LIVE UPDATES
Politike

Sulmi ndaj Kurtit me mjete piroteknike gjatë takimit elektoral, Lëvizja Vetëvendosje: Përpjekje për ta pamundësuar tubimin, vazhdojmë cep më cep në vend

Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti - kryeministër i Kosovës, i cili synon edhe një mandat në këtë pozitë – si dhe janë dëgjuar duke bërtitur “Thaçi, Thaçi”, referencë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që tradicionalisht ka qenë në krye të garës në këtë komunë.

27 Janar 2025, 20:56 Nga M.B

 

Sulmi ndaj Kurtit me mjete piroteknike gjatë takimit elektoral,
Albin Kurti

KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, është pritur me protestë të hënën në Komunën e Skenderajt, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Disa qytetarë kanë protestuar para vendit ku ishte planifikuar të deklarohej Albin Kurti - kryeministër i Kosovës, i cili synon edhe një mandat në këtë pozitë – si dhe janë dëgjuar duke bërtitur “Thaçi, Thaçi”, referencë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që tradicionalisht ka qenë në krye të garës në këtë komunë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PDK-ja pati siguruar 70.9 për qind të votave në këtë komunë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje 20 për qind. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë në aksionin e protestuesve, të cilët kanë përdorur edhe mjete piroteknike. Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka të arrestuar për këtë incident. Përmes faqes zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka dështuar “përpjekja për ta pamundësuar tubimin në qytetin e Skenderajt”.

“Vazhdojmë cep më cep vendit”, është thënë në postim.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ka dënuar këtë pritje në Skenderaj, ndërsa protestuesit i ka përshkruar si “qyqarë”.

“Harroni që na ndalni. Po thyejmë bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Anëtarë të shoqërisë civile e kanë kritikuar Çekun për gjuhën e përdorur. Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë ditë më parë se subjektet politike e kanë rritur përdorimin e gjuhës nxitëse apo të urrejtjes në javën e dytë të fushatës zgjedhore. Në një konferencë për media, Violeta Haxholli nga kjo organizatë ka thënë se 20 për qind e fushatës, e cila ka nisur më 11 janar, ka përmbajtur gjuhë të tillë deri tani.

Sipas DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes në 25 për qind të aktiviteteve të saj zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës në 20 për qind, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA në 18 për qind, dhe Partia Demokratike e Kosovës në 11 për qind. Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008./ REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet