20 Maj 2024, 20:52
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka akuzuar drejtuesin e SPAK Altin Dumani se me urdhër politik ka sekuestruar pasuritë e Jamarbër Malltezit, por nuk i prek pasuritë e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt. Gjithashtu Berisha tha se drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre. A e dini o miq se hoteli i tyre me 5 yje në Durrës, lartësohet çdo ditë e më shumë? A e dini ju o qytetarë se Brisa e tyre në Dhërmi pret çdo ditë, e ndërtuar me paratë e vjedhura, pret çdo ditë turistë. A e dini ju se hoteli tjetër pret dhe është plot? Sepse Altin Dumani paguhet që të mos i konfiskojë, që të mos sekuestrojë pasurinë e vendosur mbi vjedhjen e parave të shqiptarëve.
Miqtë e mi, kjo fundërrinë njerëzore bashkë me Krajën kanë sekuestruar çdo gjë të Jamarbër Malltezit, të gjitha pronat që ka trashëguar ose vendosur edhe para vitit 2000.
Të gjitha pa përjashtim, me urdhër politik, sepse ka marrë në përputhje me ligjin 410 metra tokë të gjyshërve të tij. A nuk është Dumani dhe Kraja superkriminelë, banditë që zbatojnë urdhra, lakej që lëpijnë çizme dhe këpucët e të tjerëve për t’u pasuruar? Nga kush mund të pritet drejtësia, më thoni? Ja urdhëroni ku i keni. Kanë vjedhur paratë 100 përqind të prokurimeve publike. Pasuritë e tyre nuk preken nga Dumani, nuk preken nga Kraja. Pasuria e tjetrit, armik i Edi Ramës, sekuestrohet, edhe ajo që vendoset vite para se ai të merrte 400 metër katrorë tokë të gjyshërve të tij. Çfarë domethënie ka kjo? Kjo do të thotë se ky grusht kriminelësh në pushtet nuk ka moral, nuk ka ligj, nuk ka dinjitet. Ndaj tyre, zemërimi i pakufishëm, mosbindja civile është përgjigja e vetme e çdo shqiptari të ndershëm.
sali berisha
Politike
20 Maj 2024, 20:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u...
Politike
20 Maj 2024, 20:32
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas tij qeveria Rama po vjedh dhe po shfrytëzon &cc...
Politike
20 Maj 2024, 20:12
B.Z
Mbledhje e Këshillit të Lartë Gjyqësor
TIRANË - Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të n...
Politike
20 Maj 2024, 19:30
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar ceremoninë martesore të zhvilluar një ditë më parë...
Politike
20 Maj 2024, 19:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me mbrojtjen e Lumit Vjosa. Në një reagim në rrje...
Politike
20 Maj 2024, 18:26
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi, ka komentuar ligjin e miratuar nga qeveria i c...
Politike
20 Maj 2024, 18:16
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur këtë të hënë në lidhje me procesin...
Politike
20 Maj 2024, 15:32
B.Z
Protesta te Bashkia
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e n...
Politike
20 Maj 2024, 14:41
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Dumani përs&e...
Politike
20 Maj 2024, 14:40
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Koreshi ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislac...