronave detyron pagimin e qirasë. Vonesa 3-vjeçare e qirasë së munguar kishte shkaktuar dëm financiar.

Departamenti rekomandon përmbylljen e procedurës së marrjes në dorëzim nga pronari sipas akteve dhe ligjeve në fuqi."- tha Berisha. 

arrestohet jamarber malltezi sali beri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet