Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur aksionin pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit. • Sot, në selinë blu është mbledhur Kryesia e PD-së. • Mbledhja ka nisur në orën 12:00 dhe fokusi i diskutimit me grupin parlamentar ishte rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit. • Berisha denoncoi blerjen e votave, duke u shprehur se ka ndodhur më hapur se kurrë më parë, ndërsa theksoi se një prej elementëve që duhej analizuar ishte Tom Doshi. • Po ashtu, lidhur me fitoren historike të PS-së në Shkodër, kreu i PD-së sërish e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama duke shtuar se ai kishte vënë paqe mes 5 grupeve kriminale, por nuk i përmendi me emër. • Krimit të organizuar ia atribuoi humbjen e tij edhe Bardh Spahia, që mbajti vetëm 1 vit detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës. • Ndërsa Belind Këlliçi, i cili humbi me 60 mijë vota diferencë me Erion Veliajn, kërkoi bashkim me PD-në e "vulës". • Më kritikë ishin Tomor Alizoti dhe Jozefina Topalli, të cilët njëri do hapje totale të partisë; ndërsa bashkëpunëtorja e ngushtë e Berishës kërkon largimin e tij nëse humben edhe zgjedhjet parlamentare.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Jozefina Topalli ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të ndjekë shembullin e Lulzim Bashës dhe të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet parlamentar.e E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.
Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?
Topalli: Në zgjedhjet politike po!

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se duhet reformim i partisë. Teksa po shkonte në kryesinë e Partisë Demokratike, Alizoti ka theksuar se reformim total i PD-së, në mënyrë që të kenë mudësi fitore në zgjedhjet e ardhshme.
"Duhet reformim total i partisë," tha Alizoti.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në procesin e 14 majit u ble haptas vota. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi fenomenin "Tom Doshi" në këto zgjedhje, duke u shprehur se në të gjitha votimet, ai ka shënuar një rritje prej 220% në numrin e votave, por askush nuk e thekson.
"Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krim-ministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandiente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin. Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.
Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta. Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, ku mbajti një fjalim të gjatë për fushatën zgjedhore të 14 majit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Berisha ka thënë se kjo është hera e parë në histori që sipas tij, vota nuk blihet vetëm nën dorë, por sipas tij është blerë haptas.
Ndër të tjera, kreu i opozitës, Berisha tha se çdo pensionisti shqiptar i është dorëzuar 50 mijë Lekë madje ka pasur edhe lëvizje edhe në këmbimin valutor.
"Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Me vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja,"-tha Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Me vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin. Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro. Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta. Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur Kryesinë në selinë blu për të diskutuar lidhur me problemet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Krah tij në mbledhjen e Kryesisë, ishte sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Por të dy surprizuan sot me "look-un" e tyre.
Si Berisha, ashtu edhe Noka, mbanin veshur kravata me të njëjtën ngjyrë, e cila përkon edhe me atë të kundërshtarit politik. Të dy kishin veshur kravata me ngjyrë mavi. Madje, kreu i PD-së, edhe shaminë e xhepit e kishte kombinuar me kravatën e tij.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në Shkodër Edi Rama ka bërë paqe mes 5 bandave kryesore, për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha deklaroi se bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet për kontrollin e votës.
"Në makinerinë e terrorizimit elektoral të zgjedhjeve, nuk mjaftoi vetëm pushteti, por u përdorën edhe bandat, qofët në shoqërim të zyrtarëve në takimet e tyre, qoftë në misonin e terrorizmit të zgjedhësve dhe shpërndarjes së parave. Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve. Në të gjitha qytetet e mëdha, në Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e me radhë, bandat dolën nga strofullat e tyre. Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore të zonës dhe të gjitha me në krye Bajrët, të cilët u liruan nga burgu, u vërsulën dhe me makina të blinduara i binin Shkodrës kryq e tërthor duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit. Bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet. Sigurisht misione për kontrollin e votës, për grabitjen e votës. A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo, nuk ishte në të gjithë Shqipërinë, duhet të jemi realistë. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me çdo kusht donte të merrte mandatin. Këto zgjedhje treguan se kjo makineri megakriminale e blerjes së votave dhe terrorizimit të zgjedhësve u përdor pa mëshirë, siç u përdorën zarfat për pensionistët. Përdori ndërhyrjen e krimit si rezervën e fundit. Shkoi në Mamurras, shpërndarja e parave ditën për drekë, kërcënim me jetë të eksponentëve tanë.
Po kështu në Lezhë gjithë natën bandat i shoqëronte makina e policisë kudo ngjitur. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, ne nuk mund të cedojmë përpara kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike nuk është kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik. Por fakte të shumta janë mbledhur dhe po mblidhen për manipulimet e kryera me votimin dixhital,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike mesditën e sotme në selinë blu. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se detyra kryesore e Partisë Demokratike ka qenë mbrojtja e votës, por jo me dhunë e armë, por me metoda të ligjshme. Por nuk ia doli dot duke shtuar se procesi i zgjedhjeve të 14 Majit, ka sjellë krim në pushtet.
"Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj,"-tha Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve postelektorale në vend. Në krye të radhës, unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni, në mënyrë konstante. Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri.
TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili humbi zjedhjet për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri thirrje për bashkim të Partisë Demokratike. Teksa futej në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Këlliçi kërkoi që të diskutohet, ndërsa shtoi se aktualisht demokratët kanë hyrë në një periudhë reflektimi.
“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në zgjedhje. Të mblidhemi dhe të flasim. Kjo duhet të shërbejë si periudhë reflektimi edhe për ne. Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara,"-tha Këlliçi.
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka justifikuar humbjen e kryeqendrës së Veriut duke u shprehur se maxhoranca përdori paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki. Teksa erdhi në Tiranë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Spahia u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.
“Humbëm se ndërhyri krimi i organizuar. Ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve, me paratë e krimit. Absolutisht jo, nuk na kanë braktisur votat e demokratëve, janë aty. Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty,"-tha ai për mediat teksa futej në seli.