LIVE UPDATES
Politike

"U porosit nga Kremlini"/ Sulmi në veri, Berisha: Ishte fillimi i kryengritjes së armatosur të organizuar nga Beogradi

Berisha tha se ky sulm shënon fillimin e skenarit të njoftuar publikisht nga Kremlini për hapjen e një konflikti të ri, krahas atij të Ukrainës, në Ballkan për interesa të mirëfillta të Rusisë.

25 Shtator 2023, 12:17 Nga A.B
"U porosit nga Kremlini"/ Sulmi në veri, Berisha: Ishte fillimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës. Në një dalje për mediat, kryedemokrati tha se ky sulm shënon fillimin e skenarit të njoftuar publikisht nga Kremlini për hapjen e një konflikti të ri, krahas atij të Ukrainës, në Ballkan për interesa të mirëfillta të Rusisë.

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS: 

Berisha: Sulmi i djeshëm terrorist në manastirin e Banjskës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon. Për PD, dje rajoni ynë përjetoi ngjarjen më të rëndë në fushën e sigurisë, që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës. Fillimin në ora 3 mëngjesit në Zveçan të kryengritjes së armatosur të organizuar nga Beogradi i serbëve në veri të Kosovës.

Kjo kryengritje, siç do ta quante sulmin terrorist vetë Aleksandër Vuçiç, shënonte fillimin e skenarit të njoftuar publikisht nga Kremlini për hapjen e një konflikti të ri, krahas atij të Ukrainës, në Ballkan për interesa të mirëfillta të rusomadhisë dhe serbomadhisë.

Ky skenar u përgatit me kujdes në rrafshin politik dhe ushtarak nga Beogradi, në funksion të radikalizmit të gjendjes dhe përgatitjes së kryengritjes së armatosur, është tërhequr pa asnjë shkak ligjor, nga serbomadhi Vuçiç, i tërë kontingjenti i serbëve nga ët gjitha institucionet e Kosovës.
Krahas këtij akti destabilizues, Beogradi ndërmori prej disa muajsh futjen në Kosovë të forcave të veta speciale, mercenarëve rusë të Ëagner, kriminelëve dhe vrasësve ordinerë, me të cilët Aleksandër Vuçiç ndan pushtetin.
Përveç këtyre, Beogradi futi në Kosovë armatime të shumta, duke i depozituar ato edhe në Kisha, në përpjekje djallëzore për t’i dhënë konfliktit që do shpërthente, nuanca fetare.
Të gjitha këto akte të rënda ndaj sovranitetit të Kosovës janë denoncuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet e Kosovës, mediat dhe autoritetet ndërkombëtare si kryetarja e Komisionit të Jashtëm në parlamentin britanik, e nderuara Alicia Kearns, etj.

Kryengritja e armatosur e organizuar nga Beogradi, filloi dje në Zveçan në territorin e manastirit të Banjskës nga një grup terroristësh prej 30 vetësh, i përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, mercenarë rusë dhe kriminelë lokalë të armatosur gjer në dhëmbë, i cili në ora 3 të mëngjesit sulmoi me të tëra mjetet njësitë e policisë së Kosovës dhe vrau në detyrë, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë.
Kryengritja që kishte për synim vënien në kontroll të territorit të veriut të Kosovës, shënonte edhe fillimin në rajon të konfliktit të porositur dhe shumëpritur nga Kremlini.
Por policia e Kosovës, me guxim dhe profesionalizëm të lartë, pas shumë orësh luftimesh të ashpra, në të cilat u vranë disa anëtarë të grupit të armatosur terrorist, arriti të shtypë kryengritjen dhe të vendosë nën kontroll të plotë manastirin dhe të gjithë territorin e vendit.
Para këtyre zhvillimeve dramatike, serbomadhi Vuçiç me heshtjen e tij të plotë prej 19 orësh, pohoi qartësisht se ishte organizator i kryengritjes së armatosur në Kosovë.
Ai foli vetëm pasi kryengritja u shtyp në Kosovë dhe humbi çdo shpresë për suksesin e saj.
Ai, pas 19 orësh, deklaroi se ishte një kryengritje e serbëve të Kosovës kundër Albin Kurtit, duke faktuar se qëndronte prapa saj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet