LIVE UPDATES
Politike

Gjyqtari i GJKKO kritikoi hapur ndryshimet në Kodin Penal/ Lamallari: Bindjet politike mos i shfaqni publikisht

Sipas Lamallarit, gjyqtari Kalaja ka cënuar Kodin e Etikës Gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe shton se magjistratët kanë detyrë të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik.

14 Shkurt 2026, 20:48 Nga E. D
Gjyqtari i GJKKO kritikoi hapur ndryshimet në Kodin Penal/ Lamallari:
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar pas deklaratës së bërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili tha se procesi për Kodin e ri Penal është fasadë. Me anë të një postimi në Facebook, Lamallari ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur. 

Sipas Lamallarit, gjyqtari Kalaja ka cënuar Kodin e Etikës Gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe shton se magjistratët kanë detyrë të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik.

“Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve!”, tha ndër të tjera Lamallari.

Reagimi i Lamallarit:

Respektoj plotësisht të drejtën e çdo magjistrati, prokuror dhe gjyqtar, i juridiksionit të përgjithshëm apo qoftë dhe atij të posaçëm, për mendim profesional mbi proceset ligjbërëse. Megjithatë, kur një qëndrim i tillë paraqitet në media duke i cilësuar si “fasadë” tryezat konsultative të organizuara nga Ministria e Drejtësisë, lind detyrimi për sqarim dhe transparencë ndaj publikut.

Procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Konkretisht, gjatë periudhës shtator–dhjetor 2025 janë zhvilluar gjithsej 25 takime konsultative. Në këto tryeza kanë marrë pjesë gjithsej 488 përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, administrata publike, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile. Pjesëmarrja e tyre është dokumentuar me procesverbal, ashtu si dhe mendimet e shprehura krahas atyre të përcjella me shkrim, zyrtarisht nga insitucionet e ndryshme, përfshi ato të drejtësisë.

Më shumë se gjysma e dispozitave të publikuara më herët në muajin korrik 2025, ka ndryshuar tashmë dhe puna vijon duke reflektuar në masë të gjerë komentet dhe sugjerimet me vend të ardhura nga institucionet dhe profesionistët e angazhuar në frymën e bashkëpunimit korrekt, pa paragjykim dhe të pandikuar nga prania ose jo e vëmendjes mediatike.
Debati profesional është i mirëpritur, por ai duhet të mbështetet mbi fakte dhe duke shmangur etiketimet apo ndikimin institucional, aq më tepër të një pushteti tjetër, të cilat nuk i shërbejnë paanshmërisë apo perceptimit i të qenit i paanshëm.

Në Shqipëri, kufizimet për opinione publike të magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë) burojnë nga disa shtylla kryesore të kuadrit ligjor dhe etik. Thelbi është ruajtja e pavarësisë, paanshmërisë dhe besimit publik në drejtësi.
Rëndësia e vetëpërmbajtjes së gjyqtarit, në jetën publike dhe private sanksionohet dhe në Kodin e Etikës Gjyqësore, të miratuar me Vendim nr 171, datë 22.04.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ndër të tjera kërkon që gjyqtari:
– kujdeset gjithmonë që sjellja e tij, zyrtare apo private, të mos cënojnë pavarësinë individuale apo institucionale të gjyqësorit dhe as dukjen e pavarësisë në sytë e publikut. Gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht…” dhe;
– duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mbështetjen publikisht apo shprehjen e kritikave të çfarëdolloji e natyre ndaj pushteteve të tjera” dhe;
– duhet të shmanget nga bërja e komenteve mbi çështje të diskutueshme politike apo deklarata publike, të cilat mund të krijojnë përshtypjen se gjyqtari është i njëanshëm…’ si dhe;
– duhet të shfaqë vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale”
Të njëjtat parime të etikës udhëzohen dhe nga Komiteti Këshillimor i Gjyqtarëve Evropianë (Opinion Nr. 25 (2022) i Këshillit të Europës ‘Liria e Shprehjes e Gjyqtarëve dhe detyrimi i gjyqtarëve për pavarësi’):
• Magjistrati duhet të tregojë vetëpërmbajtje në shprehje publike, sidomos ndaj pushteteve të tjera.
• Duhet të shmangë shfaqjen e bindjeve politike në publik.
Standardi i Gjykatës së Strasburgut dikton gjithashtu detyrimin për paanshmëri reale dhe të perceptuar, sipas aksiomës klasike:
“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet; ajo duhet edhe të duket (e tillë).”

Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve!

Përtej debateve të natyrës etike më tepër se sa ligjore, besoj fort se barra e ushtrimit dhe perceptimit si i paanshëm dhe i pandikueshëm të magjistratit është veçanërisht më e lartë, po aq sa përgjegjësia e besuar për hetimin apo gjykimin prej tij të funksionarëve të lartë dhe subjekteve politikë! Reforma në drejtësi dhe përmirësimi i legjislacionit penal janë procese sfiduese dhe që zhvillohen e përmirësohen në vijimësi, mbështetur në kontributin dhe përgjegjësinë e të gjithë profesionistëve dhe mbi të gjitha në besimin publik — jo etiketime.

besfort lamallari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet