LIVE UPDATES
Politike

"Gjermania pranoi se Ballkani i Hapur synonte izolimin e Kosovës", Berisha: Pashiqin e Tiranës e përkrahin vetëm se i lëpihet Vuçiçit!

Më tej kreu i PD-së shtoi se kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet.

14 Shtator 2024, 20:49 Nga N.F
"Gjermania pranoi se Ballkani i Hapur synonte izolimin e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë balkonit të banesës. Berisha gjatë fjalës së tij foli në lidhje me Ballkanin e Hapur. Ai theksoi se Gjermania dje pranoi se Ballkani i Hapur synonte izolimin e Kosovës. Berisha shtoi se Pashiqin e Tiranës e përkrahin vetëm se i lëpihet Vuçiçit. 

Më tej kreu i PD-së shtoi se kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet.

"Miq, dje i dërguari i posaçëm për rajonin i qeverisë gjermane, zoti Sarrazin, deklaroi pikërisht atë që opozita kishte deklaruar me dhjetëra e qindra herë, atë për të cilën opozita kishte protestuar, deklaroi se Ballkani i Hapur kishte synim izolimin e Kosovës. Ky është Pashiqi i Tiranës, Pashiqi shqipfolës i Tiranës, të cilin e përkrahin vetëm e vetëm se i lëpihet Vuçiçit. E përkrahin kudo, vetëm e vetëm se është një jesmen që padit Kosovën, qeverinë dhe autoritetet e saj. Që vendos sanksione ndaj vendit vëlla.


Të dashur miq, me këtë politikë, Edi Rama ka garantuar pa diskutim mbështetje. Por unë përsëri u deklaroj partnerëve të Shqipërisë dhe rajonit se kjo politikë qëndron absolutisht si shkak themelor i bllokimit të procesit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë gjatë 11 viteve. Ideja se Edi Ramën e kemi me vete, ndërkohë që ai është me Vuçiçin dhe kundër Kosovës, është një ide bllokatore. Është një qëndrim bllokues tërësisht për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.


Kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet. Si një njeri që edhe shqiptari, antishqiptari apo Pashiqi i Tiranës, thotë llafe të mira për të. Dhe solli në një mënyrë apo në një tjetër demonizimin e viktimës, demonizimin e Kosovës, të drejtuar qoftë nga kryeministrat para Albin Kurtit, dhe së fundmi nga Albin Kurti. Solli përpjekjet e fshehta të Tiranës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës, duke besuar dhe shpresuar se do të bindin për këtë diplomatë perëndimorë," tha Berisha. 

Ai gjithashtu u bëri thirrje diplomatëve perëndimorë duke thënë se që kur ka ardhur Rama në pushtet, janë bllokuar negociatat e paqes dhe marrëveshjet në Kosovë

"Unë ftoj diplomatët perëndimorë, të shtrojnë një pyetje: si ka mundësi që në vitet 2010-2013, u firmosën dhjetëra marrëveshje. U firmos marrëveshja e përgjithshme. Çfarë ndodhi me këto marrëveshje pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet?

Pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet u shpalosën pazaret Tiranë-Beograd për ndarjen e Kosovës.
Dhe këto pazare janë shkaku kryesor i bllokimit të procesit të negociatave të paqes, të marrëveshjeve në Kosovë. Ndaj dhe ju mund të mbani sa të doni Edi Ramën si ‘good guy’ që na dëgjon, por gaboheni se historia ka provuar se ata që tradhtojnë kombin e tyre, nuk mund të jenë ndryshe veçse ‘pis guy’," tha Berisha.

berisha rama kosova serbia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet