23 Shkurt 2023, 22:55
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Dritan Abazoviç në lidhje me shfaqësimin e oficerëve të doganës për dhunën ndaj Petraq Milos. I ftuar në emisionin "Të Pakekspozuarit" në MCN TV, Meta e cilësoi deklaratën e Abazoviç si zhgenjyese, ndërkohë që ngjarjen e quajti të rëndë.
"Kjo që ka ndodhur është shumë zhgënjyese. Herë pas herë aty ka një lloj trafiku, por sjellje të tilla nuk kemi dëgjuar. Ajo që kemi parë është shumë e rëndë. Ai ka qenë shumë korrekt, as ka reaguar negativisht, ka qenë shumë i qetë dhe përmbajtur. Është e papranueshme. Edhe sikur të kishte ndodhur shkelje, ndalohet dhe vendoset gjobë apo bëhet veprim tjetër. Reagimi është zhgënjyer dhe është për të ardhur keq, sepse një qytetar ëhtë cënuar në mënyrë brutale dhe të papranueshme, duke qenë me familjen e tij. Qeveria e Malit të Zi duhet të kishte reaguar me kohë dhe duhet ti kishte marrë masat me kohë. Është për të ardhur keq kjo gjë që ka ndodhur,"tha Meta.
Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dije nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin–Muriçan. Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Milo ka rënë pre e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.
ilir meta petraq milo dritan abazovic
Politike
23 Shkurt 2023, 22:54
F.M
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar Ministrin e Brendshmë bledi Çuçi, që...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:53
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se përgjegjësit e për dosjet e inceneratorëve mund të gjenden shumë...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:49
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se Partia Socilaiste për të është një familje dhe...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:42
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për "vulën" e Partisë Demokratike, e cila prite...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:15
F.M
Blendi Fevziu dhe Arben AHmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nuk mund të jetë ai koka e inceneratorëv...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:14
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Arben Ahmetaj thotë se nuk ka marrë asnjë vilë nga Klodian Zoto në Gjirin e Lalëzit. I ftuar n&eum...
Politike
23 Shkurt 2023, 22:02
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj tha se marrëdhënia që ka pasur me Alda Klosin, ish-zyrtaren që ndodhet pas hekura...
Politike
23 Shkurt 2023, 21:59
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Mënyrën se si do ta largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se kj...
Politike
23 Shkurt 2023, 21:48
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se reforma në drejtësi ka marrë goditje në momenti...
Politike
23 Shkurt 2023, 21:44
F.M
Arben Ahmetaj
TIRANË- Arben Ahmetaj është pyetur nëse kryeministri Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në li...