LIVE UPDATES
Politike

Miratohet pr/ligji për administrimin e objekteve si ndërtime pa leje, Tabaku: Mbrojnë interesat private, Yzeiri: Synon zbutjen e pasojave sociale e urbane

Në Komisionin e Ekonomisë është miratuar pr/ ligji për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje.

12 Korrik 2023, 15:56 Nga DOSJA
Miratohet pr/ligji për administrimin e objekteve si ndërtime pa leje,
Komisioni i Ekonomise

TIRANE- Në Komisionin e Ekonomisë është miratuar pr/ ligji për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Edhe në këtë komision nuk kanë munguar debatet e përplasjet. Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, po hartohen ligje që mbrojnë interesa private e që madje shkruhen në zyra biznesesh. Akuzat e saj i hodhi poshtë zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elira Kokona.

“Në këtë pr/ligj kanë punuar persona të 10 institucioneve shtetërore. Ky projektligj është hartuar në godinën e Ministrisë së Financave, Drejtësisë, MIE-s, në Kryeministri, në godina publike. Janë njerëz që kanë harxhuar kohë dhe dije dhe aftësitë e tyre në dispozicion të funksionit të tyre publik”, tha Kokona.

Kokona garantoi se ky projektligj nuk mbron interesin privat, dhe nuk ka marrë për bazë interesin e askujt. “Ky debat ndodhi dhe para pak kohësh në Gjykatën Kushtetuese, ku një grup i caktuar deputetësh mbrojtën interesat e disa personave privat, pasi objektet e tyre ishin konfiskuar. Ashtu siç grupit të deputetëve, përfshirë edhe znj. Tabaku, që ishin firmëtar të asaj nisme besoj nuk i ka pëlqyer ky koment, ashtu mendoj se nuk duhen përdorur komente të tilla për të stigmatizuar persona që punojnë ndershmërisht. Nëse nuk punojnë ndershmërisht, akuza të tilla kanë vend tjetër”, shtoi Kokona.

Kokona bëri të ditur se ligji synon të plotësojë një vakuum ligjor për ato objekte që konfiskohen, pasi janë ndërtuar në tejkalim të lejes. “Ky ligj i referohet një hallke të zhvillimit të territorit, pasi janë konfiskuar nga autoritet objekte të përfunduara apo jo. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të një serie të caktuar vitesh, kur godina të tëra mbinin si kërpudha dhe mbeteshin si të tilla pa zhvillim. Për këtë arsye godinat që janë të pamundura të prishen, sepse opsioni i parë është prishja dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, duhet të përputhen edhe rregullohen në funksionin e tyre dhe pamjen, në mënyrë që peizazhi të ketë një qëllim të caktuar brenda planifikimit të territorit”, tha ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Risena Xhaja bëri të ditur se aktualisht janë 25 objekte të konfiskuara në të gjithë vendin, nga të cilat 13 objekte kanë kaluar mbi 10 % të ndërtimit, që do të thotë janë konfiskuar në total, 4 objekte janë pa leje ndërtimi, dhe 7 objekte janë me 90 % të ndërtimit pa leje.

Sipas saj, aktualisht janë vetëm 9 kërkesa për parablerje dhe fondi i mbledhur për këtë parablerja është 15 milionë euro. Objektivat konkretë që synohen të arrihen me miratimin e këtij projektligji, janë garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, përmirësimi i procedurave të planifikimit dhe të ndërtimit, krijimi i mekanizmave ligjorë për të menaxhuar në mënyrë efektive pasuritë e konfiskuara, përmirësimi i kuadrit rregullator dhe masave ndaluese për ndërtimet pa leje, zbutja e pasojave sociale dhe urbane të shkaktuara nga ndërtimet pa leje, ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, për qëllim fitimi, si dhe krijimi i një fondi financiar publik me qëllim mbështetjen e politikave kombëtare të kontrolluara të territorit.

E ndërsa Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiri bëri të ditur se pr/ligji synon rregullimin dhe zbutjen e pasojave sociale e urbane, të shkaktuara nga ndërtimet, për qëllim fitimi në kundërshtim me ligjin për të tretët që, në mirëbesim, i cenohen interesat pasurore nga konfiskimi i objekteve për qëllime fitimi të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, si dhe të komunitetit në përgjithësi.

Po ashtu, ai theksoi se pr/ligji përcakton rregullat për mirëadministrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje për qëllim fitimi, duke synuar rritjen e vlerës së tyre me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet