LIVE UPDATES
Politike

Hetimi për zv.drejtorin dhe 12 policët në Shkodër, Prokuroria: Dekonspiruan operacionet, ishin informatorë të kultivuesve

Sipas hetimeve të prokurorisë, ata kanë lejuar kultivuesit të mbillnin një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit

26 Qershor 2023, 18:16 Nga I.A
Hetimi për zv.drejtorin dhe 12 policët në Shkodër,
Prokuroria

SHKODËR- Zëvëndës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe së bashku me 12 efektivë policie të tjerë janë nën hetim për shpërdorim detyre. Prokuroria në një njoftim bën me dije se efektivët kanë shpërdoruar detyren e tyre duke favorizuar kultivuesit e lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të prokurorisë, ata kanë lejuar kultivuesit të mbillnin një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Favorizuan kultivuesit e bimëve narkotike, Prokuroria Shkodër një vit hetime për 13 punonjësit e policisë, masat e sigurisë të kërkuara. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, në kuadër të  procedimit penal nr.951, datë 6 Korrik 2022, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti:

- Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit P.Sh. ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal si dhe “Përkrahje e autorit pas krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për shtetasin T. K., Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale

“Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

- “Ndalim dalje jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit H.K., zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, A.Sh., ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, D.Gj. Zv/shef i komisariatit të Policisë Shkodër, A.D., shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë, I.H., Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër dhe A. M., ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale

“Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit V. N., Gj.G., N. B., S. P. dhe A. C., me funksion specialistë të policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike duke lejuar këta të fundit të krijonin një strukturë të mirëorganizuar prej kohësh për kultivimin e një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit. Përveç kësaj, nga ana e punonjësve të policisë dyshohet se është bashkëpunuar me kultivuesit duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyjet që do të bënin punonjësit e policisë në zonë, me qëllim marrjen e masave për heqjen e bimës në kohë dhe largimin e punonjësve nga vendi i ngjarjes.

Me dashje ata kanë shmangur kontrollin në koordinatat e pasqyruara saktë në informacionet e agjencive të tjera të ligjzbatuese duke devijuar kontrollin e territorit në zonën që ushtrohej veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike me qëllim për t’i dhënë kohë kultivuesëve të hiqnin sa më shumë bimë narkotike, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për rrjedhojë nuk gjenin dot koordinatat.

Në datën 17 Qershor 2022, forcat e policisë në zbatim të planit të masave nën drejtimin e ish shefit të krimeve P.Sh., kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më pas edhe në fshatra të tjera afër tij që i përkasin njësisë administrative Ana e Malit. Në koordinatat e dhëna atyre në mënyrë të ripërsëritur në informacionet e administruara, koordinata që në fakt i kanë gjetur për rreth 45 minuta nga momenti që janë nisur për në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike, banesa të braktisura të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si dhe ambiente të përshtatura për punë dhe fjetje të rreth 80 punonjëseve femra, të cilat duke patur parasysh sendet personale të lënë aty si dhe ushqimin, kanë qënë duke punuar dhe janë larguar me urgjencë nga ndërhyrja e policisë.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur shtetasi A.P i cili ka pranuar se parcelat i përkisnin atij, por pavarësisht këtij fakti nga punonjësit e policisë dyshohet se i janë krijuar kushtet për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke mos zbatuar me dashje  rregullat bazë të punës së punonjësit të policisë për neutralizimin e autorit të veprës penale në vendin e ngjarjes. Hetimet në kuadër të këtij procedimI penal vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e të gjitha provave në dobi të hetimit.

hajri kushe

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit