17 Mars 2025, 21:45
Nga r.ll
rama, thaci
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Në një postim në "X", Rama e ka cilësuar gjykatën e Hagës si të turpshme dhe shprehet se drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.
“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, shkruan Rama.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi më herët se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.
OVL e UÇK e kanë cilësuar këte vendim të padrejtë, johuman dhe të papranushëm. Sipas tyre ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Me tej në njoftim u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave të drejtave të njeriut, institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe Shqipërisë që të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkeljeje. Në postim është kërkuar që të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten duke theksuar se të drejtat themelore nuk duhet të jenë objekt i abuzimit apo i hakmarrjeve.
hashim thaci edi rama
Politike
17 Mars 2025, 21:29
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar largimin e Endrit Braimllari nga PL-ja....
Politike
17 Mars 2025, 21:13
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se dy deputetë aktuale...
Politike
17 Mars 2025, 21:02
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula e ka cilësuar të turpshme listën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berish&eum...
Politike
17 Mars 2025, 20:54
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur në lidhje me tërheqjen e emrit të tij nga lista e koalicionit "Nisma Shqipër...
Politike
17 Mars 2025, 20:36
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në rrjetet e tij sociale në rubrikën "Sy m'Sy". Komentuesi ...
Politike
17 Mars 2025, 20:36
N.F
Hashim Thaçi
KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes ...
Politike
17 Mars 2025, 20:23
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Opozita ka zhvilluar pasditen e 15 marsit një protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së plat...
Politike
17 Mars 2025, 19:57
N.F
Sorensen dhe Osmani
KOSOVË- I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takoi n&eum...
Politike
17 Mars 2025, 19:38
r.ll
edi rama
FIER- Në takimin me të rinjtë socialistë të Fierit, kryeministri Edi Rama foli edhe lidhur me Reformën në Drejt...
Politike
17 Mars 2025, 19:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave ka shpallur procesin e përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, ekspert...