LIVE UPDATES
Politike

Hetimet për inceneratorët, Berisha: Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt

Berisha tha se SPAK nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.

12 Korrik 2023, 14:07 Nga A.B
Hetimet për inceneratorët, Berisha: Prokuroria Speciale
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike tha se SPAK po e provon veten si një vegël në duart e Edi Ramës me mënyrën se si po e heton skandalin e djegësave. Gjatë konferencës për mediat, ai tha se SPAK nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.

DEKLARATA E BERISHËS:

PD deklaron se hetimi dyvjeçar fakton katërcipërisht se Prokuroria Speciale funksionon si një aneks i organizatës kriminale të quajtur qeveria shqiptare.
Me urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.
Kjo prokurori, ndonëse ka lëshuar dhjetëra arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës apo biznesmenë, ajo kurrë ndonjëherë nuk ka vendosur një konfiskim të veprës së krimit, nuk ka konfiskuar as vetë djegësat me pretendimin absurd se nuk dihen pronarët dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Sipas kësaj logjike, arbitrazhi ndërkombëtar mund të qëndrojë në krahun e krimit ose afera nuk është korruptive. Çdo aferë kriminale ndëshkohet me ligj.
Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj!
Ndaj dhe ndonëse gjer më sot, një numër zyrtarësh janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale dhe kjo vetëm sepse çdo fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.
Prokuroria speciale paraqiti një aktakuzë prej disa faqesh, një akuzë që ishte pa lidhje direkte me djegësave, akuzë të cilën duhej ta bënte ILDKP për dhurata të paligjshme, mosdeklarime apo fshehje pasurie.
Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës. Ajo nuk e akuzoi atë as për djegësin e Fierit, ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike.
Prokuroria Speciale nuk e akuzoi Ahmetajn për veprim apo mosveprim ndaj kontratës që nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e saj, vetëm e vetëm se ai është neni Rama-Veliaj.
Prokuroria Speciale e PS nuk e akuzoi dot Ahmetajn për dhënien e bonusit për një kompani që nuk ekzistonte. Kjo do akuzonte direkt Ramën, Agaçin dhe Veliajn.
Të gjitha këto faktojnë se me qëndrimet e saj dyvjeçare, Prokuroria Speciale zbatoi politikën e kokave të turkut, të kontrolluar nga Edi Rama për interesa të pushtetit të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet