LIVE UPDATES
Politike

Harta e re gjyqësore, Xhixho: Dështim! Njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi

Në shkrimin e saj Xhixho shkruan se njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi. Mes të tjerash ajo theksoi se nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

21 Maj 2024, 09:47 Nga N.F

Harta e re gjyqësore, Xhixho: Dështim! Njerëzit po

 

TIRANË- Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ditën e sotme për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka ngritur shqetësimin në lidhje me hartën e re gjyqësore. Në shkrimin e saj Xhixho shkruan se njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi. Mes të tjerash ajo theksoi se nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Ajo shtoi se  koha për shqyrtimin e një dosjeje është katërfishuar, në vend që të shkurtohej. Sipas saj janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Xhixho me tej shtoi se të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet luks. 

Reagimi i Xhixhos:


DËSHTIMI I HARTËS GJYQËSORE, NJERËZIT PO NDËRROJNË JETË PA MARRË DREJTËSI
Harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u krye. Nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Sot gjyqësori shqiptar nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve të vet 78% e çështjeve gjyqësore janë të vonuara.


Koha për shqyrtimin e një dosjeje është katërfishuar, në vend që të shkurtohej. Janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet luks Në gjykatat e shkallës së parë për të marrë drejtësi, një qytetari i duhen të paktën 2 vite. Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite. Në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite.


Zvarritja tej çdo afati e ka bërë drejtësinë një realitet të paarritshëm për shumë qytetarë, që kanë ndërruar jetë në pritje të një vendimi. Të tjerë rrezikojnë të zgjedhin vetëgjyqësinë që në krye të herës, duke qenë të bindur se për të marrë drejtësi në Shqipëri mund të mos të mjaftojë një jetë.
Shkalla e dytë e gjyqësorit, përveçse një proces me kosto të shumëfishuara për qytetarët nga rrethet, ka ende vetëm një të tretën e trupës gjyqësore.


Sot në Apelin e Tiranës ka 26 gjyqtarë, ndërkohë që organika e miratuar me dekret presidencial është 78 gjyqtarë. Edhe sikur ky numër të plotësohej që sot, nuk ka infrastrukturë gjyqësore, pra nuk ka salla dhe as zyra për ta. Harta gjyqësore ishte një dështim dhe pasojat kanë rënë dhe po bien direkt mbi qytetarët. Nevoja për ta vënë sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve është emergjente! Duhet domosdoshmërisht një diskutim i gjerë profesionist dhe publik, në mënyrë që të merren vendimet e duhura dhe të shpejta duke pranuar pa paragjykim problematikat dhe të jepen zgjidhje urgjente pa vonesë.

harta e re gjyqësore xhixho

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj