Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Berishës, përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në sheshin 'Nënë Tereza' për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Sipas Berishës, përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij.
POSTIMI I BERISHËS:
Miq, mbështes me përulje protestën 'Solidaritet me Prishtinën' që do të mbahet sot në Sheshin Nënë Tereza, në ora 18:30, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Solidariteti është forma më fisnike e ndarjes së dhimbjes, zhgënjimit, indinjatës, kërkesës për drejtësi ndaj fenomeneve monstruoze që ndodhin në një shoqëri si dhe e angazhimit shoqëror për edukimin e mëtejshëm të të rinjve e parandalimin e krimeve të një kalibri që në fakt nuk duhet të kryeshin më.
Përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij. Është një akt që prek një shoqëri të tërë, brenda e jashtë kufijve, që tejkalon ligje, rregulla e norma të shkruara dhe që kërkon një angazhim masiv, sa shpirtëror e intelektual aq edhe fizik, lëvizës e shkundës, siç po bën Kosova e sa mirë edhe Shqipëria që e mbështet. Shoh një reagim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, brenda e jashtë trojeve të vëllezërve e motrave tanë në Kosovë, për këtë ngjarje që më ka lënë pa fjalë e më ka tronditur sa s'ka. Ndaj, duke kërkuar ndëshkimin shembullor të kriminelve të këtij akti, shreh solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe bashkohem plotësisht me çdo reagim të ardhur si pasojë e këtij krimi kolektiv që s'duhej të kish ndodhur kurrë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.
Edi Rama TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme i cilësoi si të papranueshme, të pahijshme dhe absolutisht antibullgare d...
Ilir Meta TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar për regjistrim në Gjykatë ndryshimin e emrit në Partia e...
Edi Rama TIRANË- Bastet sportive po rikthehen sërish me nismë të vetë kryeministrit Edi Rama që e konsideronte ‘haram&r...
Momenti ne video TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nis...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Ilir Meta mohoi deklaratën e ministrit të Punëve tëe Brendshme, Bledi çuçi i cili e akuzo...
Yuri Kim dhe Gledis Nano TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas bërjes publike nga ministri Bledi Çuçi p&e...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një "kokë turku" ish-drejtorin e Përgjithsh&...
Gjergj Ruli TIRANË- Ish-atleti dhe trajneri i atletikës Gjergj Ruli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë m&eum...
Sergio Mattarella TIRANË- Në datat 7 dhe 8 shtator, Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë një vizit&...
Mihail Gorbacov dhe Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar me rastin e ndarjes nga jeta, ish-presidentin e ...