6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale. Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji. Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.
BEOGRAD- Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.
Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale. Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji. Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.
“Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.
Vetë Tegeltija ka thënë në Ohër se “Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur”.
“Arsyet (për mungesë konsensusi) dalin nga paragjykimet rreth asaj se kush e ka propozuar iniciativën, kush do të përfitojë, a përbën ajo zëvendësim për Bashkimin Evropian, por lidhet edhe me ndikimet politike. Jam këtu, sepse e di që komuniteti i biznesit në Bosnje mbështet ‘Ballkanin e Hapur’”, ka thënë ai.
Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet.
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi një dëgjesë publike me federatat e sportit të mërkurën p...
Joseph Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian jan...
Josep Borrell TIRANË- Shefi i politikës së jashtme për Evropën, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka ndaluar dhë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se rikth...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit t&...
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso e konsideron kryeministrin Edi Rama n...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- “Nuk është mëkat të ndryshosh mendim. Çurçill thotë që vetëm budallen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguiar pas deklaratës së Ministrisë Bullgare e cila me anë të një deklarate ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme n&...
Edi Rama TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme i cilësoi si të papranueshme, të pahijshme dhe absolutisht antibullgare d...