6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Edi Rama, me një dashuri për librin e shenjtë të besimit islam, Kuranin, doli te emisioni “Zonë e Lirë”, më 18 tetor 2018, dy muaj para ndalimit të basteve sportive dhe kazinove në Shqipëri, duke e shitur si një nismë sa sociale, aq edhe politike, sa shëndetësore aq edhe me fokus te goditja e krimit të organizuar.
TIRANE- “Nuk është mëkat të ndryshosh mendim. Çurçill thotë që vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim. Por tani jemi në kohë tjetër. Janë të gjithë gjërat që kanë ndryshuar, ka ndryshuar dhe forca jonë”, citonte më 6 tetor 2020, njeriu që ndoshta ka bërë piruetat më të mëdha në qëndrimet politike dhe publike në qeverisjen shqiptare. Edi Rama, me një dashuri për librin e shenjtë të besimit islam, Kuranin, doli te emisioni “Zonë e Lirë”, më 18 tetor 2018, dy muaj para ndalimit të basteve sportive dhe kazinove në Shqipëri, duke e shitur si një nismë sa sociale, aq edhe politike, sa shëndetësore aq edhe me fokus te goditja e krimit të organizuar.
Ndiq emisionin, minuta 15:00
Sot teksa kryeministri renditi anët positive të basteve sportive dhe tregun e pafundmë të parave që do ti kalojnë sportit nga skedinat, Dosja ripa këtë emision jo për të përballur mendimet, (ato kryeministri ka të drejtë ti ndryshojë sa herë të dojë), por për të parë se çfarë u premtua dhe ku përfunduan milionat e bixhozit që do të ktheheshin në portofolin familjar të lojtarëve.
Asokohe, Rama citon një studim të bërë nga Universiteti i Tiranës thotë se lojtarët e bixhozit janë të prirur të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor (për shkak të lojës).
"Është serioze për tu marrë me shaka, kur ne nisëm këtë është bërë një përpjekje dhe ka disa shifra të frikshme ku 68% e lojtaërëve që luajnë e nisin në moshën 10-15 vjeç. Ky është tregues katastrofik. Këta lojtarë pranojnë se kanë probleme stresi,varësie dhe nervozizmi. 1 në 4 pranon se i ka shkuar vetja të vrasë veten. Studimin e ka bërë Universiteti i Tiranës, e patëm porositur për të parë afrimitetin e të dhënave. Ishte koha kur filluam betejën për ti mbyllur. Nuk e bëra dot siç u nis por u bë një kompromis që u mbyllën kazinotë elektronike. Ajo që ndodh është e patolerueshme, ka një numër të madh fëmijësh që luajnë.”-thotë Rama dhe deri këtu e kuptuam që është i shqetësuar për fëmijët shqiptarë dhe për shëndetin mendor të popullit që udhëheq.
Atëherë, çfarë të dhënash kanë studimet e tjera që mund të ketë dijeni Rama, nëse ka bërë të tilla. Pse do e rikthejë kryeministri ankthin dhe stresin? A është ulur numri i të miturve që luajnë baste sportive, jo nëpër bastoret e lagjes por në telefonat e tyre ku mjafton një linjë internet për të hyrë në një botë të pafundme kumari? Këtë kryeministri harroi të na e thoshte sot.
Në bisedën me Çanin, kur përpiqet të bëjë edhe hoxhën edhe psikologun, Rama nis të flasë për shqetësimin e tij madhor. Paratë e krimit të organizuar që hidhen në bastet sportive, që nuk janë pak. Kryeministri njofton se janë gati 700 milionë euro në vit që qarkullon tregu i basteve. Përveç shifrave, Rama premton me një siguri absolute se këto para do ti rikthehen familjes shqiptare.
“Nga ana tjetër është një industri që riciklon paratë e krimit të organizuar. Do të jetë një çlirim për njerëzit, janë 700 milionë euro që hidhen në lum për këtë industri dhe do të hyjnë në tregun e shëndetshëm të Shqipërisë.-thotë Rama.
Sot, Rama foli për miliona euro që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duke pranuar se kështu dështoi. Injektimi i parave të basteve në familjet shqiptare përmes ndalimit të lotarive tradicionale jo vetëm që nuk uli shifrat që janë përdorur në bixhoz, por kanë vazhduar të dërgojnë miliona euro te “krimi” i organizuar.
“Kemi bërë shumë përpjekje, por e vërteta është kjo anë kam parë anën tjetër duke u konsultuar me disa prej kryeministrave që i kanë të ndaluara komplet. Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë online ka qenë i pandalueshëm, i pranishëm edhe në ato vende. Dhe në diskutimin që kemi bërë me ekspertë rezulton e pamundur të bllokohet. Më bën të pritur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje që kjo veprimtari të zhvillohet nga kjo veprimtari nga njerëz të cilët shkelin ligjin. Që kanë dalë aktiv elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.’- tha Rama sot duke pranuar disa dështime.
I parë, se dështoi të ndalonte bixhozin e çdo llojforme në Shqipëri, përfshirë bastet online. Bastet siç e pranoi qeveria, u luajkërkan kudo, me një telefon në dorë dhe pa patur asnjë përgjegjës për këtë.
I dytë, se kryeministri e humbi edhe betejën e tij të shpallur me krimin e organizuar, duke pohuar se krimi paska mundur ta dominojë tregun e zi të basteve online.
I tretë dhe me më shumë rëndësi se këto 700 milionë euro të paktën të deklaruara në vetëm 1 vit, në këto 4 vite, nuk janë kthyer në asnjë moment te taksapaguesi shqiptar, në asnjë lloj forme. Këto para, pa asnjë taksë, pa asnjë detyrim financiar janë përfituar nga organizatorët e bixhozit ndërsa kryeministri e shpall projektin si një nismë private që e ndryshon sa herë të dojë, duke ngritur një gjoja cirk ku shpjegon me vartësit e tij atë që do të vijë në vazhdim. Por kush e mban përgjegjësinë? A ka një “kokë turku” për këtë operacion të dështuar por me një dëm fatal mbi qytetarët shqiptarë që në kohën e basteve llogariteshin se tregu kishte 50 mijë të punësuar që administronin këto pika. Kryeministri nuk foli sot as për të miturit, as për ankthin dhe as për stresin. Me gjasë, Rama ka ndryshuar mendim edhe për vetëvrasjet, apo për paratë e ndihmës sociale që hidhen në bixhoz.
Sot, nga një kolltuk tjetër, më i rehatshëm se ai përpara Arjan çanit, Rama foli për fusha sporti, palestra, në teatro dhe aktivitete kulturore, në një shkrirje të çuditshme sesi të rinjtë dhe të miturit do të pëfitojnë nga hapja e basteve dhe do të bëhen më sportivë dhe më pak të varur pas telefonit.
Përgjigjen, e kemi gjetur. Në fakt, në dialogun mes të dyve, gazetarit dhe kryeministrit do të mund të kuptonim një metamorfozë të kryeministrit që për 4 vite, arriti të kuptojë benefitet e bixhozit, anët positive pasi për 3 vite lejoi për kokërr të qejfit një aktivitet në paligjshmëri totale. Por nëse në Kuran jo, atëherë ku beson ky njeri?
Dialogu Edi Rama-Arjan Cani:
Arjan Çani: Ti kujton se ai tipi nuk do gjejë drogë nëse e pi?
Edi Rama: Jo, jo. Franca e ka ndryshe.
Arjan Çani: Po ti e di si luhet në Francë në çdo tabako, i ke kudo.
Edi Rama: Franca e ka të ndaluar rreptësisht.
Arjan Çani: Kur? Jo sallonet e basteve, ore ata i shesin në pikat e cigareve. Nuk ka sallone, ka tabako.
Edi Rama: Jo jo, e ka kthyer në monopol shtetëror skedinën, një skedinë.
Arjan Çani: Mos më dredho, sallonet janë ndaluar por këto para shkojnmë te tabakot.
(Rama këmbëngul dhe flet për një monopol shtetëror)
Edi Rama: Ne nuk e bëjmë monopol shtetëror dhe nga ana tjetër kur flasim për psh, në Neë York nuk vë dot, shkon në Atlantic City. është e ndaluar për shkak të kriminalitetit. Në rastin tonë po bëjmë diçka të shëndetshme, lekët do shkojnë për konsum familjar. Po hë pra, më thuaj ku do shkojnë? Janë para të marra nga shtëpia dhe hidhen në bixhoz. Siç qe në kohën e Enverit viheshin baste te bordurat. Si të krahasosh një flotë peshkimi me ata që quajnë peshk me grep.
Arjan Çani: Fshehurazi e kuptova.
Edi Rama: Nuk diskutohet kjo. Kjo është për luftën me krimin e organizuar. Do të mbyllet një kanal ricklimi i parave të krimit të organizuar.
Arjan Çani: Ata do të investojnë gjetkë.
Edi Rama: Kjo është luftë, nga beteja në betejë. Por ama bëhet edhe më i sofistikuar. SMS-të e tua janë të orkestruara nga bosët e kumarit nga burgu madje. Ne kemi prova. Iu thuhet punonjësve çoni këtë sms. Ata që punojnë, ka një shqetësim. Ka lokale që janë kthyer në pika bastesh, do i kthejnë në biznese të tjera, është ekonomi tregu. Ky është treg që u zgjerua nga krimi i organizuar dhe do të kalojë në një formë të re. Nuk është e lehtë, do të ketë dhimbjen e vetë por do të jetë e shëndetshme, do të çlirojë familjet dhe prindërit. Pyeti zonjat, duhen pyetur gratë. Ndaj luajnë mendsh burrat në këtë vend se nuk pyesin gratë, ja shih mua sa mirë jam.Kush do të përfitojë nga njerëzit e mi? Do hapet hotel? Kazinotë elektronike do të mbyllen dhe bastoret. Me ligjin e miratuar më parë nuk do të ketë më kazino veçse në zona turistike.
Në një pyetje nga Arjan çani, si SMS e një qytetari, Rama thotë se kulmi i llumit të krimit të organizuar ndodhet te aktiviteti i basteve.
“Jo vetëm Braçe, por edhe grave deputete. Janë të orkestruara se tek bastet janë llumi i krimit të organizuar.”-tha Rama. Sot, ka avulluar llumi i kumarit në 3 vite?
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguiar pas deklaratës së Ministrisë Bullgare e cila me anë të një deklarate ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme n&...
Edi Rama TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme i cilësoi si të papranueshme, të pahijshme dhe absolutisht antibullgare d...
Ilir Meta TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar për regjistrim në Gjykatë ndryshimin e emrit në Partia e...
Edi Rama TIRANË- Bastet sportive po rikthehen sërish me nismë të vetë kryeministrit Edi Rama që e konsideronte ‘haram&r...
Momenti ne video TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e shikon si monopolizim të familjes së kryeministrit Edi Rama nis...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Ilir Meta mohoi deklaratën e ministrit të Punëve tëe Brendshme, Bledi çuçi i cili e akuzo...
Yuri Kim dhe Gledis Nano TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas bërjes publike nga ministri Bledi Çuçi p&e...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti një "kokë turku" ish-drejtorin e Përgjithsh&...
Gjergj Ruli TIRANË- Ish-atleti dhe trajneri i atletikës Gjergj Ruli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë m&eum...