LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës/ Tabaku: Vendimi i sotëm një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e firmosën! Pas 11 Majit, PD do u ofrojë drejtësi qytetarëve

Ajo përmendi disa emra të zyrtarëve e politikanëve socialistë që sipas saj duhet të vihen para përgjegjësisë dhe drejtësisë për këtë çështje. 

16 Prill 2025, 15:34 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ Tabaku: Vendimi i sotëm një thërrime
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. Tabaku shprehet në deklaratën e saj nga selia blu se ky vendin është një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e kanë ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar projektin e Inceneratorit. 

Ajo përmendi disa emra të zyrtarëve e politikanëve socialistë që sipas saj duhet të vihen para përgjegjësisë dhe drejtësisë për këtë çështje. 

"Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.", shprehet ndër të tjera deputetja.

Ajo u shpreh më tej pas 11 majit PD do të ofrojë drejtësi mbi këtë çështje, për të gjithë ato që sot vazhdojnë e paguajnë taksat në inceneratorin, që sot sipas saj dergjet në landfillin e Sharrës.

DEKLARATA E PLOTË

Vendimi gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës, është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë, kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, por ndërkohë vazhdon dhe paguan dhe sot e kësaj dite çdo ditë 88 mijë euro.

Përgjegjësit e inceneratorit të Tiranës, ashtu siç e ka faktuar dhe PD, nëpërmjet komisionit hetimor të inceneratorëve, nisi nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka firmosur të gjitha dosjet, por njëkohësisht edhe vendimet për inceneratorin e Tiranës.

Engjëll Agaçi, personi përgjegjës i cili ka krijuar të gjithë infrastrukturën ligjore, për të mbështetur inceneratorin e Tiranës.

Erion Veliaj, i cili është i pari që nën dëshmi ka shkelur ligjin duke firmosur një kontratë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke angazhuar 130 mln euro nga qytetarët e Tiranës.

Arben Ahmetaj, i cili rezistoi, por më pas pranoi për ti dhënë dakordësinë kësaj kontrate. Damian Gjiknuri për mos ndërprerje të kontratës dhe përgjegjës kryesor për zbatimin e saj. Belinda Balluku e cila kishte përgjegjësinë për Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pagesat e përditshme të inceneratorit. Lefter Koka, njëkohësisht si iniciatori i ofertës së pa kërkuar.

Një sërë zyrtarësh të nivelit të dytë, rreth 60 të tillë të përfshirë në vendimin për inceneratorin e Tiranës. Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.

Gjatë komisionit hetimor ne i hapëm dyert publikut për të bërë transparencë dhe qytetarët panë se, inceneratori përveç të gjithë këtyre pagesave që vazhdojnë e bëhen deri më sot, 100 mln euro kanë arritur deri ditën e sotme.

Përveç shkeljes së ligjit, përveç korrupsionit, përveç përfshirjes politike, ai nuk ekziston.

Dhe sot ndërkohë që po flasim, plehrat e Tiranës dergjen në landfillin e Sharrës, duke prodhuar jo vetëm ndotje për qytetarët, por duke prodhuar dhe aferën më të madhe, korruptive.

Sot në Sharrë është instalacioni më i madh i korrupsionit, por ndërkohë nga ana tjetër është edhe instalacioni i përfshirjes së politikës, me mafian e mbetjeve.

Partia Demokratike nuk do të reshtë jo vetëm së denoncuari këtë aferë, ashtu siç kemi bërë. Rreth 12 padi sot janë dorëzuar në SPAK për inceneratorin e Tiranës, mijëra faqe dokumente të cilat provojnë përfshirjen e politikës, krimit të organizuar, mbështetjen politike që i është dhënë këtij projekti, dhe njëkohësisht edhe përfshirjen e të gjithë zyrtarëve, së pari të nivelit të parë politik, nga kryeministri dhe ministrat, deri te kryetari i bashkisë dhe së dyti të gjithë zyrtarëve të nivelit të dytë.

Menjëherë pas 11 majit, Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të plotë në të gjitha kontratat publike duke nisur me inceneratorin e Tiranës, duke reformuar jo vetëm sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por të gjithë sistemin me të cilin sot, bashkia e Tiranës së pari dhe të gjitha bashkitë e tjera, në mënyrë kriminale mbledhin taksat e rritura të qytetarëve për pastrimin dhe i çojnë ato tek inceneratori që nuk ekziston.

Kjo çështje do të ketë drejtësi, një ditë do të ketë drejtësi dhe këtë drejtësi do të ua ofrojmë ne qytetarëve, për të gjithë ato që sot vazhdojnë e paguajnë taksat në inceneratorin e korrupsionit, që sot dergjet në landfillin e Sharrës.

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës.  Lefter Koka është dënuar sot me 3 vite dënim me burg, nga të cilat do të vuaj 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.  GJKKO ka vendosur 3 vite burg për Bledar Karolin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun, me gjykim të shkurtuar u mbetet vetëm 2 vite burg. Për 4 personat e mësipërm duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë. Fatjon Murati është dënuar me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite burg.  Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku janë dënuar me 2 vite burg dhe 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, burgu i konvertohet në shërbim prove dhe punë në të mirë publike. Ndërkohë që Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm. 

jorida tabaku pd inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj