E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Bashkimi i Partisë Socialiste dhe një grupi të deputetëve të Partisë Demokratike për të rihapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjellë reagime nga të gjitha palët e politikës në vend. • Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e kanë cilësuar si ‘pazare e gjuteti shtrigash’. Berisha tha se e gjitha ishte një lëvizje kundër ish-presidentit Ilir Meta. • Ndërsa Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qënë ish-sigurims i shtetit është kryeministri Edi Rama. Ndërsa kur u pyet se nëse votimi pro i deputetit Lulzim Basha për ligjin ishte hakmarrje, Meta tha se deputeti nuk ka fuqi për të kryer asnjë lloj hakmarrje, pasi është peng i historive të veta. • Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka cilësuar si shumë të nevojshëm këtë ligj dhe si shumë të vonuar. Përmes një postimi, Bardhi thotë se nuk mund të vonohet më tej teatri i shëmtuar i politikës 32-vjeçare. Ai shton se gabim është fakti që nuk paraqitesh e nuk voton, duke nënkuptuar në këtë mënyrë, mungesën e kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend. • Sot është bërë publike lista me emrat e deputetëve që votuan pro dhe atyre që abstenuan. 25 deputetë të Partisë Demokratike votuan pro, ndërsa dy abstenuan. • Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes ndyshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër. • Deputeti i PD-së u ka adresuar edhe një kritikë opozitës së hershme duke i thënë se është gabim t’i japësh mundësinë Ramës të flasë për këtë temë, ndërkohë që shenjat e komunizmit duheshin cofur më parë.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve. Alibeaj u shpreh se kjo është një iniciativë që të tjerë duhej ta kishin marrë më herët në emër të PD-së dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë që në vitet ’90 e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropën,
FJALA E ENKELEJD ALIBEAJT:
“Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje, kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë. E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e kkonsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist. E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njiheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Edhe sot që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji i votuar dje publiku i gjerë e ka ë pamundur të shkojë te Autoriteti dhe të paraqesë një kërkesë dhe të marrë atë që kërkon, e pamundur. Ka pasur mundësi PD ta bënte transparencën kohë më parë. Shoqëria nuk mund të vazhdonte duke mos njohur të shkuarën e vetë, nuk do mund të reflektonte dhe të nxirrte mësime për të ardhmen. Tranzicioni na ka treguar çfarë ndodh kur nuk bëhet transparencë për sigurimin e shtetit. Duhet të bëhej më parë, në emër të të gjithëve. E bëri e gjithë Europa Lindore. Vetëm këtu nuk u bë", tha Alibeaj.
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se nuk ishte gabim votiomi i hapjes së dosjeve. Përmes një postimi, Bardhi thotë se nuk mund të vonohet më tej teatri i shëmtuar i politikës 32-vjeçare. Ai shton se gabim është fakti që nuk paraqitesh e nuk voton, duke nënkuptuar në këtë mënyrë, mungesën e kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend.
Bardhi thotë se ligji i miratuar dje nuk është ligj kundër Ilir Metës, sa kohë ai mohon të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.
POSTIMI I BARDHIT:
Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një “ushtri” me përgjegjësi kryesore në dhunën që diktatura ka ushtruar mbi shqiptarët. Nuk ka asnjë gabim në hapjen e plotë të dosjeve të tyre; nuk ka asnjë gabim në deklasifikimin e dosjeve të tyre; dhe nuk ka asnjë gabim në heqjen e çdo pengese për të kontrolluar këdo zyrtar të lartë që dyshohet se ka qenë spinun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit.
Gabim është që të dalësh kundër vetvetes për interesa të supozuara të një individi. Gabim është të dalësh kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit ku të përndjekurit e tij janë themeli i mbështetësve të PD. Gabim është të justifikohesh me mashtrim se dosjet janë hapur plotësisht në 2008, duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ligj nuk hyri dot në fuqi sepse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gabim është ti japësh mundësi Edi Kristaq Ramës të flas për këtë temë, ku PD ka qenë plot 14 vite në pushtet. Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh.
Ligji i miratuar dje nuk është ligj kundër Ilir Metës, sa kohë ai mohon të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit! Pse qenka ligji kundër Ilir Metës dhe nuk qenka ligj kundër 6 rasteve të tjera, që autoriteti i dosjeve e raporton se ndodhet në të njëjtën pozitë?
Nëse dikush ka qenë spiun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe preket nga ligji, atëherë PD nuk i ka asnjë borxh askujt dhe nuk mund të heq dorë nga parimet e veta për interesin e askujt. Është gabim historik të dalësh kundër trashëgimisë familjare apo politike për interesin e një apo disa individëve. Sigurimsat dhe spiunët e tyre duhet të jenë jashtë politikës, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike. Jemi vonë, por nuk mund ta vonojmë më shumë, me teatrin e shëmtuar të politikës 32 vjeçare.
Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes ndyshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër.
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Depozitimi i nismave vjen dy ditë pasi Parlamenti miratoi edhe me votat e grupit të Enkelejd Alibeajt hapjen e dosjeve. Balla u shpreh se dy nismat janë, ligji i dekriminalizimit, ku nëse personi që mban poste publike verifikohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit përveçse i hiqet e drejta për ushtrim të funksionit ndiqet edhe penalisht. Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me partitë politike.
Me amendamentin për ndryshimin e ligjit për partitë politike PS propozon që të ndalohen personat me të shkuar me ish sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur të shkarkohen.
'Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale. Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.” - tha Balla.
Ai u shpreh se Ilir Meta duhet të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji.
“Kjo është deklarata e Bylykbashit në Kuvend. Unë mendoj që Meta duhet të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji. Shqipëria, edhe pse pas 32 viteve. Mbrëmë ka pasur një vendimmarrje të rëndësishme. Në dobi të vendosjes së një paqeje sociale, sepse secili nga ne duhet të vendoset në mendjet dhe shpirtrave të familjeve që e kanë vuajtur regjimin. Ironia është se këto iniciativa po merren nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj pazari, por nevojë për të reflektuar. Mungesa e dukshme e Sali Berishës, që u mundua të marrë deputetët e opozitës që të mos ishin prezent në votim, është provë se Berisha është komunisti i shndërruar në antikomunist.”- tha Balla.
Balla komentoi mospjesëmarrjen e ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për votimin e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
'Meraku juaj është zoti Berisha, e para t’i referohem seancës së mbrëmshme dhe votimit të brëmshëm, varkëtari i varkës së Enver hoxhës dëshmoi se ka gënjyer sa ka mundur, ish të persekutuarit, familjet e viktimave, dje ish kreu i PD, ish kryeministri i këtij vendi, ish president, nuk u paraqit në kuvend për të votuar hapjen e dosjeve, si organi më famëkeq i atij regjimi, fajtor i humbjes së shumë jetëve, Sali Berisha nuk erdhi në sallë, është ndëshkimi më ekzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti sekretar partie të shndërruar në atikomunist. '- tha Balla.
Deklarata e plotë për mediat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:
Kuvendi i Shqipërisë ka miraturar me një konsensus të gjerë do ta quaja ligjin e parë të një pakete tepër të rëndësishme që ka të bëjë me një proces që ka shumë vite që shqiptarët po presin dhe më në fund kemi arritur që të zhbllokojmë të gjitha pengesat që lidhen me verifikimin e të gjithë personave që synojnë të zgjidhen apo të emërohen në pozicione të larta shtetërore, paraprakisht përmes heqjes së pengesave të dy Komisioneve Mezini dhe Bezhani , dhe natyrshëm edhe një hapje të përgjithshme të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe në vijim ashtu sikurse e kemi deklaruar përpara jush me qëllim zbardhjen e së vërtetës për personat që kërkojnë të ushtrojnë detyra shtetërore, mbi të gjitha për ata persona që kanë pasur dhe kanë detyra të larta shtetërore, qofshin të zgjedhur apo të emëruar. Kjo sot është jo vetëm një domosdoshmëri por edhe një simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e së kaluarës dhe në funksion të së tashmes për krijimin e një shoqërie të bazuar në parime dhe vlera demokratike për pajtim social. Për t’u siguruar që historia mos të përsëritet dhe arritjen e paqes sociale si dhe duke respektuar sado mundemi edhe pas 32 vitesh viktimat e regjimit diktatorial duhet që anëtarët qofshin oficerë apo punonjës operativë të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorët sekretë të sistemit të mëparshëm dhe spiunë apo denoncues, të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në vijim të nismës për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duke hequr pengesën ligjore që kushdo që disponon një certifikatë pastërtie të mëparshme të riverifikohet nga Autoriteti i Dosjeve, miratuar dje në Kuvendin e Shqipërisë me dakordësi politike po prezanton sot dhe dy nisma të reja në shërbim të qëllimit për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish sigurimin famëkeq që solli pasoja tragjike për mijëra familje shqiptare. Konkretisht janë dy nisma në fakt e para ka të bëjë me ndryshimin në ligjin për për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, apo emërohen në funksione publike ose ushtrojnë funksione publike ose ndryshe ligji i dekriminalizimit dhe tjetra në ligjin e partive politike. Nisma e parë, ajo për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimet sekrete të regjimit të kaluar. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që paraqet subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë, përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë e posteve publike qoftë nëpërmjet zgjedhjes apo emërimit, personi ngarkohet dhe me përgjegjësi penale për deklarim të rremë njëlloj siç dhe ka funksionuar deri më tani ligji i dekriminalizimit.
Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një çertifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, dhe kanë rënë certifikatat e këtyre dy komisioneve për shkak se tashmë duhet që të kalojmë përmes verifikimit , pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo siç e thashë. Nisma e dytë, ajo për ndryshime në Ligjin e partive politike, ka të njëjtën qasje, nuk mund të jenë kryetar të partive politike në një sistem politik pluralist demokratik ata që kanë qënë dikur bashkëpunëtor, me status oficeri, me status denoncuesi të sigurimit të shtetit. Këto dy nisma së bashku me parashikimet e reja ligjore në ligjin e autoritetit të dosjeve që kemi kaluar dje dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që ne kemi propozuar për verifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, janë premisat e duhura ligjore që anëtarët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo strukturave sekrete dhe spiunët e këtij regjimi të mos jenë më pjesë e posteve publike të zgjedhur apo të emëruar . Kështu që këto dy nisma me propozimin e 4 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste, të Znj. Felaj, të Znj.Bushka, të Z.Gogu edhe timen në cilësinë e Kryetarit të Grupit do të depozitohen sot zyrtarisht dhe natyrshëm do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që si pas afateve të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit, që do ti fusi në procesin e diskutimit dhe në programin dhe në kalendarin e Kuvendit. Thirrja ime për kolegët deputet të opozitës dhe këtu natyrshëm cilësoj se për miratimin e ligjit për garantimin e integritetit duhet një shumicë e cilësuar me jo të paktën se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe besoj dhe shpresoj që të gjitha përbetimet e djeshme të përfaqësuesve të opozitës, përfshirë këtu, Kryetarin e Grupit Parlamentar Z, Alibeaj se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të garantuar që personat që hyjnë në juridiksionin e këtij ligji të mos jenë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë apo e organeve të tjera të larta shtetërore dhe ripërsëris këtu që është e papranueshme që në Republikën e Shqipërisë persona me një të shkuar të tillë kanë arritur të zgjidhen deri në President te Republikës. Kështu që në këtë aspekt mendoj që ligji është i vonuar por më mirë vonë sesa kurrë. PS ka qenë forca politike që miratoi ligjin në 2015 dhe është forca politike sot që inicioi ndryshimet në ligj për të hequr pengesat në nenin 29 paragrafi 4 për komisioni Mezini dhe Bezhani dhe jemi sot po përsëri, Partia Socialiste që mer këtë nismë ligjore e cila tashmë besoj që është nisma e duhur për të garantuar atë që mendoj se të gjithë qytetarët Shqiptarë të gjithë presin. Fakti që dje ish-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri i këtij vendi i zgjedhur si një forcë përfaqësues i së djathtës në Republikën e Shqipërisë nuk u paraqit në Kuvend për të votuar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si organi më famëkeq i atij regjimi. Fajtor për shkatërrimin dhe humbjen e shumë jetëve të shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës. Sali Berisha nuk erdhi në sallën e Kuvendit për të votuar, ky është ndëshkimi më egzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti të shëndërruar në antikomunist që konfirmoi dje atë thënien që Kryeministri përmendi. Ne po meremi me pjesën që ka të bëjë me pjesën e ish-sigurimit të shtetit dhe pasi kemi konsultuar për ditë, për muaj do ta quaja unë , rezulton se në të gjitha vendet e ish-bllokut komunist qasja ka pas të bëjë me organet represive të sistemit , dhe organi më represiv ka qenë organi sigurmit të shtetit. Megjithatë ajo që do të depozitojmë sot është një propozim, mirëpresim dhe diskutime gjatë këtij procesi por qasja jonë ka qënë kjo dhe mbetet kjo. Ligji për autoritetin e dosjeve e ka të përcaktuar se kush hyn në të dhe prandaj në propozimin tonë që do ta shikoni, ne i jemi referuar anëtarëve , bashkëpunëtorëve dhe denoncuesve. Këto të trija. Kjo është deklarata e Bylykbashit dje në Kuvendin e Shqipërisë, unë mendoj që Z.Meta duhet të sqaroj pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji dhe ajo që për mua ka rëndësi është që Shqipëria mbrëmë ka pasur një vendimmmarrje të dobishme, në dobi të një transparence të thellë dhe përfundimtare të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe në dobi të vendosjes të një paqeje sociale sepse secili nga ne duhet të vendoset në mendjet dhe shpirtrat e familjeve që e kanë vuajtur regjimin. Dhe mendoj që ironia është këtu sepse këto iniciativa po ndërmerren nga Partia Socialiste e Shqipërisë sepse qasja e Partisë Socialiste është me një parim shumë të qartë, të bashkuar dhe jo të ndarë, dhe këto lloj nismash na bashkojnë nuk na ndajnë, kështu që nuk dua ti hyjë këtij diskutimi aspak këtu nuk ka pasur dhe nuk ka kurrë asnjëlloj pazari. Partia Socialiste e Shqipërisë ka tri gara që garon e vetme, prandaj që mos ti lejojmë këta të jenë as Kryetar Partish as Kryetar Kuvendi as të jenë President Republike duhet të bëjmë këtë ligjin .
Nuk e di se çfarë prove prisni ju dhe presin shqiptarët nga një lidhje logjike mes qëndrimeve të partive demokratike dhe faktit tashmë të bërë publik nga institucionet e inteligjencës të SHBA-së, nga shqetësimi I shprehur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-së zyrtarisht në selitë e partive politike të grupeve parlamentare për faktin se, PD në 2011, më 25 Janar kanë votuar më 25 Janar një rezolutë që bëjnë pis Shqipërinë, Kosovën dhe mbi të gjitha Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Dhe në këtë këndvështrim ende sot nuk ka asnjë përgjigje nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se përse koalicioni i tyre ka votuar një rezolut që në fakt e ka zanafillës në 15 Prill 2008, mbi një projektrezolutë të depozituar nga Kryetari i delegacionit Rus, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës të formësuar dhe të shkruar. Kur unë kam dal në vitin 2018 the thoja se PD ka firmosur , ka marrë financime ruse, ju jeni habitur. Pra ajo që unë po ju them, po ne kemi marrë disa fakte të reja që do të bëhen publike sapo të kemi më shumë informacion të plot dhe të qartë , gjithë skemën e financimit se si kanë ardhur rublat , kështu që edhe pak ditë që ti zbardhim edhe për vëllezërit dhe motrat tanë të Kosovës. Në konferencën e kryetarëve është dakordësuar sot që pamundësia e një konsensusi në komision të shkojë në kërkim të një konsensusi në seancë plenare, pra ne ende do të vazhdojmë të bisedojmë dhe eksplorojmë mundësitë e këtij konsensusi. Më 31 Tetor ai është më pas debati do ta quaja unë përfundimtar, ndërsa shpallja e datës së zgjedhjeve vendore nga Presidenti nuk interferon aspak me këtë proces pra Presidenti ka disa afate të përcaktuara në mos gaboj është data 27 afati i fundit kur Presidenti duhet të shprehet.
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.
TIRANË- Një amendament 'anti Meta' dhe një ligj për gjah shtrigash, kështu e konsideroi ish-kryeministri Sali Berisha votimin e bërë dje në mesnatë në Kuvend. Sot, në një konferencë për shtyp para mediave, Berisha tha se e gjitha ishte një lëvizje kundër ish-presidentit Ilir Meta.
"Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij. Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij. Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme. Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë,"-shkruan Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Në fjalën e tij mbrëmë Edi Rama, nxori thelbin e çështjes. Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Ai përdori një amendament si alibi, por në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin. Ka tri praktika, një praktikë është hapja e dosjeve dhe secili shkon dhe njihet me dosjen e tij, praktikë gjermane kjo. Ekziston sot në Shqipëri me disa modifikime. Ekziston një praktikë e dytë, e para nuk ka dekomunistizim, ka një praktikë tjetër, e cila është aplikuar në shumicën e vendeve ish-komuniste, që quhet praktika e lustracionit. Kjo praktikë, të cilën Edi Rama e nxori se ishte armik i saj dhe kategorikisht kundër saj, kërkon që e tërë nomenklatura, e tërë policia sekrete, me oficerë dhe bashkëpunëtorë të të gjitha niveleve, dhe përveç kësaj, nomenklatura komuniste humbet të drejtën sipas këtij ligji, për t’u zgjedhur në forumet drejtuese apo për të marrë poste drejtuese. Kjo është praktika e lustracionit, e cila për herë të parë në vendet ish-komunist është zbatuar nga Vaclav Havel, një njeri i respektuar. Se Edi Rama tha se është praktikë antieuropiane. Havel ka qenë dhe mbetet një promotor i evropeizmit të vendeve ish-komuniste.
Kjo praktikë u adoptua pas Çekosllovakisë nga Shqipëria në vitin 1996. Në këtë praktikë, përveç lustracionit, ekziston një nen në këtë ligj, që u njeh të drejtën qytetarëve të njihen me dosjen dhe persektorët e tyre. Tani, unë kam këtu ligjin e vitit 2008. Ndiqeni pak nenin 26 të këtij ligji. E drejta për t’u njohur me dosjen personale. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimit të ligjit. Asnjë kufizim pra. Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me ligj te autoriteti shtetëror. Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij. Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij. Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme.
Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë. Kështu që ne, kemi dorëzuar këtë ligj me disa ndryshime. Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri. Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë. Ato atakohen në gjykatë. Se nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta, ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronën, për pasuritë private, për aktivitetet private. Nuk ka shtet në botë që bën diçka të tillë, përveç juntave.
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar me “Rithemelimin” me në krye Sali Berishën. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qënë ish-sigurims i shtetit është Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka frikë nga Partia e Lirisë e se emri i tij e tmerron, duke mos e bërë as gjumin e qetë.
“Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliardë dollar që planifikon për 7 kontratat të reja, këtu janë lekët për pedagogët, studentët, për të rritur rrogat. Por nuk e bën këtu, fryn rrugët, PPP-të, kontratat që lekët ti marrë në xhepat e tij dhe bandat që ka. Është ai shpikësi i këtij e-maili anonim. E di shumë mirë që ka bërë autogol që do i kushtojë shumë. PL e tmerron, emri i saj ia prish gjumin, e bën të palumtur. E ka katandisur PS në gjendje të mjeruar e ka vendosur nën thundrën e Rilindjes, pabesitë që i ka bërë vendit, Kosovës. Është gjë pa vlerë. Procesi ndaj Autoritet të dosjeve do të vazhdojë, kanë kryer akt vetëvrasje morale, përmes përdorimit politik. Nuk japin as dokumentet që kanë çuar në kuvend, avokatit tim. Kuvendi u tromaks nga këto akte dhe nuk i jep avokatit tim, Jemi në një shtet mafioz, afera e inceneratorëve fakti më i qartë, nuk është i vetmi, ka shumë. Vijnë nga kapja e shteti, është peng i tutorëve të tij, e dimë cilët janë të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtare që kanë qëllime të errëta ndaj vendit tonë.”- tha Meta.
I pyetur lidhur me deklaratën e tij kohë më parë, ku pati thënë se do të sakrifikohej si Salvador Allende për të marrë Ramën me vete, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet duke bërë detyrën sa ishte në korrektesë dhe duke qenë çdo ditë në terren pas 24 korrikut.
“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Nëse unë do isha Alende, Rama s’do ishte dot Pinoçet. Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës. Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”, tha Meta.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ligjin pro hapjes së dosjeve, janë paguar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se e gjitha ishte një pazar. Ndërsa kur u pyet se nëse votimi pro i deputetit Lulzim Basha për ligjin ishte hakmarrje, Meta tha se deputeti nuk ka fuqi për të kryer asnjë lloj hakmarrje, pasi është peng i historive të veta.
Meta: Që nga dorëzimi i pushteti lokal, që nga bojkoti, gjithçka ka qënë një pazar, për ta kthyer jetën politike në pazar, Rama drejton dhe opozitën, ndaj ishte 2 Marsi që i dha një përpjekje të forta, ishte dhe dekreti i 6 Marsit, që tregoi se kush ishte opozita. Të gjithë duhet të distancohen, nuk na duhet një opozitë që i shërben një axhendë hajdutërie.
Pyetje: A është hakmarrje e bashës bashkimi i votave?
Meta: Nuk ka fuqi Basha për të kryer asnjë lloj hakmarrje. Ata elektoral nuk kanë, moral nuk kanë, besë nuk kanë kështu që nuk kanë më se çfarë të bëjnë. Nuk ka më fuqi Basha, ai është peng i historive të veta.
Më tej, kreu i PL-së deklaroi se deputetët të cilët votuan pro, janë paguar.
Pyetje: U miratua ligji i dosjeve për të marrë çfarë në këmbim?
Meta: Ata kanë marrë lek, shikojini llogaritë, opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një festë familjare të një miku, në të njëjtën kohë kur u votua ligji për lustracionin.
'Ligji që kanë bërë mbrëmë u mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara. Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet, kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve.'- tha Meta.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. Sot, 'Balkanweb', ka bërë publike listën me emrat e deputetëve që votuan pro dhe atyre që abstenuan. Siç shihet, 25 deputetë të Partisë Demokratike votuan pro, ndërsa dy abstenuan.
Deputetët e PD që votuan pro ligjit:
1. Gazment Bardhi,
2. Bledjon Nallbati
3. Agron Gjekmarkaj
4. Lulzim Basha
5. Merita Bakiu
6. Desantila Tahiraj
7. Emila Koliqi
8. Mesila Doda
9. Saimir Korreshi
10. Nusret Avdulla
11. Kreshnik Çollaku
12. Eralda Bano
13. Seladin Jakupllari
14. Andia Ulliri
15. Flamur Hoxha
16. Flutura Açka
17. Jorida Tabaku
18. Lefter Gështenja
19. Arbi Agalliu
20. Helidon Bushati
21. Ilda Dhori
22. Orjola Pampuri
23. Enkelejd Alibeaj
24. Dhurata Tyli Çupi
25. Dashnor Sula
ABSTENIM:
1- Damian Gjiknuri
2-Nasip Naço
Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes ndyshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër.
Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.
Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër, falë konsensusit të gjetur mes socialistëve dhe deputetëve demokratë në opozitë që mbështesin kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj.
Zanafilla e këtyre ndryshimeve ishte një shkresë që Autoriteti i Dosjeve, i dërgoi parlamentit në fund të muajit korrik, ku bënte të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta “figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit”.
Zoti Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi që ai të kishte qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Ai akuzoi Autoritetin për manipulim të dosjes, duke ngritur më vonë dhe një padi ndaj këtij institucioni, për të cilën Prokuroria njoftoi pak kohë më parë se nuk përmbante elementë për të rregjistruar një çështje penale.
Në shkresën e tij, Autoriteti propozonte dhe një ndërhyrje ligjore, që të hiqej pengesa për riverifkim të figurave të cilat ishin pajisur më parë me çertifikata pastërtie nga Komisionet Mezini e Bezhani, të cilat zhvilluan aktivitetin e tyre në gjysmën e dytë të viteve ’90. Autoriteti ia kishte propozuar këtë ndryshim parlamentit disa herë të tjera dhe më parë. Por vetëm tani, shumica socialiste vendosi të vepronte me shpejtësi, dukshëm e nxitur nga shfaqja e emrit të ish presidentit Meta. Në 5 vitet e tij në krye të shtetit, marrëdhëniet mes palëve kishin qenë tejet të tensionuara. Dy nisma të socialistëve për shkarkimin e tij rezultuan të pasuksesshme.
Edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament, tha se “ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M.. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M., a është I.M.-ja që u shkon mendja atyre që u shkon mendja për keq, apo është ndonjë I.M. tjetër dhe shumë thjeshtë u zbulua, apo u kuptua, apo u mor vesh, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M.. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh edhe të lehtësohen të gjithë edhe ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe jo akoma më rënduese dhe largqoftë të mësojmë që shtetasin I.M. e paskemi pas 30 vjet jo vërdalle, po 30 vjet merre e ngjite ku ka pas vend në gjithë piramidën shtetërore dhe ule aty”, deklaroi zoti Rama.
Pjesa e deputetëve demokratë të udhëhequr nga zoti Alibeaj, të cilët kanë gjithashtu një marrëdhënie përplasjeje me zotin Meta, shfrytëzuan mundësinë për të kërkuar një ndërhyrje më radikale ndaj trashëgimisë së ish Sigurimit të shtetit. Vota e tyre, do të jetë e nevojshme për socialistët, për të kaluar dhe një ndryshim në Kodin Zgjedhor të kërkuar po nga Autoriteti i Dosjeve, që parashikon detyrimin për partitë politike dhe kandidatët në garat për parlament apo dhe pushtetin vendor, që të pajisen më parë me një çertifikatë pasurie nga Autoriteti. Një masë e cila rrezikon ta lerë jashtë posteve dhe institucioneve politike zotin Meta, nëse do të vërtetoheshin dyshimet se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit.
Shumica pranoi dhe votoi në parlament dy amendamente të paraqitura nga zoti Alibeaj, si atë që lidhet me deklasifikimin e dokumentave të ish Sigurimit, ashtu dhe me hapjen e dosjeve, që i jep mundësi çdokujt që të konsultohet në mënyrë të plotë me to, në ndryshim nga ç’ndodh aktualisht ku një pjesë e të dhënave (emrat e personave të përfshirë) ofrohen të mbuluara. Palët gjetën po ashtu dakortësi dhe për disa element të tjerë që i njohin të drejtën Autoritetit të angazhohet dhe në procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur dhe të ekzekutuar, të ketë mundësinë që për sqarimin e rrethanave të një çështjeje të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe të kërkojë përfshirjen e ekspertëve, apo që ky institucion “të verifikojë propozimet për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit, emërtimit të rrugëve, shesheve, hapësirave publike, dhe monumenteve historike kulturore /lapidarëve me data, emra dhe simbole që lidhen me të kaluarën e regjimit komunist”.
Në fjalën e tij në parlament zoti Alibeaj deklaroi se “nuk është thjesht hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por kush kanë qenë prokurorët politikë, gjyqtarët politikë, ekzekutorët e skuadrave të pushkatimit, ekspertët, ata drejtuesë e gardianë burgjesh të cilët vdekjen e të pafajshmeve e kanë patur bukën e tyre të përditshme. Ky është celësi i parë i një sarkofagu të madh ku është futur i gjithë makthi i shoqërisë por dhe politikës shqiptare. Kush nuk është i kapur, kush nuk ka skelete në dollap, do duhet ta bëjë këtë. Eshtë fillimi, shpresojmë të jetë kështu, i një procesi purifikimi të kësaj shoqërie”.
Por për zotin Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, forca politike që zëvendësoi siglën e Lëvizjes socialiste për Integrim, sapo zoti Meta la presidencën, ndryshimi i propozuar “është një nismë ad personam, që s’ka lidhje me parimet por thjesht e vetëm një mafiozitet politik”, tha ai duke akuzuar Autoritetin se është vënë në shërbim të interesave të shumicës.
Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjesë e grupimit që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, i cili mungoi në sallë, kundërshtoi ndryshimet e propozuara duke folur për një pazar mes shumicës dhe pjesës tjetër të demokratëve që drejtohen nga zoti Alibeaj. Sipas tij “ne sot nuk po i ndalojmë kriminelët që të marrin funksione. Në ato amendamente nuk ka asgjë për kriminelët e komunizimit. Ne duhet të dënojmë jo krimet, por kriminelët e komunzimit”, tha ai duke këmbëngulur në nevojën e ligjit të lustracionit, një projekt të të cilit ai ka dorëzuar në parlament.
Një propozim për lustracionin është propozuar dhe nga pjesa tjetër e demokratëve së bashku me një projektligj për ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet e komunizmit apo dhe ndalimin e propagandës komuniste.
Nga ana e tyre socialistët, përveç ndërhyrjes në Kodin zgjedhor, që kufizohet te personat e zgjedhur, duket se synojnë po ashtu zgjerimin e rrezes së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike të personave që rezultojnë si bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë të gjithë ata që janë në piramidën e administratës shtetërore, por dhe në organet kushtetuese, apo të krijuara me ligj, deri te gjyqtarët dhe prokurorët./VOA