LIVE UPDATES
Politike

Sulmi me grushta ndaj Berishës/ Këlliçi: Uroj që pas incidentit të mos jesh ti Rama dhe levat e tu

Belindi tha se kësaj çështjeje do i shkojnë deri në fund dhe do merren masa. 

6 Dhjetor 2022, 12:50 Nga a.l
Sulmi me grushta ndaj Berishës/ Këlliçi: Uroj që pas
Këlliçi

TIRANË- Kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi reagoi pas incidentit të ndodhur në protestën e opozitës, ku kreu i opozitës Sali Berisha u sulmua me grusht, duke thënë se pas kësaj ngjarjeje fshihet vetë kreu i qeverisë Edi Rama. Ai shtoi se kësaj çështjeje do i shkojnë deri në fund dhe do merren masa. 

"Uroj që prapa incidentit të sotëm, të mos jesh ti. Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh përpara të gjithë shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh ti, dhe as ndonjë nga levat e tua, apo nga bastardët që ke, qoftë në bashkinë e Tiranës, apo në ndonjë institucion qendror. Për këtë që ka ndodhur sot, do t’i shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti. Ky është momënti për të folur për të gjithë këta europianë që kanë ardhur sot. Për ta ditur të gjithë, sikundër paraadhësit tanë, demokratët, qytetarët, rinia e Tiranës, rinia e Shqipërisë me në krye prof. dr. Sali Berishën në 90-tën rrëzuam diktaturën më të egër në Europë. Sikundër ia dolëm të rrëzonim sistemin më të egër monist në vitin ’90, atë fund të garantojmë edhe ty Edi Rama", tha Këlliçi.  

FJALIMI I POLTË: 

Përshëndetje të gjithëve! Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë europianët që janë në samit me Edi Ramën, Rama ik! Rama ik! Këta janë shqiptarët e vërtetë! Rama ik!

Isha pregatitur sot për të majtur fjalën më pozitive që mund të kem mbajtur ndonjëherë në ndonjë protestë, në ndonjë aktivitet, por dua ta nis vetëm me një fjalë të drejtëpërdrejtë për Edi Ramën.

Uroj që prapa incidentit të sotëm, të mos jesh ti. Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh përpara të gjithë shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh ti, dhe as ndonjë nga levat e tua, apo nga bastardët që ke, qoftë në bashkinë e Tiranës, apo në ndonjë institucion qendror. Për këtë që ka ndodhur sot, do t’i shkojmë deri në fund, por nuk është ky momenti.

Ky është momënti për të folur për të gjithë këta europianë që kanë ardhur sot. Për ta ditur të gjithë, sikundër paraadhësit tanë, demokratët, qytetarët, rinia e Tiranës, rinia e Shqipërisë me në krye prof. dr. Sali Berishën në 90-tën rrëzuam diktaturën më të egër në Europë. Sikundër ia dolëm të rrëzonim sistemin më të egër monist në vitin ’90, atë fund të garantojmë edhe ty Edi Rama.

Sot miqtë tanë europianë janë të mirëpritur në Tiranë, ne traditën tonë e respektojmë dhe miqtë i mirëpresim, por jam i bindur që europianët sot nuk kanë ardhur për qeverinë , por kanë ardhur kanë ardhur për ju, për të mësuar të vërtetën për të parë standartet dhe liritë tona, të cilat nuk janë europiane, por çdo ditë e më shumë që kalon bëhen lindore, për shkak se kemi një autokrat, një satrap lindor në krye të qeverisë sonë.

Sot Edi Rama ka mbuluar me turp, veten e tij, PS dhe këdo që vijon ta mbështesë. Unë sot si një njeri jam në betejë për standartet e BE, dhe jam krenar që jam pjesë e PD dhe këtij koalicioni opozitar që ka rrëzuar diktaturën në ’90 dhe që sot lufton me akte dhe jo me propagandë për t’u integruar në BE.

Luftën për votën e lirë e bëni ju e bën PD, e bën opozita. Luftën për minimumin jetik e bëni ju, e bën PD. Rrugën për të rritur pagat, pensionet, dhe për të garantuar një mirëqënie në shqipëri, sot e bën rinia e vendit, e bëni ju që keni mbushur këtë shesh plot e  përplot, edhe pse ndodhemi në kushtet e një shtetrrethimi.

Para se të niste kjo protestë sot kam takur me qindra e qindra qytetarë që kanë parkuar makinat e tyre me kilometra larg dhe kanë ecur me kilometra në këmbë për të ardhur dhe për t’u derdhur këtu në shesh, për t’i treguar BE dhe KE se kjo është Shqipëria e vërtetë, ju jeni Shqipëria e vërtetë dhe jemi në që do ta çojmë Shqipërinë në Europë. Unë nuk dua të zgjatem shumë se ka shumë folës që do të ngjiten për të folur të vërtetat e shqiptarëve. Të vërtetat e rinisë që çdo ditë që kalon largohet nga Shqipëria. Nëse ne do të kishim minimumin e standarteve europiane në këtë vend, sot nuk do të iknin me dhjetëra autouzë nga kryeqyteti për t’u larguar në azil. Sot ne jemi kthyer në një vend që prodhon fëmijë për eksport. Sot brezi i tretë po jeton vetëm, sepse femijët i ka në emigrim. Unë kam vendosur të luftoj këtu, të luftoj bashkë me ju, të lutoj me familjen time, të qendroj me familjen time, dhe të qendroj me ju deri në fund sa ta mposhtim Edi Ramën. Rroftë PD, rroftë opozita e bashkuar, rrofshi ju dhe së bashku do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Fitore! Dhe mos harroni, Rama ik!

Kryedemokrati Sali Berisha është qëlluar me grusht. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot. Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard. Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 bleind këlliçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet