LIVE UPDATES
Politike

"Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij"/ Berisha: Po të ishin investuar në Gjirokastër, do ishte transformuar rrethi

Lideri i opozitës gjithashtu premtoi lehtësime të ndjeshme fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së. Po ashtu Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndarje të pasurive me një rreth të ngushtë. 

24 Prill 2025, 21:34 Nga DOSJA
"Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij"/
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastër prezantoi programin ekonomik të PD, të cilin e cilësoi të thjeshtë e me dy objektiva. Sipas tij kthimin e parave qytetarëve dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët. Lideri i opozitës gjithashtu premtoi lehtësime të ndjeshme fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së. Po ashtu Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndarje të pasurive me një rreth të ngushtë. 

"Miqtë e mi, ky program është shumë i thjeshtë. Ka dy objektiva. Së pari kthimin e parave atyre që ua merr.
Së dyti, një mundësi për çdo shqiptar. Një mundësi të re për çdo shqiptar. Përndryshe udhëtimi ynë drejt madhështisë që meritojmë është i vështirë. Garantoj cdo biznes të vogël se tavani i TVSH-së do kalojë në 180 mijë euro. Se tavani për tatim fitimin do kalojë në 180 euro. Se hapësira publike do pjesëtohet me 5. Se bashkia nuk do mund vendosë kurrë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros.

Se energjia do blihet me 6 lekë dhe jo 18 si sot. Se fatura e ujit do përgjysmohet. Se banka do financojë me kredi të buta të mbuluara nga qeveria investimet në biznesin e vogël. Miqtë e mi, biznesi i vogël është gjenerator punësimi, por ne nuk injorojmë kurrë biznesin e mesëm dhe të madh. Ndaj dhe kemi vendosur të kemi barrën fiskale më të ulët në Europë. Taksa 10 përqind mbi tatim fitimin. TVSH-ja bie në 15 përqind. Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit mbi të ardhurat personale, rrogat mbi minimale rriten automatikisht 13 përqind.

Përveç kësaj, jam për t’u zotuar këtu para jush se rritja e rrogave e pensioneve është një nga qëllimet më madhore gjersa ne të dalim përsëri në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Ne ishim, do dalim përsëri. Asnjë vend nuk ka pasuritë e Shqipërisë. Ato duhet t’i gëzojnë qytetarët shqiptarë. Këto pasuri duhet të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Cili është dallimi i këtij programi me aktualin? Edhe tani, buxheti, u mburr, i rrahu gjoksin Edi Rama, 8 miliardë. 8 miliardë të marra të gjitha nga taksat tuaja. Edhe tani pasuritë ja ku janë. Po çfarë ndodh me to? I ndan një grup i vogël njerëzish, i ndajnë qeveritarët.

Mund të rrish net të tëra t’i rikujtosh, por çdo ditë, çdo orë del një skandal. E morët vesh ju, Tërmeti, 60 milionë euro drejtorëve të vet. 5D e Tiranës. A e dini mor miq çfarë janë 60 milionë euro? U garantoj se po të ishin investuar 60 milionë euro në Gjirokastër, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? Po Tërmeti natyrisht i ndan me Kumbaron, i ndan me Edi Ramën," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj