LIVE UPDATES
Politike

Gjykata e Lartë la në burg Belerin/ OMONIA: Minoriteti Etnik Helen nën regjim persekutimi, pas vendimit qëndron Rama

Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë, shprehet se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndron kryeministri Edi Rama. OMONIA thekson se minoriteti Etnik Helen është nën regjim persekutimi.

28 Korrik 2023, 09:45 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë la në burg Belerin/ OMONIA: Minoriteti Etnik Helen
Fredi Beleri

TIRANË- Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë, shprehet se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndron kryeministri Edi Rama. OMONIA thekson se minoriteti Etnik Helen është nën regjim persekutimi. 

Në një reagim për media, OMONIA citon se zhvillimet lidhur me çështjen e arrestimit, paraburgimit të tërzgjatur dhe refuzimit të të drejtave civile individuale të Fredi Belerit, përbëjnë abuzim me gjoja procese formalisht ligjore. Për ta, kjo nuk është gjë tjetër veçse paligjshmëri absolute. 

Ndër të tjera, në reagimin publik, OMONIA parashtron kërkesën se për të transformuar situatën, duhen veprime që jo vetëm janë të saksionuara dhe bazuara në praktikat më të mira Europiane, por mbështeten edhe nga instrumenta juridike.

Reagimi i plotë

“Nën regjim persekutimi Minoriteti Etnik Helen. Pas kuintave në procedura gjoja juridiksionale me synim refuzimin e vullnetit sovran të popullit të Himarës është vetë Kryeministri Edi Rama.

Zhvillimet lidhur me çështjen e arrestimit ilegal, paraburgimit të tërzgjatur preteksional dhe refuzimit të të drejtave civile individuale të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, përbëjnë qartazi abuzim me gjoja procese formalisht ligjore. Që ndërkaq dhe në thelbin më të thellë përbëjnë paligjshmëri absolute.

Me synim gjithashtu shumë të qartë. Refuzimin, për hir të interesave, mentalitetit dhe koshiencës arrogante të regjimit përreth Kryeministrit Edi Rama, të vetë vullnetit popullor të komunitetit të Himarës. Dhe paralelisht duke abuzuar haptazi me parimet e Autonomisë Lokale sikundër sanksionohet ajo nga Këshilli i Europës.

Vendimi edhe i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë për të imponuar një regjim më të zbutur të masave të sigurisë paragjykimit në favor të Kryetarit Bashkisë së Himarës, tregon nga njëra anë nënshtrimin e plotë në dëshirat e pushtetit politik të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër këmbënguljen absurde të Qeverisë për të devijuar plotësisht procedurat e marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga ana e atij që për hir të vullnetit sovran e gëzon të drejtën, z. Fredi Beleri.

Të tjerë parametra faktojnë se situata mbizotëruese për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek ndjek orbitë rënduese. E cila sipërfaqësisht ndoshta lidhet me dimensione të funksionimit jo normal demokratik dhe qasjes autokratike nga ana e Tiranës. Ndërkaq që në thellësinë thelbësore synon vetë ekzistencën në kushte të dinjitetit nacional të Minoritetit Etnik Grek.

Minoriteti Etnik Grek sikundër kemi theksuar në vijimësi ndodhet të paktën nën regjim persekutimi dhe madje shfarrosjeje. Për të transformuar situatën kërkohen veprime dhe inisiativa që jo vetëm janë të saksionuara dhe bazuara në praktikat më të mira Europiane por mbështeten edhe nga instrumenta juridike që në mënyrë imponjuese duhet të sillen në vëmendje në mënyrën adekuate nga ana e instancave kompetente.

Duke interpretuar politikën autonome të MEG këmbëngulim si në pretendimin e justifikuar për rehabilitimin e menjëhershëm dhe pa ekuivok në Himarë si edhe që të manifestohet qasje e integruar në problematika që i referohen perspektivës në vatrat amtare të komunitetit tonë autokton, Helenik", thuhet në deklaratë.

Fredi Beleri u prangos dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës. Ai u arrestua për “korrupsion pasiv” në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre. Në lidhje me rastin e tij, së fundmi reagoi edhe Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis, sa i takon refuzimit të kërkesës për masë më të butë sigurie nga Gjykata e Lartë për Fredi Belerin.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, ky vendim është negativ dhe ka paralajmëruar Shqipërinë të respektojë shtetin e së drejtës nëse do të jetë pjesë e familjes europiane. Gjithashtu Gjerapetritis i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut. 

Gjykata e lartë refuzoi në 25 korrik, ankimin e Fredi Belerit duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Apelit, për akuzën e “korrupsionit zgjedhor”. Pas shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit të Apelit të Posaçëm të datës 14 korrik që la në qeli pa afat kryebashkiakun e Himarës të zgjedhur më 14 maj 2023.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet