LIVE UPDATES
Politike

Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania

Mësohet se shteti shqiptar dhe ai britanik kanë shkëmbyer, gjatë muajve të fundit, informacione përmes kanaleve shtetërore joformale (të padukshme), lidhur me mundësitë dhe variantet e zbatimit të këtij projekti.

24 Prill 2025, 20:53 Nga E. D
Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë
foto ilustruese

TIRANË- Më 15 maj pritet të mbërrijë në Tiranë kryeministri britanik Keir Starmer. Qëndrimi i tij do të zgjasë 48 orë, ndërsa ai pritet të çojë përpara një agjendë deri tani të fshehtë të qeverisë së tij, e cila lidhet me ngritjen e një tjetër qendre për azilkërkues emigrantësh në Shqipëri njësoj si ajo e italianëve në Gjadër.

Një burim i kualifikuar dhe me lidhje pranë “Home Office” në Londër informoi ekskluzivisht Hashtag.al mbi këtë zhvillim:

“Më 16 maj në Tiranë do të mbërrijnë disa liderë të BE-së për samitin që do të mbahet në kryeqytet. Por vizita e zotit Starmer do të ndodhë 24 orë më herët, më 15 maj. Kryeministri i vendit tuaj do të përpiqet ta paraqesë këtë vizitë si historike, ndonëse zoti Starmer ka një qëllim të vetëm: ndërtimin e një tjetër qendre për azilkërkues, me qëllim zhvendosjen e emigrantëve (kryesisht nga Lindja e Mesme) nga Britania në Shqipëri,” – tha burimi i kualifikuar.

Mësohet se shteti shqiptar dhe ai britanik kanë shkëmbyer, gjatë muajve të fundit, informacione përmes kanaleve shtetërore joformale (të padukshme), lidhur me mundësitë dhe variantet e zbatimit të këtij projekti.

Aktualisht, Shqipëria ka ndërtuar një kamp të tillë për transferimin e emigrantëve nga Italia, në zonën e Gjadrit.

Por ky projekt mori jetë vetëm pas një incidenti të mëparshëm me qeverinë britanike.

Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë

“Nëse ju kujtohet, Shqipërinë e vizitoi në korrik të vitit 2021 ish-ministrja britanike Priti Patel. Asokohe, Shqipëria ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje dhe qeveria shqiptare kërkoi nga pala britanike që ky projekt i fshehtë të mos dekonspirohej dhe të mbetej konfidencial deri në momentin e fundit. Kishte edhe grupe pune që u morën me detajet. Por dikush nga qeveria e mëparshme britanike nxori këto informacione në media dhe qeveria shqiptare u tërhoq,” – tregoi i njëjti burim.

Mësohet gjithashtu se kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni në shtator të vitit 2024, ku – ndër të tjera – ai e ka pyetur posaçërisht homologen italiane për teknikat dhe mënyrat që ajo sugjeronte për të bindur Edi Ramën mbi këtë projekt.

I pyetur nga Hashtag.al se çfarë do të përfitonte në këmbim kryeministri i Shqipërisë nëse do ta bënte këtë koncesion ndaj britanikëve – duke qenë se Britania nuk është as pjesë e BE-së – burimi u shpreh:

“Ka dy lloj përfitimesh: privilegje, në rastin më të mirë, ose thjesht kohë, kur ke halle. Druaj se bëhet fjalë për variantin e dytë. Kryeministri shqiptar ndoshta po përpiqet të fitojë kohë, dhe mjeti shtrëngues mund të jetë presioni britanik përmes Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka dosje të gatshme dhe tepër të rënda për gjeneralët kryesorë të Ramës dhe për të vetë,” – tha burimi, i cili shtoi: “Mos u habisni nëse, në një moment të dytë dhe për të njëjtën arsye – për të fituar kohë nga halli – kryeministri juaj projekton edhe ndërtimin e kampeve për palestinezët.” / Hashtag.al

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet