Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këlliçi tha se SPAK ka hequr nga dosja, dokumente të rëndësishme prove që i janë dorëzuar nga PD-ja.
TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi paraqiti disa fakte të tjera sot lidhur me hetimin e cunguar që ka ndërmarrë Struktura e Posaçme Antikorrupsion për inceneratorin të Tiranës. Këlliçi tha se SPAK ka hequr nga dosja, dokumente të rëndësishme prove që i janë dorëzuar nga PD-ja.

"Dua të ndalem tek një pikë shumë të rëndësishme, tek mosfunksionimi i njësisë së zbatimit të projektit, pikërisht për faktin se tashmë në bashkinë e Tiranës, është publik shqetësimi dhe mes gjithë punonjësve të administratës se kushdo që firmos për këtë aferë duhet të bëjë burgun për Erion Veliaj.
Ndaj dhe ka një arsye se pse për dy vite, askush nga bashkia e Tiranës nuk merr përsipër të firmosë në emër të Veliajt për të bërë burgun për të.
Kështu që nëse njësia e zbatimit të projektit do të duhet të funksionojë, dhe me të drejtë administratori shtetëror, Arjan Baçi i bën thirrje Erion Veliaj të çojë anëtarët, dhe zv/kryeministrja Balluku i bën thirrje të çojë dy anëtarët, le të shkojë Erion Velaij si anëtar i njësisë së zbatimit të projektit dhe të firmosë e të bëjë ai burgun me dinjitet dhe jo punonjësit e tij.
Për t'u ndalur tek një pikë shumë e rëndësishme, tek fakti që ne kemi një javë që denoncojmë që, në materialin e depozituar javën e shkuar për urdhër-arrestet e 15 personave, janë hequr dokumente dhe prova.
Unë do të sjell sërish para jush një marrëveshje bashkëpunimi që e kam bërë publike nga selia e PD, në datën 1 nëntor të këtij viti, e kam depozituar po atë ditë në SPAK si provë shtesë dhe nuk figuron askund.
Mund të jetë marrëveshje unikale në botë, ku marrëveshja firmoset nga ‘Intergrate Energy BV’, firmoset nga policia bashkiake, Ermal Kapllani, drejtori i saj, i cili nuk figuron askund në dosje, firmoset nga Taulant Tusha si drejtor i punëve publike, dhe nga inspektorati shtetëror i mjedisor i ujërave dhe mjedisit në Tiranë.
Këto institucione që duhet të bëjnë monitorimin e landfillit të Sharrës, këto që duhet të rakordojnë me njësinë e zbatimit të projektit, a janë kapur afatet, a po punohet siç duhet, a po ecën procesi i ndërtimit, a kemi ndërtim pa leje, siç u faktua dje, që janë mbushur liqenet me plehra.
Këto nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi, ku këto institucione të shtetit vihen në dispozicion të inceneratorit. Ku është e shkruar në kontratë në marrëveshje se Tusha, Kapllani dhe drejtori i mjedisit, për ti dhënë informacion dhe për të mbikëqyrur punën, që puna të ecë në rregull për inceneratorin për inceneratorin.
Pyetja që kam shtruar unë është cili është tagri i veçantë apo special i Taulant Tushës në këtë rast, që ka firmosur këtë marrëveshje. Përveç faktit që ka patur një dakordësi që burgun për shefin duhet ta bënte Taulanti.
Kjo marrëveshje flet për atë që përmendi doktor Berisha, për biznesin e dherave që deri tani i ka sjellë 50 mln dollarë të ardhura këtij grupi kriminal, me një zë që nuk ka qenë fare i parashikuar në kontratën koncensionare.
Ja ku e keni këtë dokument, ftoj mediat, ftoj këdo të gjejë një rresht të vetëm në 109 faqe ku nuk përmendet fare Erion Veliaj, të përmendet ky dokument. E kam depozituar në datën 1 nëntor në SPAK. "
pamje nga protesta TIRANË- Ditën e sotme, këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar përpara bashkis&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me kërkesën e SPAK për ashpërsimin e mas&e...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka trajtuar çështjen e inceneratorit të Tiranës në konferencë...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë n&e...
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj gazetarëve se Qeveria shqiptare nuk ka për të ndërhyr&eu...
lefter koka,sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme iu është përgjigjur akuzave të i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha po flet në konferencën e sotme lidhur me çështjen...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me veton që ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku ka fol...
monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka postuar një video në ...