13 Dhjetor 2023, 14:09
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitjeje në arrest. Ai tha se cilido të jetë vendimi i parlamentit, do e zbatojë, por shtoi se opozita do ti përgjigjet qeverisë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
DEKLARATA E BERISHËS:
Së pari, nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, kanë kërkuar në mënyrën më të turpshme, përligjen e aktit të tyre antikushtetues. Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Ramës. Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh.
Cfarë thotë ky dallim?! Ky dallim, për të marrë një shprehje hua të një bashkëpunëtori, është përpjekja për të legalizuar ndërtimin pa leje, kurse në gjuhën e juristëve është përpjekja për të legjitimuar të paligjshmen, aktin e tyre antikushtetues.
Ndaj dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë dëshmuar se ata janë një. Kjo është shprehja më tipike e partisë-shtet, ku prokuroria, gjykatësi, parlamenti, kryeministri të gjithë janë një në dorë të kryeministrit.
U porositën për atë rrugë, nuk u eci, se natyrisht nuk mund të bija në gabime të rënda dhe t’i vija vetes shkeljen e Kushtetutës, atë nuk mund ta bëja. Jam ish-president, ish-kryeministër, kam zbatuar ligjet gjithë jetën time.
Tani po përligjin atë akt antikushtetues që kanë ndërmarrë. Duke thënë këtë, natyrisht unë jam personi që në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin e abrogimit të çdo mbrojtje për deputetët para drejtësisë. Unë kam kërkuar që deputetët të jenë të njëjtë me qytetarët e tjerë.
Në këtë kontekst, cilido të jetë vendimi i parlamentit, unë do e zbatoj. Edhe nesër po ta kishin sjellë atë propozim të vitit 2012, përsëri do e votoja, nuk jam i penduar për këtë.
Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës. Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit.
Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë. Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij."
"Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj"
Berisha: Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avoketërit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohesh. Nuk kam marrë akoma vendimin e avoketerëve se si do veproj ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama... Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo, një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës. Është puna goditje ndaj opozitës. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj."
sali berisha
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:34
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka trajtuar çështjen e inceneratorit të Tiranës në konferencë...
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:46
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë n&e...
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:33
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj gazetarëve se Qeveria shqiptare nuk ka për të ndërhyr&eu...
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:28
r.ll
lefter koka,sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme iu është përgjigjur akuzave të i...
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:18
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha po flet në konferencën e sotme lidhur me çështjen...
Politike
13 Dhjetor 2023, 13:15
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me veton që ...
Politike
13 Dhjetor 2023, 12:59
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku ka fol...
Politike
13 Dhjetor 2023, 10:28
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka postuar një video në ...
Politike
13 Dhjetor 2023, 10:08
A.B
Bardhi dhe Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në mbledhjen e së martës së grupit parlamentar që t...
Politike
13 Dhjetor 2023, 09:11
A.B
Mitsotakis dhe Rama
GREQI- Tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Dera e Bashkimit Europian do të ...