LIVE UPDATES
Politike

I akuzuar si drejtues i një organizatë kriminale/ Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj

Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë shkresën ku bëhet me dije nisja e verifikimeve për Marinajn.

4 Korrik 2024, 14:04 Nga I.A
I akuzuar si drejtues i një organizatë kriminale/ Prokuroria e
Tonin Marinaj

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj. Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë shkresën ku bëhet me dije nisja e verifikimeve për Marinajn.

Shkresa drejtuar KQZ-së:

Pesëmbëdhjetë (15) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në zbatim të nenit 7, pika 1 shkronja “a” të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, me kërkesën e datës 28.06.2024, të përcjellë, nga Shërbimi Administrativ i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bashkëlidhur me shkresën nr.2547 prot., datë 28.06.2024, ka kërkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kryerjen e verifikimit të të dhënave të plotësuara, në Formularin e Vetëdeklarimit. nga subjekti Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Në këtë kërkesë të regjistruar, në Prokurorinë e Përgjithshme, me nr. 860 prot, më datë 28.06.2024, pretendohet se subjekti Tonin Marinaj si kandidat për kryetar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, për zgjedhjet vendore 14 Maj 2023, në kundërshtim me ligjin, në formularin e vetëdeklarimit nuk ka deklaruar të dhënat që lidhen me:

Hetimin në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011.10RGNR mod. 21, si dhe gjykimin e tij me kërkesën datë 29 mars 2016, nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Firence të Italisë, për kryerjen nga data 23.5.2010 23.7.2010 të trafikim të lëndës narkotike të llojit mariuanë.

Në referencë të nenit 5, pika 4, gërma “a” e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, formulari i vetëdeklarimit, për të zgjedhurit dhe kandidatët e organeve të qeverisjes vendore, dorëzohet dhe administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Në referencë të nenit 7, pika 1, gërma “a” e ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi i të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit, të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, kryhet sa herë që kërkohet nga 1/10 e deputetëve, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Prokurori i Përgjithshëm, për një të zgjedhur në organet e bashkisë apo të qarkut.

Në referencë të nenin 8, pikat 1 e 4, të ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe Kreun III, pika 3 shkronja “c”, dhe Kreut V. pika 4, të Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, kryerja e verifikimit të të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme kërkohet nga organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit që është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, sipas këtij ligji, në çdo rast nëse kërkohet nga një prej subjekteve që gëzojnë të drejtën e nismës për verifikimin e të dhënave, sipas nenit 7, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për më sipër, bashkëlidhur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën datë 28.06.2024, të pesëmbëdhjetë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për verifikimin e të dhënave të vetëdeklaruara, në formularin e vetëdeklarimit, nga subjekti vetëdeklarues Tonin Marinaj, aktualisht me funksionin kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

tonin marinaj


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet