LIVE UPDATES
Politike

"I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama europarlamentarëve!" SHBA i heq "non grata-n"? Berisha: Erdhi këtu diplomati amerikan, e çoi Blinken, donin të më dëmtonin

Berisha tha se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkonte ta dëmtonte me çdo kusht.

8 Maj 2025, 21:37 Nga M.B
"I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin "non grata" ndaj tij. I ftuar në emisioni "Opinion" Berisha tha se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkonte ta dëmtonte me çdo kusht.

Sipas Berishës, ai dërgoi në Tiranë një diplomat të njohur i cili u takua me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën duke u kërkuar atyre nxjerrjen jashtë Parlamentit të Sali Berishës.

Sa i përket udhëtimit të mundshëm në SHBA pas lajmit se administrata Trump e ka konsideruar vendim politik të qeverisë Biden sanksionimin “non grata”, Sali Berisha shprehet se nuk ka asgjë të planifikuar pasi edhe për të ky lajm ishte i papritur. Gjithashtu Berisha tha se posedon mesazhet e kryeministir Edi Rama dërguar europarlamentarëve për rezolutat.

Pjesë nga biseda në studio:

Analisti: Nëse vërtetë do të merret do të merret vendim për t’ju hequr zyrtarisht sanksionimin non grata, që sigurisht që besoj është fitore historike sepse nuk ka ndodhur që dikush që është në opozitë bëri betejë për të marrë PD-në, për të çuar në gjykatë Sekretarin amerikan të Shtetit etj., është një betejë e fortë, mirëpo do të ishte një fitore personale apo një fitore e PD? Sepse në kohën kur ju jeni sanksionuar ju nuk keni pasur funksion në PD përveç se një deputet i thjeshtë. Kjo është fitore e juaja apo është një fitore e gjithë opozitës? E dyta, a planifikoni të udhëtoni së shpejti për në SHBA?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute nga data 10 Shtator 2021 deri sot unë kam një mision jo për veten time. Nga data 19 Maj 2021 deri më 10 Shtator, Sali Berisha ka vazhduar betejën i vetëm dhe i qetë dhe i bindur se do t’ia dal. Zgjodha një praktikë. Nuk isha njeri që nuk njihja, unë informova gjithë elitën e botës, atë letër që i çova Antony Blinken atë ditë që shpalli, atë e mori gjithë elita e botës dhe mediat. Fakti që unë bëra detyrën qytetare për të përfaqësuar me dinjitet çdo qytetar shqiptar, e hodha në gjyq, kjo i nxorri jashtë çdo lloj standardi dhe u vërsulën, meqënëse nuk kishin fakte, u vërsulën të më dëmtonin me çdo kusht me vendime politike. Erdhi këtu Philip Reeker, njeri për të cilin kisha shumë respekt, kisha punuar me të kush e di sa herë për çështje të Ballkanit, dhe kërkoi që Berisha të mos futet në Parlament. Vinte nga Blinken, e çoi Blinkeni atë.

Gazetari: Kujt ja kërkoi?

Sali Berisha: Ja kërkoi Edi Ramës, Lulzim Bashës. Lulzim Basha më thotë mua. Unë i them, thuaji tani atij z.Reeker asnjë komb nuk ka bërë për lirinë tonë sa ka bërë kombi amerikan, këtë s’e kanë bërë kurrë për të bërë listën e deputetëve se ajo është atribut ekskluziv i qytetarëve shqiptarë dhe nuk mund të ndodhë se ajo është të marrësh sovranitetin e një vendi. Këtu nuk pajtohemi. Këtu nisi e gjitha. E kisha për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim. Se ky njeri me Edi Ramën që donin të fshinin historinë 32-vjeçare të një vendi që kishte patur nga momentet më kulmore me SHBA, këta kërkonin që të diktojnë dhe kush duhet të jetë në Parlament dhe kush nuk duhet të jetë dhe kush duhet të jetë kryetar opozite dhe kush nuk duhet të jetë. Beteja ime nuk ishte kurrë më personale, ishte një betejë që vendi im duhet të kishte një opozitë të pakontrolluar.

Analisti: Kur keni planifikuar të udhëtoni në Amerikë?

Sali Berisha: Mbrëmë e mora lajmin, nuk kisha asnjë plan. Dy ishin linjat që u ndoqën. Njëra ishte bllokimi i vizës, tjetra ishte izolimi. Dhe me izolimin kanë dështuar, ai që e mendoi, Edi Rama. I kam këtu mesazhet që i dërgonte Rama europarlamentarëve për rezolutat, të turpshme. U çonte mesazhe që mos votoni ato rezoluta. Dhe kujt? Të qendrës së djathtë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet