LIVE UPDATES
Politike

Grupi Parlamentar i PD dorëzon padi në Kushtetuese, Metaliaj: Të shfuqizohet marrëveshja me Italinë, e paligjshme

Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

6 Dhjetor 2023, 11:04 Nga A.B
Grupi Parlamentar i PD dorëzon padi në Kushtetuese, Metaliaj: Të
Lindita Metaliaj

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kjo është padia e dytë për sot që dorëzohet në Kushtetuese, pasi më herët këtë hap e njoftoi Partia Demokratike e vulës së Lulzim Bashës.

Në një dalje për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë.”, tha Metaliaj.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në këto argumente:

1. Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, çka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).

 2. Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, çka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

 3. Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.

4. Protokolli shkel dhe cenon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për çdo individ në Republikën e Shqipërisë.  

5. Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të veçantë, dhe pa iu nënshtruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.  

6. Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.

7. Protokolli cenon parimin e barazisë.

8. Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t'iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.

9. Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse siç ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.  

10. Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.  

Në zbatim të pikës 3, të nenit 52, të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, duhet të vendosë pezullimin e menjëhershëm të procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës

partia demokratike lindita metaliaj


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet