16 Prill 2025, 14:38
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e FRPD në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe Chris LaCivita, tha se Edi Rama është i vetmi kryeministër në historinë e Evropës, së cilit i kanë anuluar darkën zyrtare. Lideri i opozitës u shpreh më tej se në Shqipëri ka dy Europa, njëra që censurohet dhe tjetra që manipulohet dhe deformohet nga Rama. Sipas tij pas anulimit të darkës Rama kishte mbledhur grupet kriminale shqiptare nëpër Europë, dhe pas anulimit të darkës me qindra mesazhe kërcënimi shkuan drejt drejtuesve të KE-së.
"Lidhur me pyetjen tuaj për Europën. Në Shqipëri ka dy Europa. Një Europë që censurohet, dhe tjetra që manipulohet dhe deformohet. E vërteta është, Europa që censurohet në Shqipëri këtë javë ka folur për Shqipërinë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë në 32 vite, dhe ndofta më fuqishëm se për çdo vend tjetër në 32 vite. Kjo Europë, në Këshillin e Europës, në një kohë krejtësisht të pazakontë mbajti 2 seanca me dy grupet kryesore parlamentare, në të cilat ajo u informua dhe debatoi për narkoshtetin në Shqipëri, për Edi Ramën, si një armik të pluralizmit, që arreston kundërshtarët e tij politik, që burgos kundërshtarët e tij politik, dhe që shndërron zgjedhjet në farsë elektorale.
Kjo Europë, nga mediat e mëdha dhe të kontrolluara nga qeveria u censurua plotësisht. Por, e vërteta është që kjo Europë, që ta dini ju, në vizitën e tij në KE, drejtuesit e këtij institucioni do të më informonin se ata Edi Ramës ia anuluan darkën zyrtare të planifikuar për nder të tij. Akt që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e atij institucioni. Darkën ia anuluan dhe ia anuluan për shkak të keqsjelljeve të tij, për shkak se aty ai nuk e përmbajti veten dhe demonstroi se cili ishte. Por, nuk është e tëra kjo. Pas anulimit të darkës, duket se ky kishte mbledhur grupet kriminale shqiptare nëpër Europë, dhe pas anulimit të darkës me qindra mesazhe kërcënimi shkuan drejt drejtuesve të KE-së. Kjo është Europa që u censurua, por jo vetëm kaq.
Në qoftë se, kjo ndodhi ditën e hënë. Ditën e martë ndodhi një ngjarje tjetër madhore për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të Parlamentit Europian. Seanca në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë, që është komisioni qendror i PE-së, ishte një seancë ku merrnin pjesë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. Dhe në këtë seancë kushtuar, të jemi realistë, në tërësi zgjedhjeve në Shqipëri, ç’ka edhe kjo tepër-tepër e pazakontë. Sepse, normalisht, në këtë fushatë nuk ndërmerren aktivitete të tilla. Në këtë seancë, që përsëri ëstë Europa e censuruar, por ju siguroj se, ai komision, është komisioni vendimarrës më i rëndësishëm parlamentar i BE-së. U paraqitën qoftë nga ekspertë, qoftë nga anëtarë të komisionit situata dramatike e Shqipërisë.
u paraqit me vërtetësi, Edi Rama një lloj narkoditatori që respekton parlamentin, nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese, nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve. U paraqitën me vërtetësi të madhe, qendrimi i tij ndaj pluralizmit dhe kundërshtarëve politikë. Pra, i dashur, vërtetë ka patur ndonjë deklaratë tek tuk, të cilat edhe ato i ka manipuluar Edi Rama. Sepse, në qoftë se marim deklaratën e fundit të të dy komisionereve, që të dy e bënë të qartë se nuk mund të ketë integrim pa reforma të thella, të cilat Edi Rama kurrë nuk i bën. Edi Rama bën fasadë. Mirëpo, fasada e Edi Ramës mori fund ditën e hënë dhe ditën e mërkurë në dy institucionet themelore të demokracisë europiane dhe të BE-së, dhe të politikës europiane.
Duhet të përpiqemi që ta kalojmë censurën. Edhe kjo. Unë e thashë në KE. Akti i mbylljes së Tik Tok, është akti i Habitullahut të Kabulit. Sqarova dhe një gjë. Mos e merrni për të thjeshtë, se i ati i tij në vitin 1988, në 10 gusht firmosi varjen në litar të një poeti disident, guximtar, vetëm pse shkroi vargje për fjalën e lirë, shkroi vargje për frymën e Helsinkit. Kurse ky, tani var në litar Tik Tokun, sepse të rinjtë e përdorin shumë dhe e kritikojnë, e tallin, ose e qortojnë. Ndaj dhe, është bërë një punë e madhe. Nuk i tejkalon dot kurrë me banalitetet e tij Edi Rama, por ishte bërë famëzi. Mund të them për ta mbyll, ai ishte tashmë i vetmi kryeministër në historinë e Europës që i kishin anuluar darkën zyrtare, sikur të përfaqësonte Enver Hoxhën apo Gadafin", tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Prill 2025, 14:37
TIRANË- Kryestrategu i fushatës së PD-së, Chris LaCivita gjatë një takimi me të rinjtë dhe kredemokratin Sali Ber...
Politike
16 Prill 2025, 14:36
Chris Lacivita
TIRANË- Kryestrategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Politike
16 Prill 2025, 14:07
M.B
Edi Rama
TIRANA- Rrjeti mediatik franko-gjerman "Arte", ka publikuar reportazhin, referuar vendit tonë, me titull “Drogë, dollarë...
Politike
16 Prill 2025, 14:22
E. D
Andi Mustafaj
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas një video-montazhi të shpërndarë në rrjet sociale nga kryeministri Ed...
Politike
16 Prill 2025, 14:17
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë, së bashku me kryestrategun e fushat&...
Politike
16 Prill 2025, 14:13
E. D
Chris LaCivita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë zhvilluar ...
Politike
16 Prill 2025, 14:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike Sali Berisha dhe kryestrategu i fushatës së PD, z.Chris LaCivita, kanë zhvill...
Politike
16 Prill 2025, 14:02
I.A
Inceneratori i Tiranës
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për incenerato...
Politike
16 Prill 2025, 13:55
I.A
Lefter Koka
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin...
Politike
16 Prill 2025, 13:52
M.L
Florian Sulejmani
BERAT- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar ...