26 Qershor 2023, 17:07
Nga I.A
Fredi Beleri
GREQI- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO-së për moslejimin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri që të betohet ditën e nesërme si kryebashkiak. Në njoftimin e MJP-së greke, thuhet se ky vendim është qëllimi i autoriteteve shqiptare që ta privojnë Belerin pa asnjë dënim përfundimtar. Po ashtu Greqia ka theksuar se Shqipëria si kandidate për anëtarësim në BE, duhet që të respektojë shtetin e së drejtës.
"Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme greke.
Fredi Beleri s'do mund të marrë pjesë ditën e nesërme në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës. Ditën e sotme u rrëzua kërkesa e tij nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Beleri, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00, mirëpo s'do mund të marrë pjesë.
fredi beleri
Politike
26 Qershor 2023, 17:12
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar sot në ambientet e Kryeministrisë,...
Politike
26 Qershor 2023, 16:47
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Qëndror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka raportuar ditën e sotme në Komisionin për &Cc...
Politike
26 Qershor 2023, 15:24
k.m.
John Bolton
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambasadori John Bolton, ka dhënë një intervistë pë...
Politike
26 Qershor 2023, 13:44
a.l
Bajram Begaj
TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës që u mbajtën padrejtë...
Politike
26 Qershor 2023, 13:00
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga S...
Politike
26 Qershor 2023, 12:40
A.B
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi ditën e sotme me video disa pamje brenda qendrave të votimit, aty ku sipas ti...
Politike
26 Qershor 2023, 12:28
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Ministri Peleshi u ...
Politike
26 Qershor 2023, 12:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi edhe një herë se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në...
Politike
26 Qershor 2023, 12:23
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të lirimit të tre policëve të Kosov&eum...
Politike
26 Qershor 2023, 11:52
A.B
Eni Zake
TIRANË- Universiteti i Korçës “ Fan Noli” rrezikon mbylljen ose bashkimin me atë të Tiranës. Mes shum&...