LIVE UPDATES
Politike

“Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në!"/ Reportazhi i rrjetit "Arte": Rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë! Të gjitha fijet i lëviz kryeministri

Në reportazh është përfshirë një kast i gjerë folësish nga Shqipëria dhe Brukseli teksa thuhet se vendi ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit, por që nga rënia e komunizmit, luftohet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

16 Prill 2025, 14:07 Nga M.B
“Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i
Edi Rama

TIRANA- Rrjeti mediatik franko-gjerman "Arte", ka publikuar reportazhin, referuar vendit tonë, me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në”. Në reportazh është përfshirë një kast i gjerë folësish nga Shqipëria dhe Brukseli teksa thuhet se vendi ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit, por që nga rënia e komunizmit, luftohet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gazetarja Aleksandra Bogdani bën konstatimin se “ne po bëhemi gjithmonë e më shumë si një mini-Rusi” dhe ky mbetet një lajtmotiv i dokumentarit. Gjithashtu në reportazh thuhet se edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg, ndërsa shtohet se prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.

Ky i fundit, po në këtë reportazh thotë se natyrisht në Shqipëri ka korrupsion, por vendi ka sot më shumë mënyra për të luftuar fenomenin më shumë transparencë, për më shumë garanci. Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Sali Berisha, (nën masën "arrest shtëpie" kur u xhirua reportazhi) thotë se u burgos  pa asnjë akuzë penale dhe se Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës.

Disa pjesë të shkëputura nga reportazhi:

Pjesë nga reportazhi: Për BE-në, ky vend ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit. Por që nga rënia e komunizmit, Shqipëria lufton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg. Prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.

Berisha: Që prej 31 dhjetorit 2023, unë jam një i burgosur politik në shtëpinë time. Unë jam burgosur pa asnjë akuzë penale. Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës. Për katër vite kanë kërkuar dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Zero. Ky është një puç kundër parlamentit, nëse keni prova, paraqitini në parlament dhe unë do të bashkëpunoj. Nuk ka rëndësi se çfarë veprimi. Por pa asnjë provë, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe këtë gjë unë si ish-president nuk e pranoj.

Rama: A ka Shqipëria probleme me korrupsionin? Natyrisht. Nuk ka asnjë dyshim. Por a ka Shqipëria sot më shumë mënyra për të luftuar korrupsionin, për më shumë transparencë, për më shumë garanci kundër korrupsionit? Sigurisht. Përndryshe nuk do të flisnim sot për sistemin e drejtësisë dhe rezultatet e tij. Dhe nuk do flisnim për njerëz që kanë pasur pushtet, madje edhe në qeverinë time, por që sot janë pas hekurave. Kjo është hera e parë në historinë tonë.

Pjesë nga reportazhi: Mbi të gjitha, janë rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë. Në dhjetor të vitit 2023, lideri i opozitës, Sali Berisha u arrestua, ndërsa lirimi i tij u festua nga mbështetësti e tij. Më 21 tetor 2024 u arrestua në mënyrë brutale duke u nxjerrë nga makina një tjetër ish-president dhe drejtues i opozitës, Ilir Meta. Të dyja e kritikojnë ashpër kryeministrin Edi Ramën prej vitesh.

Berisha: Tre drejtuesit e tre partive kryesore të opozitës ose janë në arrest, ose janë nën akuzë. Kjo për shkak se kjo mënyra që ka zgjedhur Edi Rama për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në burg ka një zonë më të madhe për të ecur. Këtu kam të paktën pak hapësirë për të ecur dhe unë eci për të mbajtur trupin në formë. Shihni pak këto kulla? Çfarë janë këto? Të gjitha janë memoriale të drogës dhe korrupsionit. Një gazetare e guximshme ka zbuluar se nga 4 miliardë euro të investuara, vetëm 800 milionë vijnë nga sistemi bankar. 3.2 miliardë vijnë nga bota e nëndheshme. Edi Rama kërkon të kontrollojë të gjithë opozitën me çdo mjet. Që vendi të ketë një opozitë false. Prandaj ne duhet të luftojmë. Vendin ka nevojë për opozitën, nëse nuk e pëlqen ai apo jo, vendi ka nevojë për një zë që flet kundër kësaj diktature të bandave.

 

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet