13 Shkurt 2023, 15:51
Nga k.m.
Edi Rama dhe Sali Berisha
TIRANË- Në orën 16.00, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar në selinë e Partisë Demokratike të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, gati një orë para protestës së njoftuar para Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme, pritet që Berisha të mbajë një fjalë edhe në praninë e kamerave, e më pas do t'ju japë edhe direktivat deputetëve, shumë prej të cilëve janë të përjashtuar nga seanca e sotme plenare.
“Në orën 16.00 mblidhet Grupi Parlamentar i PD. Fjala e Kryetarit Sali Berisha do të jetë e hapur për mediat,”- njofton zyra për shtyp e Partisë Demokratike.
Kjo lëvizje nga kampi blu vjen një orë përpara protestës përpara parlamentit që pritet të mbahet këtë të hënë, por ndërkohë që Berisha mban fjalën, edhe socialistët kanë "planin e tyre". Po në orën 16.00, është planifikuar që të gjithë deputetët e Partisë Socialiste të futen në Kuvendin e Shqipërisë për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me demokratët dhe protestuesit e tjerë.
Gazeta “Si” ka mësuar se socialistët kanë gati skenarin që në rast se protesta merr përmasa të parashikueshme, apo tentohet të bllokohet Foltorja nga deputetët e opozitës. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Garda e Republikës ka krijuar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët që janë brenda sallës në rast se protestuesit do të tentojnë që depërtojnë në oborrin e Parlamentit.
Ndërkohë, seanca do të ndërpritet nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli nëse Foltorja do të bllokohet nga deputetët e opozitës. Por gjithashtu vlen të përmendet edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama edhe në seancën e sotme. Po në orën 17.00, kur nis seanca dhe protesta, Rama ka paralajmëruar do të mbajë një konferencë shtypi me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, i cili zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.
edi rama sali berisha protesta e opozites 13 shkurt 2023 seance plenare 13 shkurt 2023
Politike
13 Shkurt 2023, 15:31
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ka analizuar kërkesën për mocion me debat me kryemn...
Politike
13 Shkurt 2023, 15:24
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se gratë socialiste do tu përgjig...
Politike
13 Shkurt 2023, 15:17
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat &eum...
Politike
13 Shkurt 2023, 14:55
F.M
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qyt...
Politike
13 Shkurt 2023, 14:51
F.M
Selia blu
TIRANË- Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka mbledhur grupin parlamentar vetëm pak kohë para protestës s&...
Politike
13 Shkurt 2023, 14:27
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
SHBA- Washington Post ka publikuar një artikull shterues për Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së q...
Politike
13 Shkurt 2023, 13:11
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët që t'i bashkohen protestës që oritet të...
Politike
13 Shkurt 2023, 13:03
Dosja.al
Posteri i 'Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë - 2022'
Qindra OJF, grupe informale dhe individë që u përfshinë me projekte në...
Politike
13 Shkurt 2023, 11:17
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlanentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se me kryedemokratin Sali B...
Politike
13 Shkurt 2023, 09:47
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent as sot në Kuvend. Edi Rama pret sot kryeministrin bavarez, Markus S&...