LIVE UPDATES
Politike

Primaret e PD, deputeti Zef Hila shpall kandidaturën për Vaun e Dejës

Deputeti i PD-së thotë se arsyeja kryesore e kandidimit është për qytetarët dhe mbështetësit e tij. 

8 Nëntor 2022, 19:31 Nga A.B
Primaret e PD, deputeti Zef Hila shpall kandidaturën për Vaun e
Zef Hila

TIRANË- Deputeti demokrat, Zef Hila, ka vendosur të garojë në primaret për Bashkinë e Vaut të Dejës. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Hila përmes një postimi të ndarë për qytetarët në rrjetin e tij social. 

Merrni në dorë fatet tuaja, të familjeve tuaja, me optimizëm e besim për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen në tokën tuaj, në traditën tuaj, në respekt të gjyshërve dhe prindërve tuaj!” shprehet Hila.

Deputeti i PD-së thotë se arsyeja kryesore e kandidimit është për qytetarët dhe mbështetësit e tij. 

DEKLARATA E PLOTE

Të dashur qytetarë të Bashkisë Vau Dejës, Demokratë dhe simpatizantë të Njësive Administrative Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Shllak dhe Temal! Të dashur bashkëqytetarët e mi, miq, kolegë, partnerë dhe bashkëpunëtorë! Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve. Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Arsyeja kryesore që kam vendosur të kandidoj jeni Ju! Jeni Ju, që me këmbënguljen tuaj me kërkuat të futem sërish në këtë garë, duke më garantuar mbështetjen në ketë betejë, që si çdo betejë tjetër, së bashku ne do ta fitojmë. Unë, përpara kërkesës dhe vullnetit tuaj, ndjej vetëm detyrim për t´iu përgjigjur pozitivisht të gjithëve ju, si përfaqësues dhe shërbyes ndaj jush, ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm. Komuniteti i Bashkisë Vau Dejës, meriton vëmendje, shërbime publike dhe përfaqësim me dinjitet, siç i ka hije kësaj zone dhe çdo banori të saj.

Të dashur miq! Kandidimi im, nuk vjen dhe nuk është një qëllim personal. Unë kam dhënë prova për kapacitetin dhe eksperiencën time, në shumë situata të vështira, për të qënë, në shërbim të komunitetit, si përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave tuaja, i çdo qytetari duke filluar nga eksperienca ime e parë si drejtues në ish-Komunën Barbullush, më pas në ish-Komunën Bushat dhe në Bashkinë Vau Dejës. Dua të theksoj se Ju të gjithë, përpara dy vitesh, me dhatë besimin dhe votën tuaj, për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Besimin tuaj e kam transmetuar duke bëre më të mirën e duke ju përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë denjësisht, duke qenë zëri i shqetësimeve dhe i problemeve tuaja, deri tek çështje me interes rajonal dhe kombëtar, të cilat m’i keni paraqitur me sinqeritet e me shqetësim në të gjitha takimet e bisedat që kemi zhvilluar së bashku gjatë gjithë kohës. 

Aksidentet nga historia politike ne i kemi përjetuar me dhimbje të madhe. Ju me shumë se unë, por edhe unë njësoj apo ndonjëherë edhe më shumë se sa ju. Dua të them me bindje se ne të gjithë bashkë kaluam një periudhe të vështirë.

Por kjo na bëri më të fortë, më të afërt me njeri-tjetrin, na mbajti fort bashkë kauza politike, ndjenja se njerëzit e punës nuk humbasin kurrë, sado i rëndë të ketë qenë aksidenti politik. Ne nuk u ndamë nga njeri-tjetri, ne nuk vajtuam për pushtetin që lamë, por ne të gjithë jemi të dëshpëruar nga ajo që po shikojmë që ndodh sot.

Ne jemi të dëshpëruar çdo dite, e në sytë e secilit prej nesh, zhbëhet ajo që ne të gjithë kishim ndërtuar, për një jete më të mirë, për shërbime më të mira e dinjitoze në çdo lagje, fshat të bashkisë.

Miqtë e mi, Ju me njihni mirë, sepse së bashku kemi ndërtuar gjithçka. Gjithë puna dhe kontributi ynë i përbashkët për të përmirësuar e ndërtuar shërbime e infrastrukturë në Bashkinë Vau Dejës, më motivon të jemi së bashku, t’ju shërbej e t’ju përfaqësoj përsëri për ta rikthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve. Unë jam këtu me ju, me besim të plotë, bashkë me ju, me misionin tonë të përbashkët të Partisë Demokratike, për t’iu kthyer vlerat secilit nga ju, për t’iu kthyer identitetin e cënuar, për t’iu shërbyer dhe bashkëpunuar, që bashkia jonë, të mos jetë në hije, por t’i japim zë, figurë, ta bëjmë të paraqitet dinjitoze  e më konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar duke përmirësuar performancën në shërbim të qytetarëve. Kjo zonë, ky komunitet meritojnë më shumë rrugë, shkolla, shërbime, investime e mbështetje në bujqësi, agroturizëm, më shumë përkrahje sociale, më shumë zhvillim e të ardhme të sigurt për të gjithë! Mundësia dhe potenciali është këtu, dhe miqtë e partnerët tanë, kanë qenë dhe janë këtu, me ne, në mbështetjen tonë, dhe janë edhe ata një frymëzim dhe shtysë për mua që mora këtë vendim të rëndësishëm.

Unë jam këtu për t’ju garantuar që do t’ia dalim të ndërtojmë së bashku një bashki institucionale, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, ku asnjeri nuk do ta ndjejë veten pas. Te gjithë do të trajtohen dhe shërbehen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo është ndërgjegja jonë qytetare, ky është integriteti ynë, dhe këto do të jenë parimet e programit dhe të qeverisjes tonë.

Te dashur miq, Primaret janë një mundësi, një kulturë politike dhe institucionale dhe unë kam vendosur t’i nënshtrohem këtij procesi, ta respektoj ketë standard si i barabartë për të gjithë. Partia Demokratike në Vau Dejës ka një histori të sajën suksesi dhe të qëndrueshme. Ajo është e gjallë dhe e fortë, ajo nuk tërhiqet në misionin e saj, për të çuar shërbimet publike afër çdo qytetari, në çdo lagje dhe fshat sado i vogël apo i largët qoftë ai.  Bashkia e Vau Dejës-it është e të gjithëve, dhe ne do të punojmë për të gjithë, në mënyrë të hapur dhe me transparencë. Ky është programi i Partisë Demokratike, këto jemi ne, kështu të hapur për të gjithë do ta mbajmë bashkinë dhe nesër. Së fundmi, duke përfituar nga ky rast, dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve anëtarë, simpatizantë, mbështetës, të ndjeheni të lirshëm në shprehjen e mendimit, dhe në zgjedhjen dhe votimin e tuaj në primare. Zgjedhja juaj do t´ju rikthej dinjitetin e munguar, do t´ju rikthej shërbimet e cunguara, do t´ju rikthejë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin në vendimmarrjen për lagjen tuaj, fshatin tuaj, njësinë tuaj, bashkinë tuaj, për të mirën e familjes tuaj! Merrni në dorë fatet tuaja, të familjeve tuaja, me optimizëm e besim për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen në tokën tuaj, në traditën tuaj, në respekt të gjyshërve dhe prindërve tuaj! Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen tuaj!

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

primaret ne pd zef hila

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet