Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
ME VIDEO/ "I ndalon Kur'Ani", si Rama justifikoi mbylljen e lojërave të fatit, sot s'u përmend libri i shenjtë
Çfarë thoshte para 4 vitesh e çfarë tha sot.
31 Gusht 2022, 13:13Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Bastet sportive po rikthehen sërish me nismë të vetë kryeministrit Edi Rama që e konsideronte ‘haram’ në fund të vitit 2018. Duke cituar Kir’Anin, kreu i qeverisë, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ligjëroi aksionin e ndërmarrë për të mbyllur të gjitha lojërat e fatit.
“Nuk më ka tërhequr kurrë bixhozi. Nuk mund të hyj kurrë në një garë ku mas forcat e mia dhe sfidoj fatin. Është një sfidë që e ndalon Kur’Ani. E thotë bukur. Nuk e kam bërë për këtë arsye, por e thotë, mos e sfido fatin e të nesërmes,”- thoshte Rama në atë kohë.
Por sot, katër vite më vonë, Rama ka organizuar një dëgjesë për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit të basteve online. Kërkesat ishin të shumta nga përfaqësuesit e shoqatave, por për atë çfarë thotë libri i shenjtë i Kur’Anit nuk u fol.