LIVE UPDATES
Politike

Sulmi rus, zmbasadorja e SHBA në OKB: Partnerë me Shqipërinë në mbrojtje të Ukrainës. Do të vazhdojmë ta izolojmë Moskën

Linda Thomas-Greenfield tha se mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës.

8 Nëntor 2022, 22:34 Nga k.m.
Sulmi rus, zmbasadorja e SHBA në OKB: Partnerë me Shqipërinë
Linda Thomas-Greenfield

TIRANË- Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield foli dhe për luftën në Ukrainë, vijat e kuqe të vendosura ndaj Rusisë, që po përballet me sanksione të forta nga NATO. Në intervistën në studion e “Opinion”, Linda Thomas-Greenfield tha se mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Megjithatë deri sa lufta të përfundojë, Thomas- Greenfield tha se SHBA do të vazhdojë ta dënojë Rusinë. 

“Do të vazhdojmë ta izolojmë Rusinë. Dhe kur të mos mundemi në skenën e Këshillit të Sigurimit, do ta çojmë në Asamblenë e Përgjithshme, siç e kemi bërë dy herë dhe ata kanë humbur”, shtoi ajo.

PJESË NGA INTERVISTA:

Blendi Fevziu: Sigurisht, të jemi pak më të hapur. Dakord, bashkëpunojmë, jemi miq të ngushtë, por Amerika është Amerikë. Shqipëria si vend i vogël mund të ndihmojë me disa gjëra, por vërtet, keni nevojë për ndihmën tonë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota…

Blendi Fevziu: Me të vërtetë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota në Këshillin e Sigurimit dhe çdo votë ka rëndësi. Dhe vota e Shqipërisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës. Dhe kur jemi në Asamblenë e Përgjithshme, secila votë është e barabartë. Pra, po, mund të jetë vend i vogël, por është një vend i vogël që mban më shumë peshë.

Blendi Fevziu: Jeni e kënaqur me ambasadorin tonë në Kombet e Bashkuara?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund të isha më e lumtur se sa jam me ambasadorin tuaj në OKB dhe me vendin tuaj në përgjithësi. Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm, një partneritet vërtet i fortë që kemi kur punojmë për çështjet, qoftë kur merremi me situatën në Ukrainë, kur merremi me sulmin e fundit nga iranianët kundër sistemit tuaj kibernetik, po punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë dhe është një partneritet që do të mbetet gjithnjë i fortë.

Blendi Fevziu: Normalisht në fund të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, do ju pyes, a ngelët të kënaqur me Shqipërinë? Sepse tani jemi në mes të mandatit. Por, po pyes Ambasadorin, çfarë do të thotë për ju të jesh bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara në OKB?

Ambasadori Hoxha: Faleminderit Blendi që e bëtë këtë pyetje sepse është shumë e lehtë për t’u shpjeguar. Të jesh bashkëpenëmbajtës praktikisht do të thotë të mbash penën, pra të shkruash variantin e parë, të propozosh ose…

Blendi Fevziu: Të shkruash me dy duar…

Ambasadori Hoxha: Ndonjëherë, në kompjuter, po. Por do të thotë të jesh në ballë të një çështjeje. Pra, bashkëpenëmbajtja për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara na bën propozuesit e parë për gjithçka që do të ose mund të ndodhë në Këshill. Dhe jemi të parët që thërrasim mbledhje. Jemi të parët që propozojmë dokumente si projekt-rezoluta. Jemi të parët të propozojmë ndonjë deklaratë të përbashkët…

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Dhe negociojmë bashkë edhe me anëtarë të tjerë. Pra, zëri i tij është po aq i fortë sa zëri im si bashkëpenëmbajtës, sepse po negociojmë me partnerët tanë për të siguruar mbështetjen e tyre për rezolutat që hartojmë.

Blendi Fevziu: Në Kombet e Bashkuara.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po.

Blendi Fevziu: A mund t’ju pyes për çështjen më të rëndësishme në botë? Tema në botë tani është lufta në Ukrainë. Normalisht, a ka ndonjë mënyrë për paqe në Ukrainë? Dhe cilat janë vijat e kuqe në këtë proces?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia, që Putin të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Kjo është një luftë e paprovokuar. Nuk kishte asnjë arsye që Presidenti Putin të fuste trupat brenda Ukrainës. Dhe kemi punuar bashkë për t’i izoluar në Këshillin e Sigurimit dhe për t’i izoluar në Asamblenë e Përgjithshme. Janë dënuar me forcë nga bota për veprimet e tyre. U bëmë 143 vende bashkë për të dënuar ankesimet ose aneksimet e tentuara të tyre në Ukrainë. Dhe ata e kanë dëgjuar fort dhe qartë se nuk do ta njohim kontrollin e Rusisë mbi territorin ukrainas që kanë pushtuar.

Blendi Fevziu: Po, kjo është e sigurt. Por problemi është që Putini ka bërë të vetat territore në Ukrainë pas një referendumi të rremë dhe me një vendim të parlamentit rus. Asnjë vend në botë nuk mund ta pranojë këtë pushtim. Por tashmë ata janë nën protektoratin, protektoratin nuklear të Federatës Ruse. A ka ndonjë mundësi që ato territore t’i kthehen Ukrainës?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ukrainasit po luftojnë me çdo qelizë të trupit për të rimarrë kontrollin e territorit të vet dhe ne po i mbështesim në çdo mënyrë të mundshme që të rimarrin kontrollin e territoreve të tyre.

Blendi Fevziu: Mendoni se do të jetë luftë e gjatë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund ta parashikoj sa e gjatë do të jetë lufta. Do të mbarojë nesër nëse Rusia merr vendimin t’i tërheqë trupat që aty. Ukrainasit do të duhet të luftojnë sepse ditën që ndalojnë së luftuari, humbasin vendin e tyre.

Blendi Fevziu: Jo vetëm ata. Gjitha bota e lirë, në një këndvështrim.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një luftë. Është sulm ndaj të gjitha vlerave që përfaqësojmë. Është një sulm ndaj Kartës së OKB-së. Është një sulm ndaj sovranitetit të një vendi më të vogël, ndaj integritetit territorial të atij vendi. Dhe do të duhet të punojmë të gjithë për t’i mbrojtur. Dhe kemi qenë partnerë në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Ukrainës.

linda thomas-greenfield

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj