All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Himçi: Për elbasanasit uji po bëhet një luks, nga 1 gushti çmimi do të rritet deri në 87 lek për metër kub!

Ai shtoi se ky vendim është miratuar një vit më parë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak, me votat e këshilltarëve socialistë, pavarësisht kundërshtimit të hapur dhe të argumentuar nga opozita.

4 Korrik 2025, 14:23 Nga N.F
Himçi: Për elbasanasit uji po bëhet një luks, nga 1 gushti
Foto
All - Paragraf - 1

ELBASAN- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Bledi Himçi në një deklaratë për mediat ka denoncuar sipas tij një vendim të padrejtë që ka të bëje me rritjen çmimit të ujit. Himçi u shpreh se rritja e çmimet do të hyjë në fuqi më 1 gusht, pas miratimit nga Enti Rregullator i Ujit.

Ai shtoi se ky vendim është miratuar një vit më parë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak, me votat e këshilltarëve socialistë, pavarësisht kundërshtimit të hapur dhe të argumentuar nga opozita.

Himçi theksoi se vendimi nuk është një reformë reale por është pasojë direkte e politizimit dhe fryrjes së administratës sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Ai tha se uji nuk mund të bëhet luks shë se çdo vendim që e shkel këtë të drejtë do të ketë përballjen e tyre publike, politike dhe institucionale.

"Të nderuar  qytetarë, Sot jam këtu për të denoncuar një vendim të padrejtë, i cili prek drejtpërdrejt xhepin dhe dinjitetin e çdo familjeje në Elbasan dhe në bashkitë përreth. Bëhet fjalë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, një shërbim bazë jetik, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2025, pas miratimit nga Enti Rregullator i Ujit.

Kjo tarifë e re nuk është një vendim i sotëm. Ajo është miratuar një vit më parë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak, me votat e këshilltarëve socialistë, pavarësisht kundërshtimit të hapur dhe të argumentuar nga ana jonë si opozitë.

Sot, kur qytetarët përballen me temperatura ekstreme, me çmime të papërballueshme dhe me shërbime të paplotësuara, vjen edhe kjo goditje e re: nga 40-48 lekë për metër kub, tarifa rritet në 60 lekë për të gjitha bashkitë e qarkut. Në Gramsh, rritja arrin deri në 87%.

Ky vendim nuk përfaqëson asnjë reformë reale. Përkundrazi, është pasojë direkte e politizimit dhe fryrjes së administratës së UK Elbasan, sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Argumenti për “përmirësim të performancës financiare dhe mbulim të kostove” është një mbulesë për dështimet menaxheriale dhe mungesën e investimeve të mirëfillta.

Realiteti është ndryshe! Në shumë lagje të qytetit, qytetarët vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, pavarësisht punimeve që zvarriten prej më shumë se një viti. Shërbimi jo vetëm që nuk është përmirësuar, por në shumë raste është degraduar.

Vetë ERRU i ka kërkuar UK Elbasanit të përshpejtojë instalimin e ujëmatësve dhe të përmirësojë sistemin e matjes. Ndërkohë, fatura mujore për një familje mesatare do të rritet me 600 deri në 900 lekë, për të njëjtin shërbim që ende nuk garantohet.

Për më tepër, kjo është pasoja konkrete e të ashtuquajturës “reformë” e ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës, që hoqi përgjegjësinë nga njësitë vendore dhe i kaloi ujësjellësat në varësi qarku ,duke krijuar struktura të mëdha, pa efikasitet, pa llogaridhënie dhe pa kontroll qytetar.

Ne si opozitë do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë tarifë dhe kërkojmë transparencë dhe rishikim të plotë të kësaj politike të dështuar që godet drejtpërdrejt familjet më në nevojë.

Elbasani është një nga qarqet më të varfra të vendit. Ky qytet nuk ka nevojë për fatura më të larta. Ka nevojë për shërbim më të mirë, për investime të ndershme dhe për respekt ndaj qytetarëve. Uji është një e drejtë. Nuk mund të bëhet luks. Çdo vendim që e shkel këtë të drejtë do të ketë përballjen tonë publike, politike dhe institucionale," tha ai.

bledi himçi renea ne elbasan uji i pijshem

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj