Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Berisha, tha se pas largimit të Canit, nënshkrimi është refuzuar edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas lëshimit të 15 urdhërarresteve nga SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, është shprehur se nënshkrimi i kontratës koncesionare është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani.
Gjithashtu Berisha, tha se pas largimit të Canit, nënshkrimi është refuzuar edhe nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ai thekson se edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk e ka firmosur vendimin, por sipas tijn e ka bërë kryeministri Edi Rama.
FJALA E BERISHËS:
Veprimet, firmat e Erion Veliajt janë në themel të vjedhjes së shekullit, se ai personalisht me firmën e tij, në një akt mashtrimi të rëndë zyrtar, mori atributet e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.
Pra, nëse ju lexoni akuzën për mashtrim në përputhje me nenin respektiv, mashtrimi më i madh në dosjen e djegësit, është mashtrimi i Erion Veliajt, i cili shprehet në emër të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës, se studimi i fizibilitetit, kërkesat e tij, pagesa është plotësisht e përballueshme nga qeveritë vendore, pagesa prej 90 milionë eurosh. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe asnjë kryetar bashkie tjetër, nuk ka tagër ligjor, të drejtë ligjor të miratojë një fond as 10 mijë euro pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
Pra, rrëmbeu për pasurimin e tij, të gjitha pushtetet e bashkive të qarkut të Tiranës dhe kjo është me firmë.
Këtë akt, Erion Veliaj e ka kryer pasi i është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani, dhe pas largimit të Shkëlqim Canit, i është refuzuar pesë herë me radhë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në fund, kur Erion Veliaj është zotuar se kjo pagesë do bëhej nga qeveria vendore, natyrisht ministri Ahmetaj nuk kishte të bënte më me buxhetin e shtetit, por ishte në përputhje me ligjin, kompetencë e qeverisë vendore.
Nuk jam dakord me Ahmetajn, Ahmetaj duhej të denonconte menjëherë në prokurori, aktin penal të rëndë të Erion Veliajt.
Erion Veliaj ka përgjegjësi të plotë dhe është kryesor në skandalin apo krimin e dhënies së bonusit prej tetë pikësh.
Arben Ahmetaj, i cili ka pasur vetëm një përfaqësues në KVO, është akuzuar se ka ushtruar presion për bonusin në KVO.
Erion Veliaj ka pasur dy përfaqësues, ai dhe jo vetëm ai, kanë ushtruar presion të madh mbi anëtarët, mbi kokat e turkut, punonjësit e bashkisë, që të firmosin në KVO, ndonëse atyre u njohu meritën se kanë deklaruar që kjo nuk mund të bëhet me financimin e bashkisë. Që kanë kërkuar që çështja t’i kalojë për kompetencë Këshillit Bashkiak.
Por presioni ka qenë i rëndë mbi ta. Tani, meqë jemi këtu, ndaluni për një moment.
Në rastin e klubit Partizani, kryetari i bashkisë, Edi Rama firmos me vulë dhe firmë, ndryshimin e destinacionit. Dhe ai nuk thirret njëherë të vetme në prokurori për t’u pyetur, në një kohë kur këta kanë bërë një propozim, arrestohen. Pra, Rama që bën ndryshimin e destinacionit, amnistohet paçka se shkel në mënyrë flagrante ligjin, kursë këta fakirët që propozojnë, nuk janë këta që vendosin, këta bëhen kurbanë për të shpëtuar Veliajn dhe jo vetëm Veliajn.
Së fundmi, lidhur me rolin direkt të Erion Veliajt në procedurën e djegësit të Tiranës, provon qartë edhe korrespondenca zyrtare mes ministrit Koka dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Siç do ju bëjmë me dije sot, Edi Rama së bashku me Engjëll Agaçin, me vendimin numër 855, datë 7 dhjetor, kanë miratuar dhënien e bonusit 8 përqind ndaj kompanisë Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte dhe do krijohej 9 muaj më vonë.
Po në lidhje me këtë çështje, do sjell para jush një shkresë dërguar ministrit Lefter Koka me datën 15 nëntor 2016 nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shprehet se: nisur nga interpretimi literal i kësaj dispozite si dhe nga analiza në tërësi e nenit 25 të ligjit 125/213 që trajton propozimet e pakërkuara, konstatojmë se në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit.
E kuptoni pra si u investua Edi Rama me Agaçin dhe Metanin në vjedhjen e shekullit për xhepat e tyre, për diçka që nuk ua kërkonte ligji.
Dhe këta këtu, bënë propozimin, janë brenda këta se propozuan, kurse këta që vendosën në kundërshtim me ligjin, këta vazhdojnë të mbrojtur në mënyrën më kriminale pa asnjë lloj akuze, të pamarrë në hetim.
Edhe njëherë, në 110 faqe, apo sa ka dosja e fundit, emri i Erion Veliajt nuk përmendet asnjëherë.
Nuk guxojnë të përmendin asnjëherë, ose ua kanë mbyllur gojën me qindra e mijëra euro, zyrtarëve të shitur të sistemit të drejtësisë.
Pika 7 e këtij neni, vazhdon Manjanin, përcakton se Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për vlerësimin e pranueshmërisë për mbajtjen dhe trajtimin e propozimeve të pakërkuara, pa individualizuar.
Por manjaku i individualizimeve për të mbushur xhepat e tij, Edi Rama, njëlloj si në rastin e Bolinos, që firmosi për të plaçkitur 5 mijë metër katrorë të lënë për shkollë, i individualizon gjërat në mënyrë që të mos e diskutojë më kush pronësinë për sipërmarrjen.
Manjani i thotë se nuk mund të miratohet me personalizim. Kjo është katastrofë, ti e merr përsipër, e bën ndërmarrjen tënde pastaj.
Me datën 25 nëntor, dëgjojeni pak se këtu del Veliaj, me datën 25 nëntor 2016, Lefter Koka i përgjigjet Yll Manjanit, duke i thënë në fund të shkresës: Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, ju bëj me dije se mbetem në pritje të një komunikimi sa më të shpejtë nga ana juaj, duke qenë se për Bashkinë e Tiranës, projekti është një prej përparësive kryesore të saj.
Nuk besoj se Lefter Koka fliste në emër të sekretares së Erion Veliajt, por ai fliste në emër të Veliajt, e sigurt se vetëm në emër të atij mund të fliste ministri.
Me datë 5 dhjetor 2016, me shkresën numër 5474/15, ministri Koka ia përcjell kërkesën për miratim pa ndryshuar asgjë, sekretarit të përgjithshëm të mafies së Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, edhe pse Ministria e Drejtësisë e kishte cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për miratimin e bonusit për kompaninë Integrated Energy.
Me urgjencë, me datën 7 dhjetor, Këshilli i Ministrave i Edi Ramës, i cili firmosi një VKM, i paralajmëruar nga zonja Ermonela Felaj se kompania nuk ekzistonte. Firmosi një VKM në një kohë kur ishte informuar nga ministri Manjani se nuk mund të personalizohej bonusi për një kompani, nuk ishte tagër i Këshillit të Ministrave.
E kuptoni ju? Krim i dyfishtë.
Madje Lefteri nuk e ka firmosur vetë vendimin, shikoni dhelparakun. E ka firmosur kryeministri Edi Rama, duhej detyrimisht ta firmoste ministri, është me Kushtetutë, nuk duhej ta firmoste zëvendësministri.
Nuk mungon edhe firma e Don Agaçios, dhuratëmadhit, që është truri i vërtetë i plehrave.
Plehrat janë flori, kjo ishte motoja me të cilën erdhi ai në Këshillin e Ministrave.
Pra, sot unë kisha këto, në seancat tjera do ju njohim me dokumente të tjera.
Po e mbyll me vetëm kaq, aq sa mund të fusësh një minare apo një mal në thes, mund të mbulosh hajdutët Erion Veliaj dhe Edi Rama në aferën e shekullit, në vjedhjen e shekullit të djegësit të Tiranës.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu është përgjigjur deklaratën e bërë nga i ngarkuari me Punë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se me 15 urdhër-arrestet e Prokurorisë s&e...
pamje nga kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës për shkak t&eum...
jurgis çyrbja TIRANË- Sot po zhvillohet mbledhja online e Komisionit të Ligjeve, ku incidenti kësaj here ndodhi nga pjesëmarr&eu...
David Wisner TIRANË-I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikanë, David Wisner ka deklaruar se SHBA mbështet fuqimisht punën e S...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër me socialistët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.&...
Edi Rama TIRANË- Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka nisur me kritika. Kur kryeministri Edi Rama mbërriti n&...
Kuvendi TIRANË- Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi...
David Winser SHBA- I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner thekson rëndësinë e mbës...
Sali Berisha FIER- Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Fier me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të ...