LIVE UPDATES
Politike

I përmendet tarifa e përmbarimit, Bardhi sqaron: Isha ministër teknik, nuk kisha kompetenca të bëja politika, ju e miratuat

Sqarimi i Bardhit vjen në një kohë kur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko po jep përgjigje për pyetjet e deputetëve pas raportit vjetor të prezantuar në Kuvend.

18 Korrik 2024, 19:55 Nga M.B
I përmendet tarifa e përmbarimit, Bardhi sqaron: Isha ministër
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamenta të Partisë Demokratike u ka sqaruar socialistëve, pasi iu përmend disa herë, rolin e tij si ministër teknik dhe lidhjen me miratimin e tarifës për për përmbaruesit. Bardhi veç renditjes së hapave tha se si ministër teknik ku ka patur as kompetencën për të caktuar tarifa dhe as për të bërë politika. Sqarimi i Bardhit vjen në një kohë kur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko po jep përgjigje për pyetjet e deputetëve pas raportit vjetor të prezantuar në Kuvend.

"Kam një replikë me një zonjë që më përmendi kur s'isha. Së pari zonjë kur ke guximin të përmendësh ministrin teknik, përmendi dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë. Po është e vërtetë që unë kam nëshkruar së bashku me ministrin e financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria por e ngatërroi me çështjen pa patur lidhje me çështjen dhe bëhet fjalë pë tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit. Kishte një luftë të hapur mes shoqatës së bankave dhe dhomave të përmbarimit, luftë që është zhvendosur apo zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, drejtuar nga zoti Xhafaj.

Shoqatat e Bankave pretendonin se çshtja e tarifave nuk do të duhej të ndahje në dy faza, pra ajo që tha Guvernatori, parapagim dhe tarifë suksesi. Dhoma e përmbarimit privat kishte propozuar me mbështetjen e ministrisë së drejtësisë së kohës që tarifa e përmbarimit të ndahej në dy faza parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si mazhorancë, jo opozita, i dhatë të drejtë dhomës së përmbaruesve privatë dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza në parapagim, se këtë e cakton ligji, por e shmangu zoti guvernator, një pjesë e tarifës parapaguhej, ishte detyrim i vendosur nga ligji, votuar nga ju, jo nga ne dhe një pjesë e tarisës si "suksesi" dhe ngarkonte ministrinë e drejtësisë dhe ministrinë e financave që brenda një muaji, që i binte shkurti i vitit 2017 të miratonin udhëzimin bazuar mbi ligjin e ri.

Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin (ndërhyn Felaj) do më lejosh vetëm një moment të lutem se ma përmende dhe ti....Të dy paraardhësit e mi kishin depozituar në ministritë përkatëse draftin për bashkëfirmosje. Drejtuesi i shoqatës së bankave që ishte drejtuesi i kabinetit të ministrit të finacave të kohës, në një lobim te ministri i finacave, shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumenti që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju që tarifa nuk duhej të ndahej në dy faza. Në momentin që u ndryshua ministri i financave, ministria e finacave ktheu përgjigje për për draftin që kishin miratuar të dy paraardhësit e mi. Unë nuk kisha as kompetencë të caktoja tarifa, as të bëja politika se isha ministër teknik", tha Bardhi.

seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion