LIVE UPDATES
Politike

Deputetët e grupit parlamentar të Alibeajt kërkojnë deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit

Me anë të një njoftimi ata kanë deklaruar se ka ardhur koha që qytetarët të njohin regjimin komunist.

29 Korrik 2022, 13:40 Nga I.A

Deputetët e grupit parlamentar të Alibeajt kërkojnë

TIRANË- Deputetet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë kërkuar deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit nga viti 1944-1991. Me anë të një njoftimi deputetët që mbështesin Alibeajn kanë deklaruar se ka ardhur koha që qytetarët të njohin regjimin komunist. Në kërkesën e bërë kërkohet një projekligj për deklasifikimin e verifikimeve të bëra mbi zyrtarët publikë sa i takon dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Projektligji

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.02.1999 “PËR INFORMACIONIN TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, i NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtëror””, i ndryshuar, bëhet shtesa, si më poshtë vijon: Neni 1 Në nenin 13, pas paragrafit të gjashtë, shtohet paragrafi i shtatë me përmbajtje si më poshtë:Përjashtimisht, konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë. Nga zbatimi i kësaj dispozite, përjashtohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. 

Neni 2 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Relacioni PËR PROJEKTLIGJIN PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.02.1999 “PËR INFORMACIONIN TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, i NDRYSHUAR QËLLIMI i PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN 31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e plotë të asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte.

Jo vetëm kaq, por në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkaktuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Në këtë kuptim, ky projektligj realizon një të drejtë thelbësore për këta individë, që është e drejta për të mësuar të vërtetën e jetës dhe familjes së tyre deri në fund. Por, mbi të gjitha ky projektligj realizon edhe një qëllim tjetër parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në të drejtën e tyre legjitime për të njohur e kuptuar historinë e afërt të paraardhësve, familjeve, të afërmve, miqve dhe vendit të tyre.

Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë, thotë filozofi spanjoll George Santayna. Zbardhja e këtyre dokumenteve do t’i shërbejë edhe kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen. Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991. Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithëaq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991.

ARGUMENTIMI i PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME
Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo sic njihet në opinionin e gjërë publik hapjen e dosjeve, ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 31 viteve në tryeza të ndryshme të debatit publik, dhe është kthyer gjithnjë si një nevojë, mision dhe objektiv i parealizuar. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë edhe nismën ligjore më të fundit, përkatësisht ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, megjithatë këto përpjekje kanë rezultuar të pamjaftueshme për realizimin e zbardhjes tërësore të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Për shumëkënd, hapja e dosjeve ka qenë një diskutim i parakohshëm, që mund të krijonte trazira a konflikte sociale, që mund të shtynte qytetarët drejt hakmarrjes apo shpagimit. Këto arsyetime mund të përmbanin të vërteta të caktuara, por eksperienca 31-vjecare e shtetit postkomunist shqiptar, na ka treguar se shqiptarët nuk kanë kërkuar hakmarrje a shpagim, nuk kanë krijuar trazira a konflikte sociale, por kanë shfaqur një interes permanent për të ditur të vërtetën.

Nga ana tjetër, megjithë problemet e shumta të shtetformimit dhe konsolidimit të institucioneve, sot Shqipëria është një vend anëtar i Këshillit të Evropës, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Këto përparime thelbësore janë një tregues i rëndësishëm se Shqipëria dhe qytetarët e saj janë gati për t’u përballur me të vërtetën historike të tyre përgjatë 45 viteve të regjimit komunist. Mësimi i të vërtetës iu shërben jo vetëm atyre që kanë qenë drejtpërdrejtë subjekte të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por cdo qytetari shqiptar që kërkon të njohë dhe kuptojë historinë e vendit të tij, së bashku me personazhet e tij. Mjetet dhe mekanzimat ligjore që janë sot në dispozicion, nuk janë të mjaftueshëm për realizimin e këtij qëllimi.

Prandaj, ne, një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, kanë paraqitur këtë nismë ligjore, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ky projektligj është në harmoni të plotë me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe synon një zgjerim thelbësor të tij, në mënyrë që e drejta për t’u informuar të mos kufizohet vetëm tek të prekurit, por edhe cdo qytetar tjetër i interesuar. Po ashtu, ky projektligj është në harmoni me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar, vecanërisht nenin 13, paragrafi i kartërt, i cili përcakton se “Në raste të vecanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.”

Në këtë rast është e qartë se e drejta, interesi dhe mundësia për të mësuar të vërtetën historike të Shqipërisë së viteve 1944 – 1991, prevalon mbi nevojat që mund të ketë shteti për ta mbajtur këtë informacion të klasifikuar. Megjithatë, hartuesit e projektligjit janë treguar mjaft të kujdesshëm duke përjashtuar nga aplikimi i kësaj dispozite, ato dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. Pra, zbardhja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të cënojë në asnjë rast marrëdhëniet që Republika e Shqipërisë ka ndërtuar me shtetet e tjera, si dhe do të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Ky përcaktim është dëshmi e përgjegjshmërisë së lartë të ligjvënësve gjatë hartimit të projektligjit, si dhe vjen në harmoni me përcaktimet e bëra në nenin 33 të ligjit nr. 45/2015, sa i përket kufizimeve mbi të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kur ato lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare.

III. VLERESIMI i LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR Projektligji është propozim i një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 81, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe nenin 68, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji është në harmoni me nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton se “…identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare…janë baza të këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe mbrojë.” Po ashtu, ky projektligj, sic kemi analizuar më lart, është në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar sa i përket deklasifikimit të informacionit “sekret shtetëror”, dhe të drejtës së qytetarëve për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Projektligji nuk synon aspak të dëmtojë kuadrin ligjor ekzistues, por ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm.

PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT Projektligji përbëhet nga dy dispozita. E para, sjell shtimin e paragrafit të shtatë të nenit 13 të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, duke sanksionuar se dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, konsiderohen të klasifikuar ex lege, pra për shkak të ligjit. Si të tilla, ato nuk kanë nevojë që t’i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e një autoriteti, komisioni apo strukture tjetër shtetërore për të kryer deklasifikimin e tyre. Megjithatë, me qëllim ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, dispozita përjashton nga zbatimi i saj ato dokumente që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, dispozita ka treguar kujdes të vecantë për të përjashtuar nga zbatimi i saj edhe ato dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare, do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues.

Ndërsa, neni i dytë parashikon hyrjen në fuqi, në përputhje me përcaktimin e bërë në nenin 84, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë. RAPORTI i VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE Projektligji nuk parashikon efekte financiare për Buxhetin e Shtetit. Cdo person që kërkohet të njihet dhe/ose marrë kopje të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit mund të paguajë një tarifë të caktuar administrative në përpjestim të drejtë me shërbimin dhe materialet e kërkuara.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër