LIVE UPDATES
Politike

Skandali që ‘dogji’ Safet Gjicin, BIRN: Institucionet fshehin ‘kokën si struci’ për zgjedhjet e reja në Kukës

Presidenca dhe Kryeministria i pasojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës për zvarritjen e shpalljes së datës për zgjedhjet e reja në Kukës, duke rrezikuar të shkelin afatet e Kodit Zgjedhor për zëvendësimin e Safet Gjicit.

12 Korrik 2023, 16:26 Nga k.m.
Skandali që ‘dogji’ Safet Gjicin, BIRN: Institucionet fshehin
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Zgjedhjet e parakohshme për zëvendësimin e kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, rrezikojnë të mos mbahen brenda afteve ligjore, pasi institucionet përgjegjëse i pasojnë fajin njëri-tjetrit për praktika shkresore. Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

Vendimi për shkarkimin e tij kishte fuqi të menjëhershme, edhe pse u botua në Fletoren Zyrtare të datës 26 qershor.

Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por Presidenti nuk ka shpallur ende një datë, edhe pse ka kaluar një muaj nga shkakimi i tij. Institucioni i Presidentit të Republikës i tha BIRN të mërkurën se ishte në pritje të njoftimit të vakancës nga Këshilli i Ministrave.

“Sapo të mbërrijë vakanca në Presidencë zyrtarisht,”- u përgjigj një zëdhënëse e Presidencës. Ajo pretendoi se nuk mjaftonte njoftimi publik dhe as ai në Fletore Zyrtare, por duhej të vihej në dijeni institucioni edhe shkresërisht. Presidenca kërkoi kohë për një përgjigje kur u pyet se në cilat dispozita ligjore bazohej kjo praktikë. Ndërkohë, Kryeministria pretendon se e ka kryer detyrën e saj me publikimin e vendimit.

“Vendimi është publikuar me kohë në Fletoren Zyrtare,”- tha zëdhënësja Manjola Hasa.

Pingpongu mes Kryeministrisë dhe Presidencës duket se lidhet me paqartësinë e mazhorancës për kandidatin për kryebashkiak të Kukësit. Dy burime nga Partia Socialiste të pavarura nga njëri- tjetri i thanë BIRN se kryeministri Edi Rama “nuk ka gjetur ende një kandidat të ri për Kukësin”, i konsideruar një bastion i demokratëve.

Neni 10 i Kodit Zgjedhor specifikon se: Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Kodi nuk specifikon mënyrën e njoftimit mes institucioneve.

Ekspertët e shohin çështjen si mangësi në integritetin institucional për aplikimin në raste të tilla të praktikave të mira administrative dhe si mungesë vullneti për zbatimin e ligjit zgjedhor. Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron zgjedhjet, thotë se data për rizgjedhjen e kryebashkiakut të Kukësit duhet të mbahen mes datës 16-30 korrik dhe se KQZ duhej të njoftonte për vakancën.

“Shkarkimi i tij ka ndodhur më 16 qershor. Në dijeninë time Gjici nuk e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin, kështu që pas datës 16 qershor do të duhej të njoftohej data e zgjedhjeve mes 16 korrikut dhe 30 korrikut,”- tha ai.

Sipas Krasniqit, procedura do të ishte ndryshe nëse do të ishte bërë me akt dorëheqje, siç njoftoi fillimisht Gjici, por në rastin e shkarkimit procedura është më e shpejtë.

“Dy aktet nuk janë sqaruar,”- shton ai -“por si rregull Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të informonte Presidentin e Republikës për situatën e krijuar me shkrim dhe t'i sugjeronte një datë për zgjedhjet brenda afateve të Kodit Zgjedhor”.

Ndërkohë, KQZ pretendon se kjo është një çështje që nuk lidhet me kompetencat këtij institucioni, por të qeverisë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i pyetur nga BIRN për përplasjen mes Kryeministrisë dhe Presidencës dhe nëse KQZ mund të luajë një rol duke njoftuar Presidencën për vakancën, tha: Kjo është një çështje tërësisht e qeverisë.

“Është në kompetencë të saj njoftimi mbi vakanca të mundshme. KQZ nuk ka asesi rol proaktiv në këtë proces,” shtoi Celibashi, duke mos dhënë komente të tjera mbi pyetjen nëse kryeministria po shkelte ligjin./BIRN

safet gjici zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë