LIVE UPDATES
Politike

E PARALAJMËROI RAMA/ Zyrtari i Posaçëm: Kemi shpallur non grata 27 zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe, mes tyre politikanë shqiptarë

Në listën prej 27 personash, ka dhe individë shqiptarë që dyshohet se kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin. 

21 Korrik 2022, 13:23 Nga a.b;f.g
E PARALAJMËROI RAMA/ Zyrtari i Posaçëm: Kemi shpallur non grata
SIR STUART PEACH dhe Edi Rama

TIRANË- I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Në një artikull të botuar në gazeta "Panorama", Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi PD në Kuvend se pas vendimit për non-gratan e Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.


"Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike."-thekson zyrtari britanik, ndërkohë që emrat ende nuk janë bërë publikë. 

DEKLARATA E PLOTË E SIR STUART PEACH

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrëna për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku. Unë jam një mik i rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata ndiejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re. Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

 Për këtë arsye, ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike. Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë te shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë. Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju: ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe ka çuar në ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e përkrahin. çmojnë lirinë. Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë. Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin!

sir stuart william peach edi rama sali berisha nongratat e britanise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet