13 Dhjetor 2024, 12:32
Nga N.F
Rexhë Byberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin pëe të lënë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë por GJKKO ka rrëzuae e kërkesës së Byberit.
GJKKO ka caktuar ndaj Byberit masën "arrest shtëpie" pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”. Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe nënkryetarin e bashkisë Abedin Kërnaja, kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.
Disa ditë më parë PD akuzoi Byberin se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Genta Vangjeli, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Byberi, më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”. Por për Artan Lazen, avokatin e Byberit, dalja e këtij të fundit nga arresti shtëpiak është bërë me leje për të përmbushur një detyrim ligjor, kalimin e buxhetit të Bashkisë Tropojë.
Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 13.12.2024
rexhe byberi gjkko
Politike
13 Dhjetor 2024, 12:35
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cced...
Politike
13 Dhjetor 2024, 09:28
ZH.LL
Osmani-Cruz
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Washington DC ku ka mbajtur takime me sena...
Politike
13 Dhjetor 2024, 09:23
N.F
Ahmeti
MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet ditën e djeshme ka zhvilluar një tubimin me qytetarët n&e...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:54
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në intervistën e tij më të fundit në lidhje me zhgjënjimin ...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ka hedhur poshtë perceptimin publik se në Partinë Demokratike mungon rinia.&nb...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:45
N.F
Alush Gashi
KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Alush Gashi, thotë se procesi i hartimit të...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me votën e diasporës. I ftuar në emisionin "Opini...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vajza e tij nuk ka asnjë dëshirë për të qe...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:02
N.F
Elman Abule dhe Veliaj
TIRANË- Një javë më parë Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrol...
Politike
12 Dhjetor 2024, 22:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se shpreson që administrata e re amerikane nën drejtimin e D...