LIVE UPDATES
Politike

“Gjykimi për Mcgonigal nis në tetor”/ Berisha: Ramën s’ka forcë që e shpëton! SPAK të hetojë lidhjen e Taulant Ballës me Safet Gjicin

Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

27 Qershor 2023, 14:42 Nga k.m.
“Gjykimi për Mcgonigal nis në tetor”/ Berisha: Ramën
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat jashtë Kuvendit të Shqipërisë, foli për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ndërsa theksoi se gjykimi do të nisë në muajin tetor. Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar. E po ashtu, theksoi se kryeministri Edi Rama rrezikon përballjen me drejtësinë amerikane.

“Është kërkuar një vendim për bashkimin e çështjeve, dhe ky vendim është miratuar. Global Resolution quhet, ç’ka do të thotë: se vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse. Dhe ky është një lajm, natyrisht, tmerrësisht i zi për Ramën, ndonëse edhe me të pari nuk ka forcë që e shpëton, ndaj edhe vërtitet. Është caktuar tetoi si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqet peta e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza.”

Po ashtu, kryedemokrati ftoi Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të hetojë lidhjet e ish-Kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me Taulant Ballën.

“I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. Bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. I bëj thirrje të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici nga 100 milionë euro, sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Safet Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera tjera. Unë nuk i di, por di këtë që, edhe i ftoj të bëjë një hetim të plotë në mënyrë që të kuptojnë si ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet Gjici.

I pyetur në lidhje me ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha e cilësoi absurd vendimin e Kolegjit Zgjedhor, teksa tha se gjykata duhet të kishte shpallur fitues kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se marrëdhëniet i kanë më të mira se kurrë. 

FJALA E PLOTË

Në vend të datës 9 maj është shtyrë për në korrik për 26 korrik. Së dyti, është kërkuar një vendim për bashkimin e çështjeve, dhe ky vendim është miratuar. Global Resolution quhet, ç’ka do të thotë: se vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse.

Dhe ky është një lajm, natyrisht, tmerrësisht i zi për Ramën, ndonëse edhe me të pari nuk ka forcë që e shpëton, ndaj edhe vërtitet.

Por në fakt, për ironi, për fatin e tij më të zi mund t’u them se e vetmja gjë globale, shkruhet vendimi global në vendimin e çështjes së tij me të cilën parashikohet që të kalojë nga ryshfeti, tek problemet e tjera të tmerrshme të lidhura me McGonigal.

Së fundmi, gjykimi i çështjes fillon në tetor dhe është caktuar tetoi si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqet peta e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’ju them këtu se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar, thotë dokumenti që kam këtu në iPad. Por nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Ajo që ka ndodhur është se gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën e McGonigal për gjykim të shkurtuar, dhe kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për t’iu azhornuar ju me aferën e tmerrshme nga e cila Edi Rama do të përfundojë aty ku e meriton.

Pyetje: Z.Berisha, duke qenë se jam gazetar kam të drejtë ta ngre në pikëpyetje vërtetësinë e këtij dokumenti. Ku e keni marrë?

Berisha: Ja vërtetësia, lexoje pak. Është padiskutim publike dhe shumë i qartë. Më është dërguar nga një mik, kam bërë eskpertizën e saj me juristë, specialistë, dhe ata më kanë informuar këto që ju thashë ju, pasi e anë zbërthyer.

Pyetje: Duke qenë se jeni në kontakt të vazhdueshëm ndoshta me persona që atje ku po zhvillohet gjyqi, a ju japin të dhëna z.Berisha se sa rrezikohet vërtetë kryeministri Rama nga kjo qaje, përtej retorikës politike ndoshta, a ka të dhëna që mund ta zënë ngushtë kryeministrin Rama në këtë çështje?

Berisha: Ju garantoj se në retorikën time nuk ka asgjë politike. Ka fraza të marra publike, të nxjerra nga aktakuza që është bërë, që është bërë publike, që akuzohet. McGonigal nga bashkëpunëtori i tij ka marrë 225 mijë dollarë, ndërkohë nga zyra e tij ka dërguar të dhëna për hetim ndaj opozitës, në një kohë kur McGonigal ishte në detyrë shtetërore dhe nuk mund ta bënte kurrë atë në pozita private.

Kurse, tjerat më pas, që është përmbysje akoma më e rëndë, se kj oe ryshfetit. Tani, se sa shkon kjo, unë nuk mund të them, por di që Bilalit për 70 mijë dollarë e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin greko-amerikan që kishte dhënë dolarët e dënuan me 5 vite burg. Sa dënohen këto që është në nivelin më të lartë dhe.

Mos harroni një gjë. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, është bërë jashtë. Domethënë, nuk ka qenë ambienti i takimit aty, se do të kishte qenë edhe shumë më i rëndë procesi.

Në këtë rast Rama është i pashpresë, atij sipas urdhërit të dhënë dhe që ka botuar Insaider-i në shtator të vitit 2022, i është hetuar çdo email, çdo mesazh, çdo komunikim totalisht dhe plotëisht. Se çfarë ka aty pastaj, ato  dijnë gjykatësit dhe do i bëjnë publike.

Pyetje: Z.Berisha, me shumë gjasa më 23 korrik do të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë. Çfarë pritshmërish keni ju, duke qenë se keni hedhur akuza për vjedhje të zgjedhjeve, si do ta mbroni votën?

Berisha: Ajo përsëritje ishte vendimi më absurd i gjykatës, e cila në vend që të shpallte fitues kandidatin Shkëlqim Hoxha për të cilin votuan qytetarët e Rrogozhinës, anuloi procesin zgjedhor, duke i dënuar. Unë kam bindjen se do reagojnë me me vendosmëri, dhe do të shpallin më datën 22 korrik fitoren e Çim Hoxhës.

Pyetje: A keni ndonjë kandidat për Bashkinë e Kukësit, apo do të jetë z.Sinamati përsëri kandidat i juaji?

Berisha: Unë nuk kam asnjë kandidat për Bashkinë e Kukësit. Sapo të shpallet do t’u njohim me kandidatin. Por, Edi Rama në batakun e Gjicit, por mund t’u them një gjë, mund ta shfrytëzoj në këtë rast pyetjen tuaj. I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. Bëj thirrje të marrë ne GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. I bëj thirrje të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici nga 100 milionë euro, sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mshi me thoin, Taulanti me Safet Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera tjera. Unë nuk i di, por di këtë që, edhe i ftoj të bëjë një hetim të plotë në mënyrë që të kuptojnë si ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet Gjici.

Pyetje: Cila është aktualisht marrëdhënia juaj me z.Meta?

Berisha: Marrëdhënie shumë të mira me z.Meta, dhe po krijohet një front i ri opozitar që do transformojë Shqipërinë. Mirupafshim!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet